Elitarët bëjnë 10,000 orë praktikë - Business Magazine Albania

Elitarët bëjnë 10,000 orë praktikë


Aaron u bë i pasur para moshës 30-vjeçare, një arritje tabú  dhe shumë e lakmuar për syrin e të rinjve. E gjithë arritja i dedikohet egos së tij të paepur dhe praktikës së palodhur 18 orë në ditë për pesë vite rresht. Dhe një guidë e çmuar në rrugën e tij të suksesit ka qenë autori Malcolm Gladwell me Outliers, të cilën na e rekomandon gjerësisht.

Në librin Outliers, Malcolm Gladwell thotë se duhen afërsisht 10 mijë orë praktike për të arritur mjeshtërinë në një fushë. Si arriti Gladwell në këtë konkluzion? Dhe nëse ky konkluzion është i vërtetë, si mund ta përdorim këtë ide për të arritur më të mirën në profesionin tonë?

Gladwell studioi jetët e njerëzve tepër të sukseshëm për të kuptuar se si arritën ata suksesin. Ky artikull na zbulon një pjesë të kërkimit të Gladwell.

 

Violinat në Berlin

Në vitet 90, një grup psikologësh në Berlin të Gjermanisë studiuan studentët e violinës. Në mënyrë më specifike, ata studiuan zakonet e tyre të fëmijërisë, adoleshencës dhe të moshës së rritur. Të gjithë këtyre individëve gjatë kohës iu bë kjo pyetje:”Gjatë të gjithë karrierës suaj, që nga momenti që prekët violinën për herë të parë, sa orë jeni praktikuar?”

Të gjithë violinistët kishin filluar të luanin përafërsisht në moshën 5- vjeçare me një kohë dedikuar praktikës gati të ngjashme me njëri-tjetrin. Gjithsesi në moshën 8- vjeçare koha e praktikimit nga njëri individ te tjetri fillonte të ndryshonte. Në moshën 20 vjeçare, performuesit elitë ishin praktikuar rreth 10,000 orë secili, ndërsa ata më pak të aftët për të performuar ishin praktikuar jo më shumë se 4000 orë.

Elitarët ishin praktikuar më shumë se dyfishin e kohës së atyre me performancë më të dobët.

 

Talenti natyral: Jo i rëndësishëm

Një pikë impresionuese e studimit: Performuesit nuk shfaqnin ndonjë talent “të dhënë nga natyra”. Nëse talenti natyral do të kishte luajtur rol, atëherë do të prsinim se disa nga këta “të lindurit” do të arinin majat e nivelit elitarë të performuesve me më pak orë praktikë se të gjithë pjesa tjetër. Por të dhënat nuk treguan tjetër gjë. Psikologët gjetën një lidhje të drejtëpërdrejtë statistikore midis orëve të praktikës dhe arritjeve.

Rrugë të shkurtër nuk ka.

Talent “nuk ka”.

 

Të përvidhesh për të shkruar kode

Ju e dini tani historinë e Microsoft-it. Bill Gates dhe Paul Allen lanë universitetin për të formuar kompaninë në 1975. Është shumë e thjeshtë: Lini kolegjjin, ndërtoni kompaninë tuaj dhe bëhuni miliarder, kështu?

E Gabuar!

Studime të mëtejshme tregojnë se Gates dhe Allen kanë bërë me mijëra orë praktikë për programim para se themelonin Microsoft. Në fillimet e hershme, dy bashkëthemeluesit janë takuar në Lakeside, në një kolegj elitar privat në Seattle. Lakeside grumbulloi 3 mijë dollarë për të instaluar një terminal kompjuterash për klubin e kompjuterave të shkollës në 1968-ën.

Familja e Gates jetonte pranë Universitetit të Washingtonit. Si një adoeshent, Gates e ushqeu dashurinë e tij për programimin duke u përvjedhur natën nga dhoma e tij në mënyrë që të ushtrohej me kompjuterin e Universitetit. Gates dhe Allen i realizuan 10,000 orët e tyre nëpërmjet kësaj dhe skemave të tjera çapkëne të moshës. Kur erdhi koha për të lançuar Microsoft-in më 1975, dyshja ishte gati.

 

Praktika përmirëson

Në 1960-ën, kur ishin një bandë roku asokohe gjimnazistësh ende të padëgjuar, Beatles udhëtuan drejt Hamburgut të Gjermanisë për të luajtur muzikë në klubet lokale.
Grupi merrte një pagë të ulët. Akustika ishte e tmerrshme. Audienca nuk i vlerësonte. Por çfarë fituan Beatles nga eksperienca e Hamburgut?

Orë të tëra që luanin muzikë.

Orë të panumërta që i bënë ata të forcoheshin.

Ndërsa Beatles zhvilluan aftësitë e tyre, audiencat kërkonin më shumë performanca, më shumë orë për të luajtur. Nga 1962-i ata luanin tetë orë çdo natë, shtatë netë në shtatë. Nga 1964, viti që u dha famën internacionale, Beatles kishin luajtur në mbi 1,200 koncerte bashkë. Po t’i krahasojmë me grupet muzikore sot, 1200 koncerte nuk i bëjnë gjatë të gjithë karrierës së tyre muzikore.

 

Të biesh në dashuri me praktikën

Elita është ajo që jo thjesht punon më shumë se çdo njeri tjetër. Deri në njëfarë pike, elitat bien në dashuri me praktikën kaq shumë saqë kanë pak dëshirë për të bërë gjë tjetër.

Elitë e zhvilluesve softuerikë është programuesja, e cila shpenzon të gjithë kohën në punë duke shkruar kode dhe programon edhe softuere publike kur kthehet në shtëpi.

Elitë e futbollistëve është ai që e shpenzon të gjithë ditën në fushë duke bërë stërvitje me lojtarët e skuadrës dhe sheh filma me futboll kur kthehet në shtëpi.

Elitë e mjekëve është ai/ajo që dëgjon regjistrime mjekësore në makinë gjatë udhëtimit për në punë.

Elitat e dashurojnë atë që bëjnë, aq sa nuk e ndjejnë më profesionin si një punë.

 

Çfarë është e rradhës?

Të gjithë duam të shkëlqejmë në një profesion. Tani që e kuptojmë se si ambiciozët kanë arritur atë që donin, cfarë duhet të bëjmë ne për t’u bashkuar në rradhë me ta?

Një përqasje: Ne mund të zgjidhnim një fushë dhe të praktikohemi për 10,000 orë. Nëse për momentin e kemi një profesion, 40 orë në javë për pesë vjet do të na bënin 10,000 orë.

Ose…mund ta shohim nga e kundërta çështjen. Ku i kemi shpenzuar 10,000 orë praktikë? Çfarë është ajo që e bëjmë vërtet mirë? Cilat janë ato detyra që i performojmë në mënyrë të atillë që të tjerët na pyesin me habi: “Po si ia del?”

Ndonjëherë kur biem në dashuri me praktikën nuk e kuptojmë se jemi duke u praktikuar.

Nëse drejtoni një kompani çfarë bën më mirë kompania juaj që nuk e bëjnë të tjerat? Çfarë është ajo që stafi i kompanisë suaj e bën më mirë se çdokush tjetër? Si e krijoni ambjentin e përshtatshëm që secili në kompani të aftësohet në fushën e tij/saj?

 

Konkluzion
Në kohërat e sotme biznesi është i vështirë. Sërish, midis një ekonomie sfiduese ka individë dhe kompani që prosperojnë përtej çdo pritshmërie. Praktika luan një rol madhor në sukses.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #34 - Mars 2024

Për një vit të mbarë!

Viti 2024 ka nisur me sfidat dhe mundësitë e tij. Ndërsa kompanitë do të duhet të përballen me disa ndryshime ligjore dhe njëkohësisht trendet e tregjeve: si rritje çmimesh dhe rritje e kostos së fuqisë punëtore, startupet janë para mundësive dhe një klime favorizuese. Thirrje të shumta janë hapur në fushën e biznesit, kulturës dhe ideve të gjelbërta. Ndër më të rëndësishmit, programi i qeverisë për financimin e 80 startupeve në tre faza zhvillimi të tyre

Për të kuptuar rëndësinë e bizneseve të reja, veçanërisht në teknologji, mjafton të shohim që edhe sipërmarrje të konsoliduara vendase, si një grup kompanish si Balfin, kanë një vëmendje të theksuar tek startupet. Z. Samir Mane, President i këtij grupi, prej kohësh ka treguar interes, duke i mbështetur, por edhe duke investuar në një prej startupeve që pritet të sjellë revolucion në bio-inxhinieri. Vëmendja tek risia dhe inovacioni vlerësohet të jetë një nga arsyet kryesore, përse audienca jonë e zgjodhi në kompeticionin tonë të dhjetorit si Sipërmarrësi i Vitit. Në një intervistë ekskluzive, z. Mane tregon për ne copëza domethënëse nga …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0