Europë-SHBA, nga muaji Qershor nisin fluturimet low cost - Business Magazine Albania

Europë-SHBA, nga muaji Qershor nisin fluturimet low cost


Ndërsa në Shqipëri me 60 euro mund të fluturosh vetëm drejt Italisë, konkurrenca në Europë po mundëson që edhe fluturimet ndërkontinentale të kryhen me çmime tepër të ulëta…

Rruga është e pazakontë. Data nuk ka asgjë të jashtëzakonshme. Por, të dyja së bashku janë të destinuara për të ndryshuar botën e fluturimeve transatlantike. Për të mos folur pastaj për kostot.

Nga Mbretëria e Bashkuar dhe Irlanda për në bregun lindor të SHBA-ve mund të shkohet me 65 euro, duke përfshirë taksat, rreth dhjetë herë më pak se shifrat aktuale. Për dhjetë mijë biletat e para. Të gjithë të tjerët do të paguajnë bileta duke filluar nga 99 euro.

Lufta e çmimeve në rrugën Europë-Amerikë e Veriut po hap një kapitull të ri. Në 17:40 me orën lokale të 17 Qershorit, Air Norwegian International, filiali Irlandez i kompanisë norvegjeze me kosto të ulët, do të ngrejë në fluturim nga aeroporti i Edinburg avionin e parë super efikas Boeing 737 Max – me 189 vende – me destinacion Hartford, Connecticut, plot 209 km nga New York-u dhe 177 km nga Bostoni.

Kompania ajrore, ka njoftuar se nga vera e ardhshme do të nisë dhjetë rrugë të reja të fluturimeve të tjera të gjata me kosto të ulët – mbi Atlantik – nga Belfast, Cork, Dublin, Edinburgh dhe Shannon drejt SHBA në qendrat Hartford, Newburgh (97 km nga Manhattan) dhe Providence (95 km nga Bostoni).

Këto aeroporte amerikane, konsiderohen “dytësorë “, duke pasur parasysh distancën nga qytetet e mëdha, por do të lejojnë kompaninë norvegjeze të ulë në tokë avione më të vegjël, duke paguar taksa më të ulëta dhe duke e mbajtur kosto të ulëta operative. Kompania, megjithatë, shpjegon se, për shembull, Providence është afër hekurudhës që të çon në Boston, ndërsa për ata që do të zbresin në Hartford, kompania është duke punuar për një marrëveshje me një kompani transporti me autobus për të çuar pasagjerët direkt në New York.

Bileta kaq të reduktuara do të thotë se pothuajse të gjitha shërbimet në bord konsiderohen shtesa dhe pastaj duhet të paguhet veçmas. Për shembull: zgjedhja e vendit, ushqimi, kontrolli i bagazheve.

Reagimi i Air France-Klm, Lufthansa

Këto çmime kanë vënë nën presion “transportuesit tradicionale”, që me siguri nuk do të rrinë duarlidhur. IAG (mëma e British Airways, Iberia, Aer Lingus dhe e kompanisë spanjolle me kosto të ulët Vueling) këtë vit do të nisë fluturime të lira ndërkontinentale nga Barcelona, që do të bëhet edhe një nga bazat e fluturimit në SHBA të kompanisë norvegjeze. Air France-KLM është duke punuar për “Boost”, një projekt, që do të mundësojë krijimin e njësisë me kosto të ulët për lidhjet transatlantike. Lufthansa është duke investuar shumë te Eurowings, që pasi të jetë bashkuar me Germanwings do të rrisë fluturimet jashtë Europës në sajë të flotës së Bruksel Airlines. E gjitha kjo në një treg, ku pritet fillimi i fluturimeve Ryanair- Norwegian, të planifikuara verën e ardhshme.

Nga Shqipëria, me 60 euro mund të shkosh vetëm në Itali

Shqipëria, me një aeroport të vetëm, është mjaft e kushtueshme për udhëtarët e saj, që mesatarisht paguajnë mbi 150 apo 200 euro për të udhëtuar drejt Europës, ndërsa fluturimet transkontinentale kushtojnë 800-1000 euro.

Muajt e fundit ka pasur një rënie të ndjeshme të çmimeve të fluturimeve drejt Italisë, që është dhe destinacioni kryesor i vendit, me rreth 50% të pasagjerëve, si rrjedhojë e rritjes së konkurrencës. Krahas AlItalia në treg operojnë dhe Blue Panorama dhe Fly Ernest.

Për destinacionet e tjera, shumë shqiptarë po preferojnë aeroportet e rajonit, sidomos Shkupin, ku mund të shkohet në shumë destinacione të Europës me më pak se 100 euro, përmes kompanisë Wizz Air, që subvencionohet edhe nga shteti maqedonas.

Burimi: monitor.al

 

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #34 - Mars 2024

Për një vit të mbarë!

Viti 2024 ka nisur me sfidat dhe mundësitë e tij. Ndërsa kompanitë do të duhet të përballen me disa ndryshime ligjore dhe njëkohësisht trendet e tregjeve: si rritje çmimesh dhe rritje e kostos së fuqisë punëtore, startupet janë para mundësive dhe një klime favorizuese. Thirrje të shumta janë hapur në fushën e biznesit, kulturës dhe ideve të gjelbërta. Ndër më të rëndësishmit, programi i qeverisë për financimin e 80 startupeve në tre faza zhvillimi të tyre

Për të kuptuar rëndësinë e bizneseve të reja, veçanërisht në teknologji, mjafton të shohim që edhe sipërmarrje të konsoliduara vendase, si një grup kompanish si Balfin, kanë një vëmendje të theksuar tek startupet. Z. Samir Mane, President i këtij grupi, prej kohësh ka treguar interes, duke i mbështetur, por edhe duke investuar në një prej startupeve që pritet të sjellë revolucion në bio-inxhinieri. Vëmendja tek risia dhe inovacioni vlerësohet të jetë një nga arsyet kryesore, përse audienca jonë e zgjodhi në kompeticionin tonë të dhjetorit si Sipërmarrësi i Vitit. Në një intervistë ekskluzive, z. Mane tregon për ne copëza domethënëse nga …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0