Cilat janë rreziqet dhe përfitimet e investimeve online në ‘forex’ dhe si të ruhemi nga platformat e paliçensuara? - Business Magazine Albania

Cilat janë rreziqet dhe përfitimet e investimeve online në ‘forex’ dhe si të ruhemi nga platformat e paliçensuara?



Forex është trendi më i ri në Shqipëri. Mjafton një lidhje interneti, një kompjuter ose smartfon, pak intuitë ekonomike dhe brenda pak sekondave je dhe ti pjesë e tregut që xhiron 5.1 trilionë USD në ditë (sipas raportit të BIS – Bank for International Settlements publikuar në Prill, 2016). Duke qenë një treg kaq i madh, Forex ose Foreign Exchange, që në shqip nënkupton këmbimin e valutave të huaja, është një biznes shumë tërheqës. Andri Kasneci, Administrator i Platinium Investment Shpk, një prej kompanive të liçensuara nga Banka e Shqipërisë si subjekt financiar jo bankë shpjegon se si të dallohen platformat e liçensuara dhe cilat janë risqet dhe përfitimet që vijnë nga këto lloj investimesh.

Sa kompani operojnë në tregun Forex në Shqipëri, cilat janë ato?
Ka me mijëra kompani që operojnë në Forex, ku një pjesë janë të paliçensuara, ose në process liçensimi dhe një pjesë zotërojnë liçensa nga institucionet rregullatore përkatëse. Në Shqipëri janë regjistruar dhe operojnë 3 shoqëri të liçensuara dhe të kualifikuara për të operuar në Forex.

PLATINIUM INVESTMENT Sh.p.k – Liçensuar pranë Bankës së Shqipërisë në Qershor 2012, si institucion financiar jo-bankë, për të ushtruar veprimtarinë financiare të shërbimeve këshilluese, ndërmjetëse dhe shërbimeve të tjera ndihmëse për këmbimin valutor, dhe e specializuar në platformat online të tregtimit të valutave dhe instrumentëve të tjerë valutor Forex. Operon në treg nëpërmjet OxTrade (oxtrade.al), platforma e parë shqiptare për Forex që përdor tëknologjinë e mirënjohur në industrinë Forex – Metatrader 4.

AKSIONER INTERNATIONAL SECURITIES BROKERAGE sh.a – Shoqëri brokerimi në tituj për blerjen dhe shitjen e titujve me porosi të klientit në tregun e liçensuar në territorin e Republikës së Shqipërisë. Broker Fizik i liçensuar pranë AMF që në Prill 2011.

STOCK INTERNATIONAL ALBANIA sh.a – Shoqëri brokerimi në tituj për blerjen dhe shitjen e titujve me porosi të klientit në tregun e liçensuar në territorin e Republikës së Shqipërisë. Broker Fizik i liçensuar pranë AMF që në Qershor 2015, e cila operon në treg si agjent i lidhur i një shoqërie qipriote.

Gjithashtu në Shqipëri tentojnë të operojnë edhe platorma të tjera pa liçensë nga autoritetet shqiptare. Mund të përmendim Fx Lider dhe AdmiralMarket, të cilat kanë organizuar dhe promovojnë seminaret e tyre në Shqipëri pa u kapur nga radari i institucioneve rregulluese.

Është e vështirë të monitorosh platformat e palicensuara dhe po aq e veshtirë është të monitorsh dhe të dallosh skemat mashtruese. Mund të themi që platformat jo-legjitime nuk marrin guximim të marketohen. Publiku duhet të ketë kujdes nga portalet e huaja, të cilat u kërkojnë të regjistrojnë të dhënat personale, pasi këto portale ua shesin informacionin portaleve të paliçensuara dhe si rrjedhojë bëjnë të mundur kontaktin e drejtpërdrejtë, nën radarin e institucioneve mbikqyrëse.

Forex – është investim apo spekullim?
Investimi nëpërmjet platformave elektronike online, bazuar mbi evente ekonomiko-politike dhe analiza statistikore dhe financiare, mbetet në rangun e spekullimit ose hamendësimit. Forex është aktivitet online që ka të bëjë kryesisht me lëvizjet e monedhave. Tregtarë nga e gjithë bota, janë online 24 orë në ditë 5 ditët e javës duke spekulluar kundër njëri tjetrit për lëvizjet e kursit të këmbimit të monedhave ndërkombëtare. Por, Forex nuk duhet parë vetëm si mundësi për të spekulluar, Forex është instrument ndihmës për menaxhimin e parasë. Kushdo që ka rezerva monetare, valutë të huaj, ose rezerva produktesh të ndjeshme ndaj lëvizjeve monetare, apo kushdo që është tregtar import/eksport, duhet të njihet me Forex online. Forex u ofron tregtarëve, menaxherëve, bizneseve dhe investitorëve në përgjithësi, mundësinë për të minimizuar humbjet që vijnë si pasojë e ndryshimit të kurseve të këmbimit.

Pse investitorët zgjedhin Forex?
Në rradhë të parë, Forex është i aksesueshëm nga kudo, dhe kurdo, 24 orë, 5 ditë në javë. Mund të tregtosh nga kompjuteri, ipad-i ose smartfoni, dhe mjaftojnë pak sekonda për të hapur ose mbyllur një transaksion.
Duke qënë një treg që s’ka një qëndër të mirëpërcaktuar për kontrollin e aktivitetit, Forex është një treg më rregulla më fleksibël se bursa e aksioneve. Janë vetë brokerat ose ofruesit e shërbimit ata të cilët vendosin kushtet e operimit. Ky fakt bën që ky të jetë një treg shumë kompetitiv me shumë përfitime në shërbim, për klientët ose përdoruesit fundorë të platformës. Gjithashtu, fleksibiliteti i tregut Forex kualifikon një numër më të madh investitorësh për tu angazhuar, edhe ky është një fakt që e bën këtë treg më likuid se bursat e tjera. Likuiditeti i tregut bën të mundur që në Forex mund të hapësh e mbyllësh transaksione në cdo moment, dhe të depozitosh ose tërheqësh paratë sipas kërkesës.

Leva financiare është elementi më tërheqës i bursës online – Forex. Leva bën të mundur pjesëmarrjen e kujtdo në Forex. Me vetëm një fraksion të shumës, ose marzh të vogël në formë garancie, i cili depozitohet si kolateral pranë platformës përkatëse, kushdo mund të kontrollojë një shumë 400 herë më të madhe. Pra 2,000 EURO depozitë kontrollojnë 800,000 EURO online. Kjo bën të mundur edhe shumëfishimin e fitimeve – 1% lëvizje në treg shumëfishohet me vlerën e levës që ofron platforma, respektivisht 400% .

Kush janë rreziqet e këtij lloj investimi?
Përvec fitimit, shumëfishohet edhe rreziku! Humbjet mund të jenë po aq të mëdha sa fitimet. Për të limituar humbjet çdo broker ose platformë ofron opsione që ndihmojnë investitorët. Çdo klient ose investitor duhet të informohet pranë brokerit për opsionet që platforma ofronç dhe cdo investitor duhet të marrë falas trajnimin përkatës nga ofruesi i shërbimit.

Kush është platforma më e mirë për Forex në Shqipëri?
Kur operon në Forex operon nën ombrellën e sigurisë që të ofron brokeri. Nuk ka broker më të mirë se brokeri që të bën të ndihesh i shërbyer, i sigurtë, i fituar, dhe mbi të gjitha brokeri interesat e të cilit lidhen drejtpërdrejtë me interesat e klientit. Bursës i intereson që klientët të fitojnë, të shmangin humbjet, të përmendin brokerin si shembull suksesi, të tregtojnë sa më gjatë me të, dhe t’a sugjerojnë tëk miqtë e tyre më të mirë. Fundja brokeri fiton një fraksion të vogël nga volumi i transaksioneve, dhe sa më i madh të jetë volumi aq më e suksesshme platforma.

Pse është i rëndësishëm liçensimi dhe mbikqyrja e bursave online dhe ku mund të informohet publiku?
Është e rëndësishme që përveç besimit në një marrëdhënie biznesi të ekzistojë dhe kontrolli, monitorimi, ose mbikqyrja. Marrëdhënia broker-klient është e rëndësishme të kontrollohet nga institucionet përkatëse me qëllim garantimin e të drejtave të klientëve dhe përputhshmëri me politikat e ligjet që rrëgullojnë këto marrëdhënie. Mbikqyrja është në interest të konsumatorit ose klientit fundor, por edhe në interes të zhvillimit të mëtëjshëm të biznesit.

Në Shqipëri tregu Forex monitorohet nga Banka e Shqipërisë dhe nga AMF dhe janë këto institucione që liçensojnë aktivitetin e kompanive që operojnë në këtë fushë. Duke qenë një fushë e re për tregun shqiptar, Forex është një fushë e re edhe për institucionet rregullatore, prandaj dhe kriteret e liçensimit të një shoqërie për të operuar në Forex janë shumë strikte. Shoqëritë e liçensuara janë të detyruara të ngurtësojnë kapital të konsiderueshëm dhe të raportojnë pranë institucioneve përkatëse në lidhje më aktivitetin e tyre.

Insitucionet e paliçensuara nuk monitorohen pasi nuk përmbushin kriteret minimale të operimit duke rritur rrezikun që klienti të mund të humbë fondet e investuara. Sado e mirë të jetë oferta e një institucioni të paliçensuar, fakti që nuk ka liçensë është një mesazh i qartë që kompania nuk ka standardet e duhura për të ofruar shërbimet që promovon. Pyeteni brokerin tuaj në lidhje me liçensimin përkatës dhe konfirmoni përgjigjet pranë siteve të insitucioneve mbikqyrëse. Ky informacion duhet të jetë dhe është publik.

Çfarë rekomandimesh keni për publikun dhe klientët potencial?
Pavarësisht se Forex mund të jetë i aksesueshëm nga kushdo, nuk është për këdo. Mos tregtoni me para që nuk mund të përballoni të humbisni. Mos rrezikoni paratë ose kursimet pa u informuar rreth institucionit me të cilin do bashkëpunoni. Tregtimi me institucione të paliçensuara rrit ndjeshëm rrezikun e humbjes së depozitave, dhe mundësinë që insitucioni të jetë një skemë piramidale mashtrimi. Edukimi dhe trajnimi rreth Forex në momentin që depozitoni pranë një platform është dhe duhet të jetë falas. Nëse brokeri juaj nuk ju përgjigjet dhe nuk është korrekt, ka përherë një broker tjetër që do lumturohet që ju të jeni pjesë e portofolit. Bëni sa më shumë pyetje për tu informuar dhe mos ngurroni të pyesni këdo përfshirë mikun tuaj online Google.com. Forex mund të jetë një aktivitet i panjohur për shumicën e shqiptarëve, por nuk është i panjohur për mediat ndërkombëtare online. Beso dhe kontrollo.

 

burimi: 24-orë

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #34 - Mars 2024

Për një vit të mbarë!

Viti 2024 ka nisur me sfidat dhe mundësitë e tij. Ndërsa kompanitë do të duhet të përballen me disa ndryshime ligjore dhe njëkohësisht trendet e tregjeve: si rritje çmimesh dhe rritje e kostos së fuqisë punëtore, startupet janë para mundësive dhe një klime favorizuese. Thirrje të shumta janë hapur në fushën e biznesit, kulturës dhe ideve të gjelbërta. Ndër më të rëndësishmit, programi i qeverisë për financimin e 80 startupeve në tre faza zhvillimi të tyre

Për të kuptuar rëndësinë e bizneseve të reja, veçanërisht në teknologji, mjafton të shohim që edhe sipërmarrje të konsoliduara vendase, si një grup kompanish si Balfin, kanë një vëmendje të theksuar tek startupet. Z. Samir Mane, President i këtij grupi, prej kohësh ka treguar interes, duke i mbështetur, por edhe duke investuar në një prej startupeve që pritet të sjellë revolucion në bio-inxhinieri. Vëmendja tek risia dhe inovacioni vlerësohet të jetë një nga arsyet kryesore, përse audienca jonë e zgjodhi në kompeticionin tonë të dhjetorit si Sipërmarrësi i Vitit. Në një intervistë ekskluzive, z. Mane tregon për ne copëza domethënëse nga …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0