Akademia Ndërkombëtare Verore 2017 - Siguria Kibernetike dhe Privatësia - Business Magazine Albania

Akademia Ndërkombëtare Verore 2017 – Siguria Kibernetike dhe Privatësia


Siguria KibernetikeUBT vitin e kaluar themeloi zyrtarisht divizionin e CERT bazuar në modelin akademik në përputhje me Strategjinë e Sigurisë Kibernetike të UBT-CERT. UBT-CERT dhe AKCESK në vitin 2016 nënshkruan “Memorandum of Understanding” dhe që atëherë kanë organizuar shumë aktivitete, madje edhe për këtë Akademi Verore ata janë në bashkëpunim me njëri tjetrin.

Misioni i njësisë CERT është të parashikojë dhe të zgjidhë sfidat e sigurisë në kibernetikë dhe të kontribuojë nëpërmjet arsimit, kërkimit dhe zhvillimit, politikave dhe teknologjive për sigurinë dhe privatësinë, të cilat ndikojnë në sigurinë kibernetike për vendin dhe rajonin. Deri tani UBT-CERT ka konsoliduar gjithçka në lidhje me ekipin e CERT, mekanizmat e besueshëm të shkëmbimit të informacionit, kërkesat bazë të sigurisë brenda divizionit të CERT dhe ndërfaqen e internetit për raportimin e incidenteve, CERT Lab.

Angazhimet kryesore të divizionit CERT u japin mundësi studentëve për praktikë pune, pjesëmarrje në ushtrimet kibernetike kombëtare dhe ndërkombëtare, duke kontribuar dhe promovuar ndërgjegjësimin e qytetarëve për sigurinë kibernetike dhe të jenë pjesë e departamentit të Kërkim & Zhvillimit të UBT CSP.

Për të marrë biletën tuaj klikoni këtu.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #34 - Mars 2024

Për një vit të mbarë!

Viti 2024 ka nisur me sfidat dhe mundësitë e tij. Ndërsa kompanitë do të duhet të përballen me disa ndryshime ligjore dhe njëkohësisht trendet e tregjeve: si rritje çmimesh dhe rritje e kostos së fuqisë punëtore, startupet janë para mundësive dhe një klime favorizuese. Thirrje të shumta janë hapur në fushën e biznesit, kulturës dhe ideve të gjelbërta. Ndër më të rëndësishmit, programi i qeverisë për financimin e 80 startupeve në tre faza zhvillimi të tyre

Për të kuptuar rëndësinë e bizneseve të reja, veçanërisht në teknologji, mjafton të shohim që edhe sipërmarrje të konsoliduara vendase, si një grup kompanish si Balfin, kanë një vëmendje të theksuar tek startupet. Z. Samir Mane, President i këtij grupi, prej kohësh ka treguar interes, duke i mbështetur, por edhe duke investuar në një prej startupeve që pritet të sjellë revolucion në bio-inxhinieri. Vëmendja tek risia dhe inovacioni vlerësohet të jetë një nga arsyet kryesore, përse audienca jonë e zgjodhi në kompeticionin tonë të dhjetorit si Sipërmarrësi i Vitit. Në një intervistë ekskluzive, z. Mane tregon për ne copëza domethënëse nga …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0