Cili është plani ambicioz i Mark Zuckerberg për Facebook në 10-vjeçarin e ardhshëm? - Business Magazine Albania

Cili është plani ambicioz i Mark Zuckerberg për Facebook në 10-vjeçarin e ardhshëm?


UBS* ka rritur parashikimet për aksionet në Facebook, nga një target çmimesh 155 $ në 165 $, pjesërisht pasi vendosi se plani 10-vjeçar ambicioz i Mark Zuckerberg për rrjetin social do të rezultojë në të ardhura reale.

Në fillim të vitit 2016, CEO i Facebook, Mark Zuckerberg tregoi vizionin e tij që e sheh kompaninë duke investuar shuma të mëdha në inteligjencën artificiale, realitetin virtual, lidhjen globale dhe në platforma si Messenger dhe WhatsApp, të cilat kanë ende mundësi për të gjeneruar të ardhura të konsiderueshme.

“Ne jemi të bindur se gjatë 2-5 viteve të ardhshme, FB Messenger, WhatsApp dhe Oculus do të lëvizin duke u fokusuar në rritjen e numrit të përdoruesve dhe ekosistemit të investimeve,” shkruan UBS.

“Ndërsa ne nuk presim të ardhura domethënëse nga këto biznese mbi një periudhë afatmesme, mundësitë afatgjata ekzistojnë dhe mund të japin mundëi të konsiderueshme & rrugë të shumta për të fituar para.”

Për shembull, UBS pret që Oculus të miratojë një model biznesi ku ajo i kërkon zhvilluesve të krijojnë software të realitetit virtual për kufjet e saj – të njëjtin model të përdorur nga Sony, Microsoft dhe Nintendo për lojrat e tyre.

UBS* është një kompani globale për shërbimet financiare.

Burimi: businessinsider.com

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #34 - Mars 2024

Për një vit të mbarë!

Viti 2024 ka nisur me sfidat dhe mundësitë e tij. Ndërsa kompanitë do të duhet të përballen me disa ndryshime ligjore dhe njëkohësisht trendet e tregjeve: si rritje çmimesh dhe rritje e kostos së fuqisë punëtore, startupet janë para mundësive dhe një klime favorizuese. Thirrje të shumta janë hapur në fushën e biznesit, kulturës dhe ideve të gjelbërta. Ndër më të rëndësishmit, programi i qeverisë për financimin e 80 startupeve në tre faza zhvillimi të tyre

Për të kuptuar rëndësinë e bizneseve të reja, veçanërisht në teknologji, mjafton të shohim që edhe sipërmarrje të konsoliduara vendase, si një grup kompanish si Balfin, kanë një vëmendje të theksuar tek startupet. Z. Samir Mane, President i këtij grupi, prej kohësh ka treguar interes, duke i mbështetur, por edhe duke investuar në një prej startupeve që pritet të sjellë revolucion në bio-inxhinieri. Vëmendja tek risia dhe inovacioni vlerësohet të jetë një nga arsyet kryesore, përse audienca jonë e zgjodhi në kompeticionin tonë të dhjetorit si Sipërmarrësi i Vitit. Në një intervistë ekskluzive, z. Mane tregon për ne copëza domethënëse nga …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0