"Facebook for Business" - Business Magazine Albania

“Facebook for Business”


Ditën e Martë, datë 7 Mars, në orën 18:00, do të zhvillohet një workshop i hapur për të gjithë me temën “Facebook for Business” tek Innovation Hub Tirana. Me mbështetjen e këtë workshop do ta moderojë Ivica Penić.

Qëllimi kryesor i këtij “Workshop-i” është të ndihmojë të gjithë njerëzit krijues, të cilët kanë ide biznesi, të mësojnë se si mund të arrijnë shitjet e para, pa investuar shumë para ose kohë. Ne do të tregojmë mjetet që përdorim dhe të gjithë hapat që ju duhet të kaloni për t’u promovuar në mënyrë efektive në Internet.

Ivica Penić është një konsulent biznesi për më shumë se gjashtë vjet dhe me një karrierë 19-vjeçare në marketing dhe shitje, eksperienca që i japin atij njohuritë e nevojshme për të biseduar mbi shitjen në mediat sociale.

Disa nga përgjigjet që do të merrni i përkasin pyetjeve të mëposhtme:

• Si të përdorësh median sociale për të tërhequr vëmendjen dhe për të krijuar ndërveprim me klientë potencial?
• Si të krijosh besueshmëri në produktin/shërbimin tënd?
• Si të monitorosh dhe të drejtosh komunikimin tek produkti/shërbimi yt?
• Si të formulosh një mesazh shitjeje në mënyrë që të maksimizosh rezultatet?
• Cilat janë ato elementë që shkaktojnë blerje dhe cilat prej tyre të përdorësh në proçesin e shitjes.
• Cilat mjete mund të të ndihmojnë ty të rrisësh produktivitetin tënd?

Në vend të reklamimit tradicional ndaj “të gjithëve”, të cilët mund të shohin reklamën, ne përdorim metodën “pull”, në mënyrë që të gjejmë dhe tërheqim një konsumator ‘target’ të interesuar, dikë që ka nevojë, dëshiron, di të përdorë dhe është i gatshëm të paguajë atë çfarë ti ofron.

Workshopi është për:

• Themelues ose skuadra startup-esh
• Punonjës në sektorin e shitjeve dhe të marketingut

• Pronarë të bizneseve private, pavarësisht sektorit
• Të gjithë ata që duan të testojnë idenë e tyre të biznesit në treg

Nëse dëshiron të shesësh një produkt ose shërbim, është e nevojshme të përshkosh katër faza:
• Ndërgjegjësimi ndaj problemit
• Interesi për të zgjidhur problemin
• Udhëheqja – të interesuarit për të blerë zgjidhjen
• Konvertimi – Përqindja e atyre që vërtet e blejnë zgjidhjen

Sot, kur media sociale dhe telefonat celularë na lejojnë për të dhënë mesazhin në pëllëmbën e dorës së një blerësi potencial, nuk ka qënë kurrë më e rëndësishme që ne të dimë çfarë po bëjmë, sepse ne nuk jemi të vetmit që po përpiqen.

Nëse dëshiron të kesh një proçes shitjesh dhe promovimi efiçent duhet të dish 6 gjëra kryesore:
• Duhet të dish kush është konsumatori yt
• Duhet të dish ku ta gjesh atë
• Duhet të dish nevojat, zakonet dhe sjelljet e tyre
• Duhet të zgjedhësh kanalin e duhur të komunikimit
• Duhet të kesh aftësitë e duhura për të përdorur këtë kanal
• Duhet të krijosh një mesazh tërheqës

Shitjet në Internet nuk janë një punë e vështirë nëse e di se çfarë po bën, por nëse gabon në një nga këto 6 hapa, po harxhon para dhe po bezdis përdoruesit.

Në workshop do të merrni: përshkrime, shpjegime, formula dhe mjete që do t’i përdorni për të analizuar punën tuaj dhe për të krijuar një proçes të përkryer shitjeje, duke siguruar një rrjedhë konstante parash për veten tuaj, biznesin apo punën.

Ivica Penić është në Bosnjë dhe Hercegovinë si pjesë e Swiss Entrepreneurship Programme (Swiss Entrepreneurship Program).

Për t’u bërë pjesë e eventit aplikoni Këtu.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #34 - Mars 2024

Për një vit të mbarë!

Viti 2024 ka nisur me sfidat dhe mundësitë e tij. Ndërsa kompanitë do të duhet të përballen me disa ndryshime ligjore dhe njëkohësisht trendet e tregjeve: si rritje çmimesh dhe rritje e kostos së fuqisë punëtore, startupet janë para mundësive dhe një klime favorizuese. Thirrje të shumta janë hapur në fushën e biznesit, kulturës dhe ideve të gjelbërta. Ndër më të rëndësishmit, programi i qeverisë për financimin e 80 startupeve në tre faza zhvillimi të tyre

Për të kuptuar rëndësinë e bizneseve të reja, veçanërisht në teknologji, mjafton të shohim që edhe sipërmarrje të konsoliduara vendase, si një grup kompanish si Balfin, kanë një vëmendje të theksuar tek startupet. Z. Samir Mane, President i këtij grupi, prej kohësh ka treguar interes, duke i mbështetur, por edhe duke investuar në një prej startupeve që pritet të sjellë revolucion në bio-inxhinieri. Vëmendja tek risia dhe inovacioni vlerësohet të jetë një nga arsyet kryesore, përse audienca jonë e zgjodhi në kompeticionin tonë të dhjetorit si Sipërmarrësi i Vitit. Në një intervistë ekskluzive, z. Mane tregon për ne copëza domethënëse nga …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0