Cili ishte vendimi që e çoi Warren Buffett në ndërtimin e perandorisë së tij 76 miliardë $? - Business Magazine Albania

Cili ishte vendimi që e çoi Warren Buffett në ndërtimin e perandorisë së tij 76 miliardë $?


Me një vlerë neto prej 71.9 miliardë $, 80 vjeçari Warren Buffett është një nga financierët më të suksesshëm në botë.

Që në moshë të re, Buffett dukej i destinuar për madhështi. Kur ishte 16 vjeç, ai kishte grumbulluar 53.000 $.

Në kohën që ai u diplomua nga Shkolla e Biznesit në Kolumbi, në vitin 1951, dukej se asgjë nuk mund ta ndalonte në rrugën e tij.

E pra, pothuajse asgjë.

Në pjesën më të madhe të jetës së tij, Buffett luftoi me një frikë paralizuese të të folurit në publik.

“Unë e rregullove jetën time në mënyrë të tillë që unë kurrë mos të dilja përpara të gjithëve” thotë ai për biografen, Alice Schroeder.

Si arriti Buffett të kapërcente frikën e tij duke u bërë një nga komunikuesit e biznesit më të angazhuar dhe më të nderuar të të gjitha kohërave?

E thjeshtë: praktikë, praktikë, praktikë.

Tejkalimi i barrierave për sukses

Pas kthimit në Omaha pas diplomimit, Buffett pa një shpallje për një kurs të foluri në “Dale Carnegie” dhe u regjistrua.

Një herë në javë, 20 vjeçari Buffett u bashkua me një grup prej 30 shokësh të tmerruar njësoj ndaj të folurit në publik. Çdo nxënësi iu dha një libër me shembuj fjalimesh dhe duhet ta paraqiste atë para klasës çdo javë.

Të bashkuar në vetë terrorin e tyre, shokët e klasës formuan një mjedis mbështetës dhe inkurajues.

Nëpërmjet disa javësh praktikë dhe duke zhvilluar truke për të hequr frikën e tij, puna e madhe e Buffett u shpërblye.

Pavarësisht se ka diploma të fituara nga dy universitete elitare, e vetmja diplomë e cila shfaqet aktualisht në zyrën e Buffett është një certifikatë diplomimi nga kursi i të folurit publik “Dale Carnegie” në Omaha.

“Kjo është diploma më e rëndësishme që unë kam”, tha Buffett për BBC.

Evolucioni i një komunikuesi

Sot, Buffett është i njohur për aftësitë e tij të qarta të komunikimit efektiv.

Në letrën e tij vjetore për aksionarët e Berkshire Hathaway, Buffett është tejet me këmbë në tokë dhe i qartë.

Por edhe më e rëndësishme është përmbajtja e letrës, e cila është mënyra më e dallueshme dhe kreative me të cilën Buffett komunikon mesazhin e tij.

Në një raport prej 23 faqesh, Buffett shpjegon rritjet dhe uljet financiare të vitit me qartësi dhe zhargon minimal.

Sekreti i Buffett për të shkruar në mënyrë të drejtpërdrejtë? Ai i imagjinon dhe i trajton ata si vëllezërit dhe motrat e tij, jo si aksionerët e tij.

“Salca sekrete” e Buffett

Karriera e Buffett mund të ndërtohet mbi ide të shkëlqyera dhe investime të zgjuara, por reputacioni i tij është i bazuar në aftësinë për të komunikuar në mënyrë efektive.

“Ju duhet të jetë në gjendje të komunikoni në jetë”, shpjegon Buffett në një intervistë të fundit.

“Shkollat, në një farë mase e nënvlerësojnë këtë. Nëse ju nuk mund të komunikoni dhe të bisedoni me njerëz të tjerë, ju jeni duke hequr dorë nga potenciali juaj.”

Ajo që ka funksionuar për të, mund të funksionojë edhe për ju. Buffett nxit profesionistët e tjerë të kapërcejnë frikën e tyre e të folurit në publik sa më shpejt të jetë e mundur, duke thënë: “Është shumë më e lehtë të mësosh zakonet e duhura kur jeni i ri … ju ndonjëherë duhet ta detyroni veten të bëjë disa gjëra.”

Burimi: inc.com

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #34 - Mars 2024

Për një vit të mbarë!

Viti 2024 ka nisur me sfidat dhe mundësitë e tij. Ndërsa kompanitë do të duhet të përballen me disa ndryshime ligjore dhe njëkohësisht trendet e tregjeve: si rritje çmimesh dhe rritje e kostos së fuqisë punëtore, startupet janë para mundësive dhe një klime favorizuese. Thirrje të shumta janë hapur në fushën e biznesit, kulturës dhe ideve të gjelbërta. Ndër më të rëndësishmit, programi i qeverisë për financimin e 80 startupeve në tre faza zhvillimi të tyre

Për të kuptuar rëndësinë e bizneseve të reja, veçanërisht në teknologji, mjafton të shohim që edhe sipërmarrje të konsoliduara vendase, si një grup kompanish si Balfin, kanë një vëmendje të theksuar tek startupet. Z. Samir Mane, President i këtij grupi, prej kohësh ka treguar interes, duke i mbështetur, por edhe duke investuar në një prej startupeve që pritet të sjellë revolucion në bio-inxhinieri. Vëmendja tek risia dhe inovacioni vlerësohet të jetë një nga arsyet kryesore, përse audienca jonë e zgjodhi në kompeticionin tonë të dhjetorit si Sipërmarrësi i Vitit. Në një intervistë ekskluzive, z. Mane tregon për ne copëza domethënëse nga …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0