Përditësuar së fundmi: 21/04/2017

Cilat janë shenjat e horoskopit me më shumë fat?

Share
nga Neada Muçaj
Pri 21, 2017

Disa njerëz duket se gjithmonë e kanë fatin në anën e tyre! Por cilët janë ata persona që kanë më shumë fat duke u bazuar te shenja e tyre e horoskopit? 

Peshorja (23 Shtator – 22 Tetor)

Nuk është më sekret se ju jeni optimist i përjetshëm dhe jeta shpesh ju shkon ashtu siç ju e doni. Nëse e keni menduar ndonjëhere se pse ju keni tendencën për të lënë pas çdo ditë të keqe, e gjitha kjo ka të bëjë me perceptimin tuaj. Duhet të falenderoni planetin tuaj, Venusin, i cili bën që ju të keni shumë fat në jetë.

Akrepi (23 Tetor – 21 Nëntor)

Edhe pse ju keni tendencën të shikoni gjërat negative në jetë, Akrep e vërteta është që ju jeni me të vërtetë njeri me fat. Edhe në rastet kur ju bëni thjesht një përpjekje të vogël në gjërat që doni, ju i arrini ato. Edhe kur keni nevojë për ndryshim, jeta ua mundëson këtë.

Shigjetari (22 Nëntor – 21 Dhjetor)

Urime! Ju jeni një nga shenjat më me fat në të gjithë zodiakun. Kjo nuk do të thotë se nuk do të hasni asnjëherë sfida, por nënkupton që gjithmonë do të gjeni një zgjidhje për to.

Bricjapi (22 Dhjetor – 19 Janar)

Edhe pse shenja juaj është përcaktuar si një lider në zodiak, duke ju bërë të parët që përballen me pengesat dhe vështirësë, të cilat i mbani larg të tjerëve, ju gjithmonë do t’i kaloni me shumë lehtësi ato. Për sa kohë që ju përfshiheni shumë mendërisht dhe emocionalisht në çdo gjë që bëni, atëherë ju do keni mjaftueshëm fat për ta çuar atë në vijën e finishit.

Peshqit (19 Shkurt – 20 Mars)

Njëherë e një kohë, planeti i fatit, Jupiteri, ishte i pari në shenjën tuaj. Edhe pse Neptuni, planeti i frymëzimit dhe aftësisë psikike është sundimtari aktual i Peshqve, Jupiteri ka ende ndikim mbi ju. Kjo do të thotë se ju nuk jeni vetëm me fat, por keni edhe dy planete udhëzuese në jetën tuaj.

/YourTango

Evente

Shkolla verore “Aftesitë menaxheriale dhe Lidership”

Qershor 30, 2017
2:00 PM - 5:00 PM Korrik 2

Imazhi i ri i aplikacionit Baboon

Korrik 1, 2017
8:00 AM - 8:00 PM

Hardh Fest 2017

Shtator 7, 2017
9:00 AM - Shtator 10 9:00 PM

Doing Business 2017

Shtator 28, 2017
në orën 09:00 - 29 Shtator Sep 29 në orën 20:00