Cilat janë rreziqet më të mëdha që i kanosen botës? - Business Magazine Albania

Cilat janë rreziqet më të mëdha që i kanosen botës?


Raporti Botëror i Rreziqeve, edicioni i 11-të ka nxjerrë në pah se cilat do të jenë rreziqet më të mëdha përgjatë dhjetëvjeçarit të ardhshëm. Ky studim tregon se problemet që janë vërejtur gjatë dhjetë viteve të fundit po tregojnë tendenca të reja, shpesh të papritura për zhvillimin e ekonomive dhe të kombeve.

Ngrohja globale, gjatë 2015-ës solli për herë të parë temperatura që ishin 1 gradë më shumë se mesatarja vjetore e epokës paraindustriale. Rreth 60 milionë persona kanë qenë të detyruar të emigrojnë. Bëhet fjalë për numrin më të madh të shënuar në histori.

Krimet ekonomike i kushtojnë botës 445 miliardë dollarë, një shifër kjo që është shumë herë më e lartë se PBB-ja e disa shteteve.

Në këtë kontekst, raporti identifikon nevojën për të përforcuar masat mbrojtëse dhe tregon shembuj konkret sesi mund të arrihet ky objektiv.

Për të dytin vit me radhë, problemet e natyrës gjeopolitike mbeten ndër shqetësimet kryesore. Tre skenarë të mundshëm japin informacione për mbrojtjen që duhet përballë kërcënimeve të vazhdueshme, duke theksuar rolin në rritje të bashkëpunimit mes sektorit privat dhe atij publik.

Rreziqet e reja që kanë dalë në pah rritja e vazhdueshme e varësisë nga interneti, hendekun që po zgjerohet mes pagave veçanërisht në shoqëritë që janë në zhvillim.

Janë rreth 750 ekspertë dhe drejtues në mbarë botën që i janë përgjigjur sondazhit të organizuar nga Forumi Ekonomik Botëror. Në të është kërkuar që të identifikohen 29 rreziqe botërore të tipit social, teknik, ekonomik, mjedisor dhe gjeopolitik me një kohështrirje prej dhjetë vjetësh.

Sipas sondazhit në vend të parë, të rreziqeve më të mëdha që i kanosen botës është pikërisht ai i ndryshimeve klimatike dhe që do të ketë ndikim të ndjeshëm në vitet që do të vijnë.

Në vend të dytë si rrezik i ndjeshëm gjenden armët e shkatërrimit në masë dhe në vend të tretë krizat hidrike.

Emigrimet e detyruara për shkak të kushteve klimaterike janë vendosur ndër rreziqet kryesore, së bashku me ndryshimet e forta që mund të pësojnë çmimet e burimeve energjetike.

Rreziqe të tjera botërore mbeten problemet që kombinojnë mes tyre elementë me karakter ekonomik, përfshirë këtu krizat financiare në ekonomitë kryesore, rritja e papunësisë ose papunësia strukturore.

I shtohen këtyre çështjeve edhe sulmet informatike dhe paqëndrueshmëria e thellë sociale.

Të intervistuarve iu kërkua që të gjenin se cilat rreziqe mund të kishin lidhje mes tyre dhe u theksua se ndryshimet klimaterike mund të shkaktojnë kriza hidrike, e si rrjedhojë edhe lëvizje të detyruara migratore. Për t’i parandaluar kërkohen një menaxhim më i mirë i burimeve ujore që i përshtaten këtyre ndryshimeve, të bëhet e mundur furnizimi i popullsisë që është në rritje.

Rreziqet e sipërmarrjeve

Por, ekspertët e botës së biznesit që kanë marrë pjesë në sondazh kanë identifikuar edhe rreziqet më shqetësuese për klimën e sipërmarrjes. Përgjigjet i referohen 140 ekonomive që tregojnë tendencat në nivel kombëtar, rajonal dhe botëror. Në shkallë botërore janë identifikuar dy rreziqet kryesore ekonomike: papunësia dhe luhatjet e çmimeve të burimeve energjetike.

Më pas vijnë rreziqet që kanë të bëjnë me paaftësinë e autoritete për të qeverisur vendet e tyre, krizat financiare, ‘flluskat’ spekulative.

Nga përgjigjet që kanë dhënë të intervistuarit në Europë, ndër rreziqet kryesore renditen ato me karakter ekonomik. Të ngjashme janë edhe në Kanada, ndërsa në SHBA më të ndjeshme janë sulmet informatike. Në Azi dhe në Rusi janë më të prekshme problemet që kanë të bëjnë me inflacionin e pakontrolluar, krizat financiare , si dhe konfliktet mes shteteve. Në zonën e Paqësorit, dominojnë rreziqet që kanë të bëjnë me luhatjet e çmimeve të burimeve energjetike dhe ‘flluskat’ spekulative.

 

burimi: fax.al

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #34 - Mars 2024

Për një vit të mbarë!

Viti 2024 ka nisur me sfidat dhe mundësitë e tij. Ndërsa kompanitë do të duhet të përballen me disa ndryshime ligjore dhe njëkohësisht trendet e tregjeve: si rritje çmimesh dhe rritje e kostos së fuqisë punëtore, startupet janë para mundësive dhe një klime favorizuese. Thirrje të shumta janë hapur në fushën e biznesit, kulturës dhe ideve të gjelbërta. Ndër më të rëndësishmit, programi i qeverisë për financimin e 80 startupeve në tre faza zhvillimi të tyre

Për të kuptuar rëndësinë e bizneseve të reja, veçanërisht në teknologji, mjafton të shohim që edhe sipërmarrje të konsoliduara vendase, si një grup kompanish si Balfin, kanë një vëmendje të theksuar tek startupet. Z. Samir Mane, President i këtij grupi, prej kohësh ka treguar interes, duke i mbështetur, por edhe duke investuar në një prej startupeve që pritet të sjellë revolucion në bio-inxhinieri. Vëmendja tek risia dhe inovacioni vlerësohet të jetë një nga arsyet kryesore, përse audienca jonë e zgjodhi në kompeticionin tonë të dhjetorit si Sipërmarrësi i Vitit. Në një intervistë ekskluzive, z. Mane tregon për ne copëza domethënëse nga …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0