Digital Marketing - Rëndësia për Menaxherët e Produkteve - Business Magazine Albania

Digital Marketing – Rëndësia për Menaxherët e Produkteve


digital-marketing-rendesia-per-menaxheret-e-produkteve-businessmag

Në takimin tonë të rradhës do të kemi të ftuar Katerina Bojaxhiu-n, CEO e Local Web, një Web Agency ndërkombëtare, Premier Partner i Google, me zyra në Tiranë, Milano dhe Londër.

Local Web është lider në Europë në ofrimin e shërbimeve të marketing-ut digital, fokusuar në website, Google AdWords, SEO dhe Social Media.

Prandaj në këtë takim do të flasim për Marketing-un Digital si fushë që po evolon botën.

Si mbajtëse e pozicionit Menaxher Produktesh fillimisht në kompani, ajo është e ftuar për të na sjellë praktikat më të mira për krijimin e strategjive efektive të marketing-ut digital dhe për të shfrytëzuar mundësitë e botës online për të ofruar produkte të suksesshme.

Cila është rëndësia e Digital Marketing për menaxherët e produkteve? Si mund të masim kthimin e investimit dhe efektivitetin e një fushate digital-e? Cila është rëndësia e burimeve njerëzore në suksesin e produkteve online?

Këto dhe shumë pyetje të tjera do kemi mundësinë t’i diskutojmë gjatë takimit. Rezervoni vendin tuaj: https://www.meetup.com/ProductTank-Tirana/events/238740711/

AGENDA:
17:30 Rrjetëzim
18:00 Prezantim dhe diskutim me Katerinen
19:00 Rrjetëzim

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #34 - Mars 2024

Për një vit të mbarë!

Viti 2024 ka nisur me sfidat dhe mundësitë e tij. Ndërsa kompanitë do të duhet të përballen me disa ndryshime ligjore dhe njëkohësisht trendet e tregjeve: si rritje çmimesh dhe rritje e kostos së fuqisë punëtore, startupet janë para mundësive dhe një klime favorizuese. Thirrje të shumta janë hapur në fushën e biznesit, kulturës dhe ideve të gjelbërta. Ndër më të rëndësishmit, programi i qeverisë për financimin e 80 startupeve në tre faza zhvillimi të tyre

Për të kuptuar rëndësinë e bizneseve të reja, veçanërisht në teknologji, mjafton të shohim që edhe sipërmarrje të konsoliduara vendase, si një grup kompanish si Balfin, kanë një vëmendje të theksuar tek startupet. Z. Samir Mane, President i këtij grupi, prej kohësh ka treguar interes, duke i mbështetur, por edhe duke investuar në një prej startupeve që pritet të sjellë revolucion në bio-inxhinieri. Vëmendja tek risia dhe inovacioni vlerësohet të jetë një nga arsyet kryesore, përse audienca jonë e zgjodhi në kompeticionin tonë të dhjetorit si Sipërmarrësi i Vitit. Në një intervistë ekskluzive, z. Mane tregon për ne copëza domethënëse nga …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0