Coding MY GAME - Business Magazine Albania

Coding MY GAME


#Codingmygame

Në këtë #kurs #fëmijët mësojnë të Ideojnë dhe Programojnë lojën e tyre. Përherë të parë fёmijёt njihen me atë çfarë qëndron prapa kunitave të lojrave të tyre të preferuara dhe nga aktor pasiv vendosin të kthehen në protagonist dhe ta #programojnë vetë lojën e tyre.

Vlera:

  1. U ofron fëmijëve njohuri dhe shkathtësi për t’u shndërruar nga konsumatorë të informacionit dixhital, në dizajnerë dhe krijues të mjeteve të reja për të rritur të mësuarit, për të zgjidhur problemet ose për t’u argëtuar,
  2. Stimulon gjetjen e zgjidhjeve të problemeve,
  3. Nxit kreativitetin,
  4. Prezanton nocionet e programimit dhe robotikёs tek fëmijët.

#smartgigs

Mosha: 10-16 vjec

Kohëzgjatja: 4 javë (vetëm të Hënë – të Enjte)

Orari: 17:30 dhe 19:30

Datat e fillimit: 3 Korrik – 27 Korrik

Çmimi: 60 euro

Për tu regjistruar: https://goo.gl/forms/CCR3Py66jm9l2tKX2

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #34 - Mars 2024

Për një vit të mbarë!

Viti 2024 ka nisur me sfidat dhe mundësitë e tij. Ndërsa kompanitë do të duhet të përballen me disa ndryshime ligjore dhe njëkohësisht trendet e tregjeve: si rritje çmimesh dhe rritje e kostos së fuqisë punëtore, startupet janë para mundësive dhe një klime favorizuese. Thirrje të shumta janë hapur në fushën e biznesit, kulturës dhe ideve të gjelbërta. Ndër më të rëndësishmit, programi i qeverisë për financimin e 80 startupeve në tre faza zhvillimi të tyre

Për të kuptuar rëndësinë e bizneseve të reja, veçanërisht në teknologji, mjafton të shohim që edhe sipërmarrje të konsoliduara vendase, si një grup kompanish si Balfin, kanë një vëmendje të theksuar tek startupet. Z. Samir Mane, President i këtij grupi, prej kohësh ka treguar interes, duke i mbështetur, por edhe duke investuar në një prej startupeve që pritet të sjellë revolucion në bio-inxhinieri. Vëmendja tek risia dhe inovacioni vlerësohet të jetë një nga arsyet kryesore, përse audienca jonë e zgjodhi në kompeticionin tonë të dhjetorit si Sipërmarrësi i Vitit. Në një intervistë ekskluzive, z. Mane tregon për ne copëza domethënëse nga …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0