Përditësuar së fundmi: 12/04/2017

Doni të dini çfarë i bën Coca Cola stomakut tuaj?

Share
nga Neada Muçaj
Pri 12, 2017

E përditshmja “Daily Mail” ka publikuar në faqen e saj online një video që tregon se çfarë mund të bëjë një Coca-Cola nëse bashkohet me lëngjet e stomakut. Video është klikuar më shumë se 9 milion herë në Facebook. Ky është një eksperiment shkencor që është publikuar në Youtube nga ‘Molten Science’.

Pasi pija shtohet në një gotë prej xhami me acid, flluskat rriten me shpejtësi lart, derisa përfundimisht përhapen mbi xham. Në fund mbetet një masë e pështirë e errët, që ngjan më shumë si katran.

Shkencëtari në video thekson madje se ajo gjithashtu ka ngrohur sipërfaqen e xhamit. Kritikat nga njerëz të shumtë thonë se kjo substancë nuk është një përfaqësim i mirë i acidit në stomak. Por në fakt të tjerë komentues e aprovojnë këtë efekt.

Kjo video vjen vetëm disa muaj pas një eksperiment tjetër që krahason një Coca Cola normale me një Coca Cola Zero. Kur të dyja pijet u derdhën në një tigan dhe u vunë të zienin, pija pa sheqer la vetëm një sasi të vogël të sheqerit të karamelizuar në tigan, në krahasim me pijen normale.

Për më tepër shikoni videot e mëposhtme:

/DailyMail

Evente

Shkolla verore “Aftesitë menaxheriale dhe Lidership”

Qershor 30, 2017
2:00 PM - 5:00 PM Korrik 2

Imazhi i ri i aplikacionit Baboon

Korrik 1, 2017
8:00 AM - 8:00 PM

Hardh Fest 2017

Shtator 7, 2017
9:00 AM - Shtator 10 9:00 PM

Doing Business 2017

Shtator 28, 2017
në orën 09:00 - 29 Shtator Sep 29 në orën 20:00