Buddy Walk® Tirana " Eja të kesh një shok për kokë, përkrah teje" - Business Magazine Albania

Buddy Walk® Tirana ” Eja të kesh një shok për kokë, përkrah teje”


buddy-walk-tirana-eja-te-kesh-nje-shok-per-koke-perkrah-teje-businessmagBuddy Walk® Albania me temë “Eja të kesh një shok për kokë përkrah teje”, është një ecje ndërgjegjësuese me qëllim promovimin e të drejtave dhe nevojave që kanë individët me sindromën Down për të jetuar një jetë me dinjitet dhe gjithëpërfshirëse në vendin ku jetojmë.

Iniciativa Buddy Walk®, është konceptim i Shoqatës Kombëtare Amerikane të Sindromës Down (NDSS), dhe për herë të parë u organizua në vitin 1995 për të festuar tetorin, muajin e sensibilizimit për sindromën Down dhe për të promovuar pranimin dhe gjithëpërfshirjen e individëve me sindromën Down. Numri i Buddy Walk® ka ardhur në rritje dhe nga 17 ecje të organizuara në vitin 1995, këtë Tetor janë të planifikuara 300 ecje në të gjithë botën, një prej tyre dhe Buddy Walk® Albania.

Ne fund të ecjes ju ftojmë të bashkoheni pranë Sheshit “Nënë Tereza” ku do vazhdojmë me nje program argëtues me muzikë nga këngëtarë të ndryshëm.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #34 - Mars 2024

Për një vit të mbarë!

Viti 2024 ka nisur me sfidat dhe mundësitë e tij. Ndërsa kompanitë do të duhet të përballen me disa ndryshime ligjore dhe njëkohësisht trendet e tregjeve: si rritje çmimesh dhe rritje e kostos së fuqisë punëtore, startupet janë para mundësive dhe një klime favorizuese. Thirrje të shumta janë hapur në fushën e biznesit, kulturës dhe ideve të gjelbërta. Ndër më të rëndësishmit, programi i qeverisë për financimin e 80 startupeve në tre faza zhvillimi të tyre

Për të kuptuar rëndësinë e bizneseve të reja, veçanërisht në teknologji, mjafton të shohim që edhe sipërmarrje të konsoliduara vendase, si një grup kompanish si Balfin, kanë një vëmendje të theksuar tek startupet. Z. Samir Mane, President i këtij grupi, prej kohësh ka treguar interes, duke i mbështetur, por edhe duke investuar në një prej startupeve që pritet të sjellë revolucion në bio-inxhinieri. Vëmendja tek risia dhe inovacioni vlerësohet të jetë një nga arsyet kryesore, përse audienca jonë e zgjodhi në kompeticionin tonë të dhjetorit si Sipërmarrësi i Vitit. Në një intervistë ekskluzive, z. Mane tregon për ne copëza domethënëse nga …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0