Eshte koha jote… “Apo eshte koha ime? (pjesa 2) - Business Magazine Albania

Eshte koha jote… “Apo eshte koha ime? (pjesa 2)


Ky artikull perben vazhdimin e artikullit Eshte koha jote… “Apo eshte koha ime? (pjesa 1) te cilen mund ta lexoni duke klikuar KETU

Eshtë koha jote!
Shkruaj historinë tënde… dhe fito!
Provoni Aplikacionin e ri të Amstel, në linkun e mëposhtëm. Sfidoni miqtë dhe ftojini për një birrë falas.

Miqtë tuaj duhet të konfirmojnë ftesën tuaj që Ju të merrni një kupon për një Amstel falas!
https://www.facebook.com/amstel.albania/app_121137127940365

– Klikova aplikacionin dhe u bera pjesemarres, zbulova se ky aplikacion me jepte mundesine qe te bashkeveproj me miqte e mi, pra te ftoj edhe ata te perjetojne kete pervoje me mua. Dhe duke i ftuar, ata nuk do te mund te thone dot jo, se nuk eshte nje loje qe te ben te shpenzosh kohe kot, por mund te fitosh duke u angazhuar. Nje kupon Falas per te festuar me Amstel dhe me miq. Shume nice…!

– Nese do flisja perseri me gjuhen e profesionit, tashme une si “prospect”, u angazhova me marken (brandin), historine time e ndava me miqte, nepermjet Amstel. Dhe e bukura ishte se u drejtova ne nje faqe te dedikuar ku mund te shikoja cdo gje qe ndodhte ne kete promocion. Fituesit e cmimeve, listen e lojtareve pjesemarres, piket etj. Pra mese transparente.

– Cdo gje po ndodhte Online, pasi aty mund te arrihen shume konsumatore potenciale te cilet do te behen “zedhenes” per marken ne fjale duke ndare me miqte Historine e tyre dhe duke i ftuar ata per te kaluar nje kohe te bukur, tanime ”offline”. Aty (offline) ndodh veprimi final i kerkuar nga menaxheret e markes Amstel.

Te gjithe drejtohen ne bare te ndryshem per te kaluar nje kohe te bukur me miqte, duke perdorur kuponat e tyre per Amstel Falas dhe duke vazhduar argetimin me Amstel-e te tjere.

bar amstel

Dua te theksoj, se kjo sjellje eshte e pritshme neper bare, jo vetem sepse ndodh normalisht keshtu, por edhe ne saje te komunikimit te markes ne faqen e tyre ne Facebook ku gjen mesazhe qe orientojne perdoruesin te konsumojne Amstel kur jane me miqte, ne situata te ndryshme, me ushqime te ndryshme, ne dite te ndryshme, ne fundjava apo ne momente te bukura dhe Aventura…Pra duke synuar qe keto momente te bashkelidhen me marken njeherazi dhe pa ndergjegje.

wings

Ne kete menyre pervec informimit dhe komunikimit te markes drejt audiencave te ndryshem natyrshem tentohet te arrihet nje objektiv shitjesh. 

Ne te njejten kohe, angazhimi i njerezve me aplikacionin ben te mundur krijimin e nje database klientesh per te ardhmen.  Keta, ashtu si edhe une tashme, mund te kontaktohen serish dhe te informohen per brandin, te ndihen pjese e nje komuniteti ku mund te ndajne opinione dhe pervojat e tyre, gje qe i ben njerezit te ndihen te rendesishem…Ky eshte qellimi paresor ne strategjite ku perdoret Social Media, nxitja e nderveprimit mes konsumatoreve dhe brandit per te arritur qe ata  (konsumatoret) ta Dashurojne Marken (Brand Love), jo vetem ta pelqejne apo ti bejne LIKE.

ndjesi amstel

Nje objektiv tjeter qe synon te permbushte nepermjet kesaj fushate per Amstel, eshte ndertimi i nje qoshe personale (niche) ku ndervepron dhe diskuton me konsumatoret. Nje vend vetem per ta, pa nderhyrje te konkurrenteve, ku mund te realizoje dhe kerkime te ndryshme, te marre opinione nga ata, te beje testime per spotet reklamat e ardhshme.
Me kujtohet se nje gje te ngjashme beri kompania ajrore Belle air me spotet me personazhet kartona (nese ju kujtohet Murati :).

murati

 

Artikulli vazhdon me pjesen 3, Kliko KETU per te lexuar vazhdimin.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #34 - Mars 2024

Për një vit të mbarë!

Viti 2024 ka nisur me sfidat dhe mundësitë e tij. Ndërsa kompanitë do të duhet të përballen me disa ndryshime ligjore dhe njëkohësisht trendet e tregjeve: si rritje çmimesh dhe rritje e kostos së fuqisë punëtore, startupet janë para mundësive dhe një klime favorizuese. Thirrje të shumta janë hapur në fushën e biznesit, kulturës dhe ideve të gjelbërta. Ndër më të rëndësishmit, programi i qeverisë për financimin e 80 startupeve në tre faza zhvillimi të tyre

Për të kuptuar rëndësinë e bizneseve të reja, veçanërisht në teknologji, mjafton të shohim që edhe sipërmarrje të konsoliduara vendase, si një grup kompanish si Balfin, kanë një vëmendje të theksuar tek startupet. Z. Samir Mane, President i këtij grupi, prej kohësh ka treguar interes, duke i mbështetur, por edhe duke investuar në një prej startupeve që pritet të sjellë revolucion në bio-inxhinieri. Vëmendja tek risia dhe inovacioni vlerësohet të jetë një nga arsyet kryesore, përse audienca jonë e zgjodhi në kompeticionin tonë të dhjetorit si Sipërmarrësi i Vitit. Në një intervistë ekskluzive, z. Mane tregon për ne copëza domethënëse nga …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0