“Fireside Chats” për të transformuar Axhendën Globale për Investime - Business Magazine Albania

“Fireside Chats” për të transformuar Axhendën Globale për Investime


fireside-chats-per-te-transformuar-axhenden-globale-per-investime-business-magNë vitet e fundit, “Corporate Venture Capital” dhe “Investitorët ëngjëj” kanë lulëzuar në nivel global. Në tremujorin e fundit të vitit 2016, fondet e kapitaleve llogariten gati 17% e totalit të kapitaleve të investuara, më shumë se dyfishi në krahasim me pesë vite më parë. Për më tepër, më shumë se 90% e investimeve në Europë tani vijnë nga kapitali i investitorëve ëngjëj dhe pritet të tejkalojnë 50 miliardë $ deri në vitin 2020.

Për të mos harruar, raportet e OECD tregojnë se mbi 96% e ekonomisë botërore është e drejtuar tani nga NVM-të, sipërmarrësit dhe startup-et. Shumë qeveri kanë filluar të kuptojnë rëndësinë e tregut të investimeve në fazat fillestare në krijimin e vendeve të reja dhe drejtësisë sociale për vendet e tyre dhe kanë filluar të zbatojnë rregulla të reja që ofrojnë stimuj taksash për investitorët engjëll, korporatat dhe startup-et.

WBAF 2017 ju fton t’i bashkoheni me 5 “Fireside Chats” dhe 15 Panele Diskutimi në takimin vjetor WBAF 2017, duke sjellë së bashku aktorët kryesorë nga tregjet e kapitalit global për të debatuar dhe për të diskutuar këto tema të rëndësishme dhe shumë më tepër, në një përpjekje për t’u lidhur më mirë në fazat e hershme të ekosistemit të tregut dhe për lehtësi për të zgjuar financat.

Programi kryesor për WBAF 2017 përfshin “5 Fireside Chats”, duke ftuar investitorë ëngjëj kryesor, korporata, sipërmarrës, startup-e dhe NVM-të në botë për të diskutuar dhe debatuar temat më të rëndësishme të industrisë, duke përfshirë:

Fireside Chat 1 :

Peter Cowley, investitor ëngjëll, Investitori ëngjëll i vitit 2015 në Angli

Ky Fireside Chat do të fokusohet në praktikat e një investitori ëngjëll i cili ka marr fonde nga një sipërmarrje e përbashkët për investimet e tij në një startup. Ne do të dëgjojmë më shumë për përvojat e tij me sipërmarrjet e korporatave dhe pritshmëritë e tyre nga investitorët engjëll dhe startup-et.

Fireside Chat 2 :

Prof Panayiotis H. Ketikidis, pjesë e “South-East European Research Centre” (SEERC), Greqi

Fireside Chat 3 :

Tom Yoritaka, Themelues dhe Manaxher Global i “Cisco Entrepreneurs in Residence, Cisco Corporate Development” në SHBA & Andrew McCartney, bashkëthemelues i “Whitespace Ventures” Angli

Fireside Chat 4 :

Dr Altay Atlı, kërkues në “Qendrën e Politikave” në Stamboll, Turqi & Rasih Ozturkmen, zëvëndës president i “Li & Fung”, Turqi

Fireside Chat 5 :

Luca Peyrano, CEO i “ELITE, London Stock Exchange Group”, Angli

Për të parë programin e plotë klikoni KËTU ndërsa për rregjistrim klikoni KËTU.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #34 - Mars 2024

Për një vit të mbarë!

Viti 2024 ka nisur me sfidat dhe mundësitë e tij. Ndërsa kompanitë do të duhet të përballen me disa ndryshime ligjore dhe njëkohësisht trendet e tregjeve: si rritje çmimesh dhe rritje e kostos së fuqisë punëtore, startupet janë para mundësive dhe një klime favorizuese. Thirrje të shumta janë hapur në fushën e biznesit, kulturës dhe ideve të gjelbërta. Ndër më të rëndësishmit, programi i qeverisë për financimin e 80 startupeve në tre faza zhvillimi të tyre

Për të kuptuar rëndësinë e bizneseve të reja, veçanërisht në teknologji, mjafton të shohim që edhe sipërmarrje të konsoliduara vendase, si një grup kompanish si Balfin, kanë një vëmendje të theksuar tek startupet. Z. Samir Mane, President i këtij grupi, prej kohësh ka treguar interes, duke i mbështetur, por edhe duke investuar në një prej startupeve që pritet të sjellë revolucion në bio-inxhinieri. Vëmendja tek risia dhe inovacioni vlerësohet të jetë një nga arsyet kryesore, përse audienca jonë e zgjodhi në kompeticionin tonë të dhjetorit si Sipërmarrësi i Vitit. Në një intervistë ekskluzive, z. Mane tregon për ne copëza domethënëse nga …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0