Adriatic Sea Forum 2017 - forumi ndërkombëtar i dedikuar për turizmin detar në Detin Adriatik - Business Magazine Albania

Adriatic Sea Forum 2017 – forumi ndërkombëtar i dedikuar për turizmin detar në Detin Adriatik


“Adriatic Sea Forum”, forumi ndërkombëtar shëtitës i dedikuar për turizmin detar në Detin Adriatik do të organizohet në Malin e Zi në edicionin e tij të tretë.

Falë mbështetjes së Organizatës Kombëtare të Turizmit të Malit të Zi, të Ministrisë së Zhvillimit të Qëndrueshëm dhe Turizmit të Malit të Zi dhe të Ndërmarrjes Publike për Zonën Bregdetare, më 27-28 Prill 2017, Budva do të jetë në qendër të sektorit të turizmit detar në detin Adriatik.

“Adriatic Sea Forum”, në sajë të formulës së saj të vlerësuar gjerësisht, është një pikë e rëndësishme e takimit të të gjithë lojtarëve me interesa në zonat e lundrimit, trageteve dhe detrave dhe në përgjithësi në sektorët e turizmit dhe të detit, të cilët veprojnë pjesërisht ose ekskluzivisht në Adriatik. Që nga viti 2013, forumi ka dhënë një kontribut të rëndësishëm në ndarjen e ideve dhe lehtësimin e zhvillimit të projekteve të reja, si dhe nisjen e strategjive, bizneseve dhe propozimeve të reja.

Ajo ofron një mundësi për të takuar dhe për të diskutuar të ardhmen dhe zhvillimin e turizmit të detit Adriatikut: një vend për të takuar njerëz që punojnë në sektorët ku forumi ka për qëllim, si dhe aktorë të rinj që veprojnë në fusha të ndryshme, të cilët mund të jenë biznese dhe projekte të reja hyrëse ose të zhvilluara.

Falë vëmendjes së Europës dhe institucioneve të ndryshme europiane të cilët po i kushtojnë rëndësi rajonit të Adriatikut dhe Jonit, formalisht që nga lançimi i strategjisë së EUSAIR, “Adriatic Sea Forum” është një mundësi për të gjithë ata që janë të interesuar në sektorin e turizmit për të krijuar, ndarë dhe shpërndarë informacion, projekte, njohuri dhe marrëdhënie.

Programi

Dita 1: 27 Prill 2017

14:15 – 14:30

Fjalimi hapës

Pavle Radulovic – Ministër i Zhvillimit të Qëndrueshëm dhe Turizmit në Mal të Zi
Kristijan Pavic – President i “MedCruise”

14:30 – 14:45

Video demostruese – “Montenegro host country of the 2017 edition”

14:45 – 15:00

Si të ndërtosh një markë?

Simone Masé – Shefi i Marketingut, Mardhënieve me Publikun dhe Menaxher i “Publicis Italia”

15:00 – 16:30

Tavolina e rrumbullakët për të folur mbi sfidat e detit Adriatik

Ardit Çollaku – Drejtor i “Albania National Travel Agency of Tourism”
Roberta Milano – Menaxhere marketingu e “ENIT – Italian Agency of Tourism”
Aljoša Ota – Drejtor i zyrës italiane “Slovenia Tourist Board”
Zeljka Radak-Kukavicic – Drejtoreshë e “Montenegro National Tourism Organisation”

16:30 – 16:45

Coffee break

16:45 — 17:00

Prezantim

Raporti i vitit 2017 për turizmin e detit Adriatik

Francesco di Cesare – Presidenti i “Risposte Turismo”

17:00 — 17:15

Fjalimi kryesor

E ardhmja e detit Adriatik: Vizioni i kompanive të lundrimit

Tom Fecke – Sekretar i përgjithshëm i “CLIA Europe”

17:15 — 17:45

Dialog

Planifikimi i linjave të lundrimit në Adriatik

Michel Nestour – Zëvendës President i “Global Ports & Destination Development Euromed, Carnival Corp”
Luigi Pastena – Kreu i operacioneve për portet në mbarë botën, “MSC Cruises”
Carla Salvadò – Drejtoresha e Marketinut të Trageteve në : “Global Ports Holding”

Dita e dytë – 28 Prill

09:30 — 10:45

Tavolinë e rrumbullakët

Itinerari i trageteve për zbulimin e destinacioneve në Adriatik: nga deti në tokë

Emil Bilic – Menaxher i Përgjithshëm i “Port of Zadar”
Matteo Della Valle – Menaxher i zhvillimit të biznesit në “GNV”
Rodolfo Giampieri – President i “Autorità di Sistema Portuale del Mar Adriatico Centrale”
Andreas Ntais – President dhe menaxher i “Igoumenitsa Port Authority”
Josko Stella – Kreu i departamentit të Turizmit në “Split Dalmatia County”

Nga jahtet deri tek anijet e vogla: Si mund ta drejtojë Adriatiku Mesdheun?

Zoran Brkic – CEO i “Adriatic Sailing”
Srecko Favro – President i “Adriatic Expert”
Piero Formenti – President i “European Boating Industry”
Vittorio Impallomeni – Konsulent në bordin e kompanisë “Assomarinas”
Kristijan Pavic – President i “ACI Club”
Ivana Petrovic – Këshilltare e lartë në departamentin “Maritime Safety” në Malin e Zi

10:45 — 11:15

Coffee Break

11:15 — 11:30

Jashtë kornizave

Menaxhimi i turizmit lundrues: zgjedhja e Santorinit

Anastasios Konidaris – Menaxher i departamentit të lundrimeve në “Municipality Port Fund of Thira – Santorini”

11:30 — 13:00

Tavolinë e rrumbullakët

Destinacionet e lundrimit në Adriatik: sfidat, mundësitë dhe strategjitë

Giacomo Costantini – Këshilltar i Turizmit në qytetin e Kotorit
Vlaho Margaretic – Kreu i departamentit të turizmit në qytetin e Dubrovnikut
Konstantinos Nikolouzos – Kryetari i Bashkisë i Korfuzit
Zoran Srzentic – Kryetari i Bashkisë i Barit
Jana Tolja – Këshilltare e Kryebashkiakut për Çështje Ndërkombëtare në qytetin e Koper, Slloveni

13:00 — 13:15

Fjalimi kryesor

Turizmi i qëndrueshëm në kuadër të strategjisë së BE-së për rajonet që lag deti Adriatik dhe Jon

Christos Economou – Kreu i njësisë “Sea-basin strategies, Maritime Regional Cooperation and Maritime Security” në “DG for Maritime Affairs and Fisheries – European Commission”

13:15 — 14:30

Lunch Break

14:30 — 15:00

Jashtë kornizave

Duke i shërbyer qindra mijëra pasagjerëve

Juan Gual de Torrella – President i “Port Authority of Balears”

15:00 — 16.30

Mbyllja e tavolinës së rrumbullakët

E tashmja dhe e ardhmja e turizmit detar: Mali i Zi si një forcë për Adriatikun

Aleksandar Bozovic – Këshilltar i “Environmental Protection Agency of Montenegro”
Marco Digioia – Drejtues i çështjeve qeveritare në “CLIA Europe”
Nikola Dobroslavic – President i “Adriatic Ionian Euro Region”
Linda Haydon – Menaxhere e turizmit në “ETOA”
Christos Lampridis – Sekretar i përgjithshëm i porteve në Greqi
Thanos Pallis – Sekretar i përgjithshëm i “MedCruise”
Boris Zgomba – Zëvendës president i “ECTAA”

Blini biletën tuaj KËTU

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #34 - Mars 2024

Për një vit të mbarë!

Viti 2024 ka nisur me sfidat dhe mundësitë e tij. Ndërsa kompanitë do të duhet të përballen me disa ndryshime ligjore dhe njëkohësisht trendet e tregjeve: si rritje çmimesh dhe rritje e kostos së fuqisë punëtore, startupet janë para mundësive dhe një klime favorizuese. Thirrje të shumta janë hapur në fushën e biznesit, kulturës dhe ideve të gjelbërta. Ndër më të rëndësishmit, programi i qeverisë për financimin e 80 startupeve në tre faza zhvillimi të tyre

Për të kuptuar rëndësinë e bizneseve të reja, veçanërisht në teknologji, mjafton të shohim që edhe sipërmarrje të konsoliduara vendase, si një grup kompanish si Balfin, kanë një vëmendje të theksuar tek startupet. Z. Samir Mane, President i këtij grupi, prej kohësh ka treguar interes, duke i mbështetur, por edhe duke investuar në një prej startupeve që pritet të sjellë revolucion në bio-inxhinieri. Vëmendja tek risia dhe inovacioni vlerësohet të jetë një nga arsyet kryesore, përse audienca jonë e zgjodhi në kompeticionin tonë të dhjetorit si Sipërmarrësi i Vitit. Në një intervistë ekskluzive, z. Mane tregon për ne copëza domethënëse nga …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0