"Do you have an idea?", ja cilat ishin idetë që kaluan në fazën tjetër - Business Magazine Albania

“Do you have an idea?”, ja cilat ishin idetë që kaluan në fazën tjetër


Vazhdon seria e transmetimit të emisionit televiziv “Do you have an idea?” në Vizion Plus nën prezantimin e Turjan Hyska, i cili ka si qëllim promovimin dhe mbështetjen e ideve inovative të biznesit. Pesë ide të reja u prezantuan edhe këtë herë para një jurie të përbërë prej 5 emrash që shënojnë histori suksesi në botën e sipërmarrjes në Shqipëri.

Këtë të Enjte pjesë e jurisë ishin:

1. Dionis Teqja është president i “Megatek”, një kompani aksionere me kapital 100% shqiptar. “Megatek” është pjesë e “Teqja Grup”. Ajo është e fokusuar që të shërbejë në tregun me shumicë dhe pakicë të artikujve me destinacion përdorimi në ambiente publike dhe individuale të kategorive të ndryshme. “MEGATEK SA”  ushtron aktivitetin e tij që prej vitit 2009 dhe është sot hipermarketi i vetëm në Shqipëri i stilit “Bëje mirë, bëje vetë”. Mbi 300 punonjës kujdesen në 7 ditë të javës për mbarëvajten e shitjes së më shumë se 40.000 produkteve nga 50 vende të ndryshme të botës. Hipermarketi ofron produkte në kategoritë: vegla pune, ndriçim dhe materiale elektrike, materiale hidraulike dhe hidrosanitare, materiale ndërtimi, bojëra, korniza dhe piktura, kopshtari, ngrohje dhe ftohje, materiale druri, mobilim dhe dekorim i brendshëm dhe i jashtëm, kuzhina dhe aksesorët e saj, materiale për ndërtimin në infrastukturë (ujësjellës, rrugë, parqe, etj). Megatek operon sot në një treg dinamik dhe përballet me konkurentë ndërkombëtarë, duke patur një rritje shumë të kënaqëshme nga viti në vit, në pjesën e tregut që ai zotëron.

2. Silvio Pedrazzi është CEO i “Intesa Sanpaolo Bank Albania Sh.a” që nga 1 Tetori 2013 dhe shërben si drejtor i saj. Ai shërbeu si kryetar i bordit mbikëqyrës të bankës tregtare të aksionarëve të “Pravex-Bank” që nga Shtatori 2008. Gjithashtu ai shërbeu si drejtor jo ekzekutiv në bankën e Aleksandrisë (S.A.E) si dhe shërbn si anëtar i bordit ekzekutiv në bankën Intesa A.D. Intesa Sanpaolo Bank Albania është një bankë kryesore në vend që u ofron kompanive, klientëve institucionalë e privatë me të ardhura të larta si dhe klientëve individë e biznese të vogla e të mesme zgjidhje të arsyeshme përmes shërbimeve e produkteve të shkëlqyera. Banka i ofron shërbimet e saj përmes një rrjeti prej 32 degësh në qytete të ndryshme të vendit dhe vazhdon të zgjerohet në mënyrë strategjike duke ndjekur nga afër zhvillimin ekonomik të Shqipërisë.

3. Z.Luan Muça është zyrtarisht President & CEO i “Delta Group” dhe themeluesi i kompanisë që nga viti 1996. I lindur në Elbasan në 5 Gusht të vitit 1971 Z. Luan Muça pasi mbaroi me rezultate të shkëlqyera në vitin 1989 gjimnazin “Dhaskal Todri” në qytetin e Elbasanit, vazhdoi studimet në Universitetin “Aleksandër Xhuvani”. Falë punës dhe përkushtimit z.Luan Muça në Qershor të vitit 2014 i është akorduar titulli “Nderi i qytetit të Durrësit” nga Bashkia Durrës me motivacionin: “Për kontributin e rëndësishëm që jep në zhvillimin ekonomik të qytetit të Durrësit, në mbështetjen e aktiviteteve, në promovimin e historisë dhe kulturës qytetare Durrsake, për vlerat e spikatura intelektuale, qytetare dhe humane”. “Të arrish në majë duhet forcë, ambicie dhe fat, të qëndrosh atje, duhet karakter!” Në koherencë me këtë thënie Ceo & Presidenti i Delta Group z. Luan Muça ka bërë të mundur arritjen në piedestalin e biznesit shqiptar të kompanive Delta Home, Deutschcolor, Dast dhe Delta. Këtë fakt e tregon më së miri dhe marrja e një çmimi tepër të rëndësishëm për Delta Group si biznesi më i sukseshëm Import – Export për vitin 2014, çmim ky i akorduar nga Dhoma e Tregtisë.

4. Gladiola Dona është themeluese e “Akademisë së turizmit dhe mikëpritjes”. “HOSPITALITY & TOURISM Academy” është një qendër profesionale për të rinj ambiciozë në fushën e Hoteleri Turizmit. E liçensuar nga Ministria e Mirëqenies Sociale dhe Rinisë, qendra trajnon dhe certifikon profesionistë barman, kamarier, recepsionistë, hotelier, menaxher, hostess, agjent udhëtimesh, menaxher eventesh dhe bufe etj. Një shërbim tjetër i kesaj akademie është “Start-up“, një paketë në ndihmë të sipërmarrësve të rinj që planifikojnë të hapin një biznes në fushën e HORECA, që nga arredimi, oferta, marrëdhëniet me furnitorët, përzgjedhja e trajnimi i stafit, deri tek konsulenca për një periudhë kohe të caktuar deri sa biznesi të fillojë operimin e suksesshëm.

5. Dritan Mezini është themeluesi dhe drejtori ekzekutiv i kompanisë “DM Consulting Services” në Shqipëri dhe Kosovë. Me një përvojë të pasur mbi 20 vjet, Z. Dritan Mezini sjell ekspertizë të jashtëzakonshme në fushën e menaxhimit të IT, menaxhimit të projekteve, komunikimit, burimeve njerëzore dhe analizën e proceseve në biznes. Ai është një ekspert i përfshirë gjatë në industri globale komplekse të ndryshme dhe në nisma biznesi shumë miliona dollarëshe. Dritan Mezini është diplomuar nga Universiteti i Tiranës në degën e Shkencave të Teknologjisë së Informacionit dhe Shkencave Kompjuterike. Ai gjithashtu mban dy diploma Master  – në Administrim Biznesi me koncentrim në Menaxhimin e Sistemeve të Informacionit nga Universitetin i Illinoisit Perëndimor në Macomb, IL, SHBA dhe në Menaxhimin e Projekteve nga Keller Graduate School of Managment, në DeVry University of Chicago, IL, SHBA. Ai gjithashtu është themelues i portalit  Duapune.com, i cili është realizuar si një pikë takimi e kërkesave dhe ofertave të tregut të punës, ku punëkërkuesit dhe punëdhënësit gjejnë njeri-tjetrin. Duapune.com i krijon punëkërkuesit një mundësi më tepër, për të bërë të njohur eksperiencën, kualifikimet dhe interesin e tyre për punë. Duapune.com i vjen në ndihmë të gjithë kompanive punëdhënëse për të publikuar ofertat e tyre të punës. Ju mund të përfitoni nga baza e të dhënave e CV-ve për të zgjedhur kandidatët e dëshiruar.

Si në çdo puntatë edhe këtë here 5 konkurentë prezantuan idetë e tyre përpara jurisë në një hark kohor prej 7 minutash secili. Në fund të çdo prezantimi anëtarët e jurisë bënin pyetje rreth produktit apo idesë së tyre.

Pezana Rexha ishte konkurentja e parë e puntatës së tetë me idenë e saj “Pana – Storytelling furniture”, një projekt me një domethënie shumë të madhe, një kompani e cila ka bërë të mundur të fusë shumë faktorë në të njëjtin sistem, ku prodhojnë mobilie tërësisht unike dhe ekologjike nga druri i vjetër që përdoret për ndërtim, paletat dhe mobiljet e vjetra. Pezana ka të punësuar persona nga grupe të margjinalizuara, si romët, pensionistët, fëmijët jetimë etj. “Pana – Storytelling furniture” ka fituar “Çmimin si biznesi social me inovativ”. Ajo kërkonte një showroom për të pasqyruar artin e tyre, rritjen e kapacitetit të prodhimit dhe mbështetje për marketing. Shuma e kërkuar ishte 30’000 euro. Ky projekt u pëlqye shumë nga anëtarët e jusrisë ku Dionis Teqja, Presidenti i Megatek i ofroi një hapësirë showroom-i për promovim.

– Ideja e dytë e prezantuar nga Ergys Turja ishte “ZBEE”, një makinë elektrike, e cila shërben si taksi, tërësisht ekologjike, ku karburantin e merrte nga energjia elektrike. Këto makina do mundësoheshin nga një kompani suedeze me një garanci 5 vjeçare. Ai kërkonte investim për të financuar idenë e tij.

–Ideja e tretë u prezantua nga Kozeta Halili. Ajo kërkonte mbështetje financiare për zgjerimin e biznesit të saj nga një mini biznes në fasoneri. Ajo ishte prej 25 vitesh stiliste dhe kishte krijuar atelien e saj të parë para tre vjetësh. Aktiviteti i saj konsistonte në prodhimin e veshjeve, një markë tërësisht shqiptare nën brandin “Kozeta Halili”.

– “Life on a boat (jeta në një varkë)”, ideja e katërt e prezantuar nga Genta Ahmeti, konsistonte në një projekt artizanal për ndërtimin e varkave prej druri. Këto varka do ishin prodhim plotësisht shqiptar dhe do përbënin tre lloje varkash, dy lloje për sport dhe një lloj për punë. Këto varka do të shiteshin apo do të jepeshin me qera. Genta donte të ndërtonte muzeun e parë të detarisë në Shqipëri. Ajo kërkonte mbështetje financiare apo mundësi të ndryshme financiare për projektin e saj.

– Ideja e pestë dhe e fundit e prezantuar nga Ledian Shera ishte “WeAreAlbania”. Ky projekt është ndërtuar për ata që e kanë të vështirë të zgjedhin ku do shkojnë për pushime, te cili nightclub të festojnë apo te cili restorant të ulen, të informohen për vendin e tyre si dhe të kenë mundësinë të blejnë online produkte shqiptare. Synimi është që të kishin një “one stop” website që ka të gjithë informacionin dhe shërbimet e nevojshme që i duhen një turisti apo dhe ndihmon bizneset shqiptare për një reklamim shumë më efektiv dhe më të lirë se aktualisht. Ai kërkonte një mbështetje financiare për zhvillimin e projektit të tij. Gladiola Dona një nga pjesëtaret e jurisë i ofroi mbështetje dhe Dritan Mezni i ofroi këshillim dhe mentorim për projektin e tij.

Në fund të puntatës, vetëm dy prej ideve arritën të kalonin në fazën tjetër: “Pana – Storytelling furniture” e prezantuar nga Pezana Rexha dhe ideja e Genta Ahmetit me “Life on a boat”.

Do You Have an Idea?” i jep mundësi të gjithë atyre që kanë qëllim për t’i shërbyer njerëzve në nevojë apo t’ua lehtësojnë jetën, që të vijnë në program, ta paraqesin idenë e tyre përballë jurisë dhe të marrin fondin e nevojshëm për të bërë realitet planin e tyre të biznesit.

Business Magazine Albania ju fton që të merrni pjesë në këtë format televiziv për të ndarë me të gjithë idenë tuaj inovative të biznesit. Ndiqeni puntatën e radhës të “Do you have an idea?” të Enjten në datën 4 Maj në Vizion Plus.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #34 - Mars 2024

Për një vit të mbarë!

Viti 2024 ka nisur me sfidat dhe mundësitë e tij. Ndërsa kompanitë do të duhet të përballen me disa ndryshime ligjore dhe njëkohësisht trendet e tregjeve: si rritje çmimesh dhe rritje e kostos së fuqisë punëtore, startupet janë para mundësive dhe një klime favorizuese. Thirrje të shumta janë hapur në fushën e biznesit, kulturës dhe ideve të gjelbërta. Ndër më të rëndësishmit, programi i qeverisë për financimin e 80 startupeve në tre faza zhvillimi të tyre

Për të kuptuar rëndësinë e bizneseve të reja, veçanërisht në teknologji, mjafton të shohim që edhe sipërmarrje të konsoliduara vendase, si një grup kompanish si Balfin, kanë një vëmendje të theksuar tek startupet. Z. Samir Mane, President i këtij grupi, prej kohësh ka treguar interes, duke i mbështetur, por edhe duke investuar në një prej startupeve që pritet të sjellë revolucion në bio-inxhinieri. Vëmendja tek risia dhe inovacioni vlerësohet të jetë një nga arsyet kryesore, përse audienca jonë e zgjodhi në kompeticionin tonë të dhjetorit si Sipërmarrësi i Vitit. Në një intervistë ekskluzive, z. Mane tregon për ne copëza domethënëse nga …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0