Ditën e premte, datë 12 Maj, ora 17:00, Inkubatori i Biznesit Korçë në bashkëpunim me #Ofiçina dhe me mbështetjen e #SwissEP organizojnë “Put your Startup in Motion”, në qytetin e Korçës.
Ftojmë çdo të ri, student, të punësuar, etj, nga mosha 25-35 vjet që ka vendosur të hapi një biznes, të bëhen pjesë e eventit.
Ndani mendimet dhe mësoni nga eksperienca e të ftuarit special Michael Bohanes.
Axhenda:
17:00 – 17:20 – Mbërritja e pjesëmarrësve.
17:20 – 17:30 – Prezantimi i Organizatës Lokale.
17:30 – 18:30 – Prezantim i konceptit të Sipërmarrjes nga Michael Bohanes.
18:30 – 19:30 – Prezantim Informues mbi programet Akseleratore, Oficinën dhe një rast Shqiptar.
Ju mirëpresim!
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.
Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.