Edicioni i 8-të i Infocom World Albania – “Rruga drejt Inovacionit” - Business Magazine Albania

Edicioni i 8-të i Infocom World Albania – “Rruga drejt Inovacionit”


Jemi në kohën e ndryshimeve të mëdha. Si rezultat i kësaj, ajo çfarë mund ta ketë ndihmuar një organizatë të jetë e suksesshme në të kaluarën mund të jetë shkaku i dështimit të tyre në të ardhmen. Kompanitë duhet të përshtaten dhe evoluojnë për të plotësuar nevojat gjithnjë e në ndryshim të përbërësve të saj, por shumë mund të bien dakord për një gjë: inovacioni ka të bëjë me qëndrueshmërinë! Duke qenë i qëndrueshëm, organizatat, krijojnë pozicionin e tyre në treg dhe përpiqen të udhëheqin “rrugën”. Por a mund të udhëhiqet vetëm kjo rrugë? Si mund të arrijnë dhe formësojnë inovacionin politikat, rregulloret dhe strukturat qeveritare, duke përfituar edhe vetë gjatë procesit? Këto pyetje dhe më shumë do të jenë “temat e nxehta” që folësit do të diskutojnë gjatë seancave.

Pjesa e parë – Paradigma e re e eService

Transformimi i produkteve nga fizike në shërbime është aktivizuar dhe shpejtuar nga rrjetet elektronike në fillim të viteve ’90. Që firmat të krijojnë marrëdhënie afatgjata me konsumatorët duhet të kenë përparësi të plotë të mundësive të e-shërbimeve që këto rrjete elektronike mund të ofrojnë. Parashikimi se këto firma të orientuara drejt produkteve nuk u rezistojnë thirrjes së konsumatorëve në një mjedis elektronik është vërtetuar prej kohësh nga shumë “marka të mëdha”, të cilët kanë qenë në krye të tregut për një kohë të gjatë. Gjithsesi sektori privat, nuk po e udhëheq i vetëm rritjen pozitive të eService.

Këto risi janë zbatuar çdo ditë nga qeveritë dhe institucionet publike, për të siguruar shërbimin e shpejtë dhe të sigurt publik, nëpërmjet e-platforma të shumta për qytetarët e saj. Shqipëria në vitet e fundit, është përpjekur të ndërfutet në inovacione të tilla dhe nuk ka ndërmend të ndalet … Në këtë seancë, zyrtarë të nivelit të lartë dhe përfaqësues kryesorë të tregut do të zbulojnë njohuritë e tyre në “fushën eService”.

Pjesa e dytë – Samiti i liderit: Kush po e drejton Inovacionin?

Nuk mund të dihet nëse një risi do të ketë sukses dhe ajo mund të marrë më shumë kohë sesa sipërmarrjet tradicionale apo institucionet financiare janë të gatshme të presin. Investimet e këtij lloji shpesh janë drejtuar nga misione të mëdha, nga shkuarja e njeriut në Hënë, për zgjidhjen e ndryshimeve klimatike. Kjo ka kërkuar jo vetëm financimin e hulumtimeve themelore, por gjithashtu kanë aplikuar edhe financime për kërkimet . Por, për një vend të vogël si i yni, i cili synon hapa të mëdhenj, cila mund të jetë qasja e mundur? Kush është “shoferi” dhe “kalorësi” i vërtetë në këtë rrugë? Si mund të lehtësohet sektori privat nga qeveria, e cila gjithashtu duhet të sigurojë që arsimi, shëndetësia dhe transporti të përfitojnë nga investimet e shtetit në këtë inovacion? Drejtuesit e zgjedhur, akademikët dhe përfaqësuesit e shtetit, do të ulen së bashku dhe do të diskutojnë rreth temës, duke ofruar “ushqim për të menduarit” për këdo që do të marrë pjesë.

Pjesa e tretë – Biznes (jo) si zakonisht …

Nëse marrëdhënia midis sektorit privat dhe publik në sigurimin e rrugës së drejtë për risi është vënë në një debat konstruktiv, çfarë mund të thuhet në lidhje me qasjen që organizatat kanë ndaj klientëve të tyre? Për të mbetur inovativë, kompanitë duhet të zhvillojnë produkte dhe procese të reja dhe duhet ta bëjnë këtë sa më shpejt të jetë e mundur.

Inovacioni dhe aftësia e saj për të krijuar përparësi konkurruese për firmat janë në thelb të këtij eventi. Kjo është arsyeja pse, çdo vit, ky forum ka kushtuar platforma të ndryshme për të lejuar kompanitë e zgjedhura, të paraqesin risitë e tyre më të reja dhe të tregojnë mënyrën se si ata kanë për qëllim ta “injektojnë” rrugën e tyre në treg. Nga B2B në B2C, në këtë seancë, folësit dukshëm do të prezantojnë vizionin e tyre, propozimet & arritjet, duke paraqitur një gamë të plotë të “know-how (të dish sesi)”, për të siguruar që një nga drejtuesit më të fuqishëm të inovacionit, konsumatori, nuk është lënë i pakënaqur dhe pa u vënë re.

Për t’u bërë pjesë e këtij eventi mund të aplikoni Këtu.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #34 - Mars 2024

Për një vit të mbarë!

Viti 2024 ka nisur me sfidat dhe mundësitë e tij. Ndërsa kompanitë do të duhet të përballen me disa ndryshime ligjore dhe njëkohësisht trendet e tregjeve: si rritje çmimesh dhe rritje e kostos së fuqisë punëtore, startupet janë para mundësive dhe një klime favorizuese. Thirrje të shumta janë hapur në fushën e biznesit, kulturës dhe ideve të gjelbërta. Ndër më të rëndësishmit, programi i qeverisë për financimin e 80 startupeve në tre faza zhvillimi të tyre

Për të kuptuar rëndësinë e bizneseve të reja, veçanërisht në teknologji, mjafton të shohim që edhe sipërmarrje të konsoliduara vendase, si një grup kompanish si Balfin, kanë një vëmendje të theksuar tek startupet. Z. Samir Mane, President i këtij grupi, prej kohësh ka treguar interes, duke i mbështetur, por edhe duke investuar në një prej startupeve që pritet të sjellë revolucion në bio-inxhinieri. Vëmendja tek risia dhe inovacioni vlerësohet të jetë një nga arsyet kryesore, përse audienca jonë e zgjodhi në kompeticionin tonë të dhjetorit si Sipërmarrësi i Vitit. Në një intervistë ekskluzive, z. Mane tregon për ne copëza domethënëse nga …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0