Arduino Day 2017 - Business Magazine Albania

Arduino Day 2017


Arduino Day është një ditë ndërkombëtare që i dedikohet Arduino. Gjatë gjithë 24 orëve përreth globit do të ketë plot evente, secila prej tyre zyrtare dhe e pavarur ku njerëz të interesuar në Arduino do të mund të takohen, të ndajnë interesat e tyre dhe të mësojnë më shumë duke ndërvepruar me njëri-tjetrin.
Pjesëmarrja është e lirë per të gjithë grupet e përdoruesve të Arduino, duke filluar që nga fillestarët që sapo kanë dëgjuar për platformën dhe deri tek profesionistët për të marrë pjesë.

Edhe ju mund të përfshiheni gjatë Arduino Day. Nuk ka rëndësi në qoftë se ju jeni një ekspert ose një fillestar, një inxhinier, dizajner apo çfarëdo fushe tjetër mbuloni. Arduino është shumë i thjeshtë për këdo dhe Arduino Day është e hapur për të gjithë ata që duan të festojnë me Arduino për krijimet që janë bërë ose mund bëhen me të!

Për të marrë biletën tuaj klikoni Këtu.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #34 - Mars 2024

Për një vit të mbarë!

Viti 2024 ka nisur me sfidat dhe mundësitë e tij. Ndërsa kompanitë do të duhet të përballen me disa ndryshime ligjore dhe njëkohësisht trendet e tregjeve: si rritje çmimesh dhe rritje e kostos së fuqisë punëtore, startupet janë para mundësive dhe një klime favorizuese. Thirrje të shumta janë hapur në fushën e biznesit, kulturës dhe ideve të gjelbërta. Ndër më të rëndësishmit, programi i qeverisë për financimin e 80 startupeve në tre faza zhvillimi të tyre

Për të kuptuar rëndësinë e bizneseve të reja, veçanërisht në teknologji, mjafton të shohim që edhe sipërmarrje të konsoliduara vendase, si një grup kompanish si Balfin, kanë një vëmendje të theksuar tek startupet. Z. Samir Mane, President i këtij grupi, prej kohësh ka treguar interes, duke i mbështetur, por edhe duke investuar në një prej startupeve që pritet të sjellë revolucion në bio-inxhinieri. Vëmendja tek risia dhe inovacioni vlerësohet të jetë një nga arsyet kryesore, përse audienca jonë e zgjodhi në kompeticionin tonë të dhjetorit si Sipërmarrësi i Vitit. Në një intervistë ekskluzive, z. Mane tregon për ne copëza domethënëse nga …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0