E-shërbimet dhe zgjidhjet inovative, fokusi kryesor i konferencës së 8 të “Infocom World Albania”

Një event i suksesshëm dhe me më shumë se 600 të pranishëm, konferenca e 8-të e Infocom World Albania u organizua më 5 Prill, në hotelin “The Plaza Tirana”, nën sloganin “The Leading Path to Innovation” nga BiZZ shpk, Albanian Innovation Foundation në bashkëpunim me Protik Innovation Center. Vëmendje e veçantë iu kushtua kësaj ngjarje, nga Ministria për Inovacion dhe Administratën Publike e Shqipërisë, Znj. Harito dhe zëvendësministria për Zhvillim Ekonomik e Republikës së Kosovës, Znj. Gashi.

Axhenda e këtij viti u fokusua në e-shërbimet dhe zgjidhjet inovative të bizneseve. Duke qenë se transformimi i produkteve fizike në shërbime ka qenë i shtyrë nga rrjetet elektronike që nga fillimi i viteve ’90, firmat që duan të krijojnë marrëdhënie afatgjata me konsumatorët duhet të përfitojnë nga mundësitë e e-shërbimeve që këto rrjete elektronike mund të ofrojnë. Aplikimi i zgjidhjeve të informacionit dhe telekomunikacionit, bazuar në cloud, paraqet bazën e një brezi të ri të punonjësve, puna e përditshme e të cilëve nuk do të bazohet në praninë e tyre fizike në detyrë dhe në hapësirën e punës. Këto qasje ishin fokusi i hapjes së fjalimeve të sesionit të parë, nga folës si Z. Williams (Përfaqësuesi i UNDP rezident në Shqipëri), Z. Joun (CEO i Aleat) dhe Z. Zotaj (Kreu i IT i Raiffeisen).

Në edicionin e këtij viti, “Samiti i liderve” u riparaqit nën moton: “Kush është duke e udhëhequr inovacionin?”. Ky sesion u hap nga folësi kryesor ndërkombëtar, z Ketan Makwana, me një sfond të thellë në “Bizneset Përçarëse”, sipërmarrjet dhe mentorim. Z. Makwana është themelues i “Enterprise Lab” (Angli), një agjenci me fokus në zhvillim, qëndrim dhe sjellje. Gjithashtu ai është këshilltar i posaçëm për Kryeministrin britanik në lidhje me çështjet e Rinisë dhe të Arsimit.

Seanca u pasua nga një tryezë e rrumbullakët, e moderuar nga gazetari i mirë njohur, Z. Blendi Salaj, me prezencën e Z. Çalaj (Drejtori i Përgjithshëm i ASIG), Z. Gjonaj (Themelues dhe CEO i Digicom), Z. Llukmani ( Menaxheri i Aleat për e-shërbimet), Z. Kola (Drejtor i Zhvillimit dhe Monitorimit të standardeve i ADISA), Z. Shima (Menaxher Projektesh për Digital Banking në Raiffeisen Bank) dhe Z. Kanini (Menaxher për Enterprise Solution në Vodafone), ku u diskutuan çështje të rëndësishme të sektorit të TIK në tregun shqiptar, në aspektin e inovacionit, shërbimit, qasjes së konsumatorëve dhe më shumë.

Seanca përmbyllëse kishte të bëntë me prezantimin e zgjidhjeve dhe modeleve të reja të biznesi. Hapja e kësaj seance u bë nga Z. Aco Vidovic, një pionier i qendrave të inovacionit për IBM, me më shumë se 20 vjet përvojë në organizatën udhëheqëse globale (IBM). Ai u përqëndrua mbi inteligjencën artificiale, e njohur si “Watson”. Folësit e tjerë u përqëndruan në zgjidhjet e tyre inovative dhe strategjinë e zhvilluesit të “injektuar” në tregun aktual. Specialistë të tillë përfaqësuan organizata dhe kompani të njohura gjërësisht si Schneider Electric (Z. Koleka), Singular Logic (Z. Pavlidis), Infigo IS (Z. Maric), Easy Pay & RIA (Znj. Shomo) dhe Semos Education (Z. Todorovski).

Përvoja e përgjithshme e kësaj konference ishte shumë pozitive dhe kjo tregohet nga frekuentimi i lartë dhe rrjetëzimi, me integrimin e panairit, të organizuar në sallë, ku kompanitë kishin stendat e tyre, për të promovuar shërbimet dhe zgjidhjet që ato ofronin.

Konferenca e 8 e “Infocom World Albania”, mbylli ngjarjet për këtë vit, për të lënë hapësirë për ngjarjen e ardhshme që do të organizohet nga Bizz shpk dhe Albanian Innovation Foundation , “3rd Infocom Security Forum”, i planifikuar për në muajin Nëntor 2017, ku specialistë të informacionit dhe sektorit të sigurisë do të mblidhen për të diskutuar në lidhje me ndryshimet në mjedisin e këtij sektori.

Evente

Albanian Skills 2017

Maj 26, 2017
ora 08:00 dhe 27 Maj ora 09:00

Samiti Global i PR në Beograd

Qershor 1, 2017
9 AM - 5 PM

Innovate your way out 2017!

Qershor 2, 2017
10 AM - 2 PM

SAMITI GLOBAL I GRUAS

Qershor 3, 2017
9 AM/6PM

Doing Business 2017

Shtator 28, 2017
në orën 09:00 - 29 Shtator Sep 29 në orën 20:00