Forumi mbi politikat e migracionit - Business Magazine Albania

Forumi mbi politikat e migracionit


forumi-mbi-politikat-e-migracionit-businessmagFtesë për në Forumin e Politikave:

“Migracioni: Nga një sfidë europiane në një katalizator bashkëpunimi shumëpalësh.”

Rritja e vazhdueshme dhe masive e refugjatëve përtej kufijve hedh dritë mbi nevojën e rikonceptimit të konceptit të migracionit, si një fenomen ndërkufitar që kërkon veprim të aktorëve kryesorë. Për këtë qëllim, kjo politikë e forumit të parë ka për qëllim të sjellë së bashku ekspertë të fushës, hulumtues dhe opinionistë për të diskutuar mbi aspekte të ndryshme të krizës së refugjatëve, duke theksuar nevojën për një qasje holistike dhe përgjigje të kordinuar globalisht. Paneli do të reflektojë mbi mundësinë e konvertimit të çështjes së migracionit në një katalizator të bashkëpunimit të frytshëm shumëpalësh mes vendeve në rajon dhe në nivel europian.

Pjesë e panelit do të jenë:

Dimitris Skleparis, Anëtar Hulumtimi në Universitetin e Glasgow dhe Fondacionin Helenik për Politikën e Jashtme dhe Europiane (ELIAMEP).

Erka Caro, hulumtuese dhe lektore në Departamentin e Shkencave Sociale dhe të Filozofisë, Universiteti i Jyväskylä (Finlandë) dhe në Universitetin e Tiranës.

Srdjan Cvijic, analist i lartë i politikave në Institutin e Shoqërisë së Hapur së Politikës Europiane për marrëdhëniet e jashtme të BE-së dhe anëtar i Ballkanit në Grupin Këshillimor të Politikave në Europë.

Forumi do të mbahet më 16 Janar 2017, në orën 15:30, në ambjentet e Ministrisë së Punëve të Jashtme.

Ju lutem konfirmoni pjesëmarrjen tuaj në: excellence@mfa.gov.al

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #34 - Mars 2024

Për një vit të mbarë!

Viti 2024 ka nisur me sfidat dhe mundësitë e tij. Ndërsa kompanitë do të duhet të përballen me disa ndryshime ligjore dhe njëkohësisht trendet e tregjeve: si rritje çmimesh dhe rritje e kostos së fuqisë punëtore, startupet janë para mundësive dhe një klime favorizuese. Thirrje të shumta janë hapur në fushën e biznesit, kulturës dhe ideve të gjelbërta. Ndër më të rëndësishmit, programi i qeverisë për financimin e 80 startupeve në tre faza zhvillimi të tyre

Për të kuptuar rëndësinë e bizneseve të reja, veçanërisht në teknologji, mjafton të shohim që edhe sipërmarrje të konsoliduara vendase, si një grup kompanish si Balfin, kanë një vëmendje të theksuar tek startupet. Z. Samir Mane, President i këtij grupi, prej kohësh ka treguar interes, duke i mbështetur, por edhe duke investuar në një prej startupeve që pritet të sjellë revolucion në bio-inxhinieri. Vëmendja tek risia dhe inovacioni vlerësohet të jetë një nga arsyet kryesore, përse audienca jonë e zgjodhi në kompeticionin tonë të dhjetorit si Sipërmarrësi i Vitit. Në një intervistë ekskluzive, z. Mane tregon për ne copëza domethënëse nga …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0