Përditësuar së fundmi: 14/04/2017

Elon Musk zbulon datën e lançimit të “Model 3” të Tesla

nga Anerola Torollari
Pri 14, 2017
Studied at Faculty of Science, Content Editor Biznesi at Business Magazine
lexo me teper >

Tesla do të lançojë versionin e prodhuar të “Model 3” në muajin Korrik, lajmëroi CEO i saj Elon Musk nëpërmjet Twitter të Enjten.

Musk së pari zbuloi në Mars të vitit 2016 një koncept të “Model 3”, e cila do të jetë makina e parë e prodhuar në masë e Teslës. Megjithatë, ky nuk ishte dizajni përfundimtar i automjetit dhe ambienti i brendshëm i makinës nuk u tregua.

Është e mundur që Tesla më në fund të zbulojë më shumë detaje në lidhje me ambientet e brendshme të makinës në eventin e ardhshëm dhe të bëjë disa ndryshime të vogla në pjesën e jashtme.

Musk tha gjithashtu nëpërmjet Twitter të Enjten se kompania do të shfaqë një kamion elektrik në Shtator dhe ky do të jetë kamioni i parë me sistem ritransmetimi në 24 muajt e fundit.

Musk më parë ka thënë se “Model 3” do të mund të përshkojë një largësi prej të paktën 215 milje dhe do të jetë me çmim 35.000$, duke e bërë atë një konkurrent të drejtpërdrejtë me GM Chevy Bolt.

Kërkesa për makinën e parë të përballueshme të Teslës ka qenë mbreslënëse. Deri më tani, rreth 400.000 njerëz kanë porositur automjetin, i cili do të shkojë në prodhim gjatë gjysmës së dytë të vitit.

Përgjigjia e fortë ndaj “Model 3” ka bërë që kompania të vendosë disa objektiva ambicioze në prodhim.

Tesla ka për qëllim të prodhojë 500.000 makina në vit duke filluar që nga 2o18 dhe 1 milionë automjete në vitin 2020. Për ta kuptuar këtë, Tesla ka prodhuar vetëm 76.000 automjete në vitin 2016.

“Model 3”, do të jetë më i lehtë se automjetet Model S dhe X të tanishme për t’u prodhuar, të cilat duhet të ndihmojnë kompaninë të arrijnë qëllimet e vëna, është shprehur Musk.

“Model 3 është vetëm një version më i vogël, më i përballueshëm i Model S me më pak diapazon shpejtësie & fuqie dhe me më pak funksionalitete,” tha Musk nëpërmjet Twitter në Mars. “Model S ka teknologji më të avancuar.”

Ndërkohë që kjo mund të jetë e vërtetë, Musk tha gjithashtu se “Model 3” do të vijë i pajisur me hardware autopilot që mund të aktivizohet me njëfarë tarife. Për më tepër, makina e re do të mund të vijë me opsionin e një çatie diellore.

burimi: BusinessInsider