Edicioni i tretë i "NASA Space Apps Challenge" vjen në Protik Innovation Center - Business Magazine Albania

Edicioni i tretë i “NASA Space Apps Challenge” vjen në Protik Innovation Center


Bashkohuni me ne nga data 28 deri në 30 Prill, 2017 për edicionin e tretë të “NASA Space Apps Challenge” në Tiranë.

“NASA Space Apps Challenge” është një bashkëpunim ndërkombëtar e fokusuar në eksplorimin e hapësirës që do të mbahet mbi 48 orë në shumë qytete në mbarë botën. Eventi përfshin gjetjen e zgjidhjeve inovative për probleme në fusha të ndryshme që kanë ndikim global, duke përdorur zgjidhje open source për të plotësuar nevojat globale të aplikueshme për jetën në Tokë dhe jetën në hapësirë. Pra, çfarë do të bëjmë këtë vit? E njëjta gjë që ne bëjmë çdo vit, vijmë me ide të reja që mund të ndryshojnë botën, bëjmë qejf dhe takojmë njerëz të apasionuar dhe të mahnitshëm.

Eventi do të zhvillohet në Protik Innovation Center, themeluar si një organizatë lokale jofitimprurëse dhe misioni i Protik është të shërbejë si katalizator për zhvillimin e sektorit të teknologjisë së informacionit dhe komunikimit (TIK) në Shqipëri. Misioni i tij tashmë dihet dhe vjen për t’u frymëzuar nga vlerat e integritetit, ekselencës, transparencës dhe bashkëpunimit. Protik synon të bëhet qendër ICT shqiptare: një pikë lidhje për ata që kërkojnë idetë, produktet dhe shërbimet më të fundit.

Për më shumë informacion, ju lutem vizitoni Space Apps Tirana.

Oraret e eventit

Të Premten, 28 Prill E Shtunë, 29 Prill E Dielë, 30 Prill
4:00 pm
Regjistrimi dhe Kafe e mirëseardhjes

5:00 pm
Hapja zyrtare

5:30 pm
Krijimi i ekipeve

6:00 pm
Zgjedhja e sfidave

7:00 pm
Punë në grup

9:00 am
Mëngjes&Kafe

10:00 am
Seancat me mentorët

12:00 pm
Punë në grup

2:00 pm
Dreka

3:00 pm
Punë në grup & Seanca me mentorët

6:00 pm
Socializim/ Filma / Karaoke etj.

8:00 pm
Darka

9:00 pm
Punë në grup

9:00 am
Kafe & Mëngjes

10:00 am
Punë në grup & Mbledhje me mentorët

2:00 pm Dreka

3:00 pm
Finalizimi i projektit

5:00 pm
Pitch/Votime & vendimi i jurisë/Votimi mes skuadrave/Pushim kafe/Snack

7:00 pm
Mësimet e nxjerra

Aplikimet për regjistrime janë hapur. Klikoni Këtu për t’u regjistruar.  

 

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #34 - Mars 2024

Për një vit të mbarë!

Viti 2024 ka nisur me sfidat dhe mundësitë e tij. Ndërsa kompanitë do të duhet të përballen me disa ndryshime ligjore dhe njëkohësisht trendet e tregjeve: si rritje çmimesh dhe rritje e kostos së fuqisë punëtore, startupet janë para mundësive dhe një klime favorizuese. Thirrje të shumta janë hapur në fushën e biznesit, kulturës dhe ideve të gjelbërta. Ndër më të rëndësishmit, programi i qeverisë për financimin e 80 startupeve në tre faza zhvillimi të tyre

Për të kuptuar rëndësinë e bizneseve të reja, veçanërisht në teknologji, mjafton të shohim që edhe sipërmarrje të konsoliduara vendase, si një grup kompanish si Balfin, kanë një vëmendje të theksuar tek startupet. Z. Samir Mane, President i këtij grupi, prej kohësh ka treguar interes, duke i mbështetur, por edhe duke investuar në një prej startupeve që pritet të sjellë revolucion në bio-inxhinieri. Vëmendja tek risia dhe inovacioni vlerësohet të jetë një nga arsyet kryesore, përse audienca jonë e zgjodhi në kompeticionin tonë të dhjetorit si Sipërmarrësi i Vitit. Në një intervistë ekskluzive, z. Mane tregon për ne copëza domethënëse nga …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0