Digital Transformation TALK with Michael Kogeler - Business Magazine Albania

Digital Transformation TALK with Michael Kogeler


digital-transformation-talk-michael-kogeler-business-magNjë mundësi e rrallë inspirimi dhe motivimi për të mos u humbur nga inovatorët, studentët, sipërmarrësit e rinj dhe entuziastët e teknologjisë do të jetë takimi “Digital Transformation TALK” që do të mbahet më datë 6 Dhjetor në Qendrën PROTIK.

Z. Michael Kogeler, Menaxher i Përgjithshëm për 15 Shtete të Europës Qendrore dhe Lindore pranë Microsoft vjen në Shqipëri në kuadër të konferencës “Education Digital Transformation” organizuar nga Microsoft. Kogeler ka një eksperiencë 24 vjeçare në lidership dhe menaxhim të përgjithshëm në nivel ekzekutivi dhe bordi drejtues.

Ai është një folës motivues dhe të gjithë do të kenë mundësinë që përveç diskutimeve rreth teknologjisë dhe projekteve inovative, të drejtojnë pyetje rreth trendeve globale, transformimit dixhital, sipërmarrjes etj

Bëhuni pjesë e këtij takimi për të mësuar më shumë rreth transformimit dixhital që po pëson bota sot dhe mësoni sesi edhe ju mund të bëheni pjesë e saj me kontributin tuaj.

Regjistrimet për t’u bërë pjesë e këtij takimi realizohen përmes dërgimit të një e-mail-i në postën elektronike info@protik.org.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #34 - Mars 2024

Për një vit të mbarë!

Viti 2024 ka nisur me sfidat dhe mundësitë e tij. Ndërsa kompanitë do të duhet të përballen me disa ndryshime ligjore dhe njëkohësisht trendet e tregjeve: si rritje çmimesh dhe rritje e kostos së fuqisë punëtore, startupet janë para mundësive dhe një klime favorizuese. Thirrje të shumta janë hapur në fushën e biznesit, kulturës dhe ideve të gjelbërta. Ndër më të rëndësishmit, programi i qeverisë për financimin e 80 startupeve në tre faza zhvillimi të tyre

Për të kuptuar rëndësinë e bizneseve të reja, veçanërisht në teknologji, mjafton të shohim që edhe sipërmarrje të konsoliduara vendase, si një grup kompanish si Balfin, kanë një vëmendje të theksuar tek startupet. Z. Samir Mane, President i këtij grupi, prej kohësh ka treguar interes, duke i mbështetur, por edhe duke investuar në një prej startupeve që pritet të sjellë revolucion në bio-inxhinieri. Vëmendja tek risia dhe inovacioni vlerësohet të jetë një nga arsyet kryesore, përse audienca jonë e zgjodhi në kompeticionin tonë të dhjetorit si Sipërmarrësi i Vitit. Në një intervistë ekskluzive, z. Mane tregon për ne copëza domethënëse nga …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0