Cilat janë profesionet më të vështira në botë? - Business Magazine Albania

Cilat janë profesionet më të vështira në botë?


Nëse jeni duke kërkuar një mundësi karriere që ju ofron diçka unike dhe me shumë mundësi të rrezikshme, hidhini një sy listës më poshtë për të parë nëse jeni i prerë për ndonjë nga profesionet më të rrezikshme në botë…ZJARRFIKËSI
Detyra e një zjarrfikësi është të mbrojë jetët e njerëzve në publik gjatë situatave të një rreziku potencial të jetës. Zjarrfikësit janë në telefon 24 në 7 për t’iu përgjigjur ngjarjeve emergjente, ku përfshihen aksidentet me makinë, shpëtime në ujë, derdhje kimike dhe sigurisht zjarreve.
Puna është sfiduese dhe shpeshherë tepër stresuese por të jep nivele të larta të kënaqësisë nga puna. Për të qënë një zjarrfikës duhet të keni aftësi dhe forcë fizike, mendore duke qënë kështu i aftë të përballoni detyrat fizike dhe mendore të rolit.

ASTRONAUTI
I pakrahasueshëm me asnjë profesion tjetër, astronauti kalon më të shumtën e kohës në misione hapsinore.

Astronauti duhet të jetë shumë i përgatitur fizikisht dhe i aftë të përballojë nga ana mendore kohët e gjata të izolimit në misionet në hapsirë. Ambjenti është shpesh stresues dhe në gjendje krize, keshtu që duhet me patjetër mbajtja e qetësisë nën presion.

Gjthsesi, puna mbart me vete nivel të lartë kënaqësie. Imagjinoni të shikoni Tokën nga hapësira duke provuar jetesën në hapsirë dhe qëndrimin në pajisje fluturuese pa peshë.

POLICI I RENDIT PUBLIK
Roli i një polici që ruan rendin publik është të kontrollojë trazirat e shkaktuara nga masa dhe ngjarje që përfshijnë pjesëtarë të shoqërisë të rrebeluar dhe problematik. Të pajisur me mburoja, armë uji, gaz lotsjellës dhe mjete të tjera, detyra e tyre është të mbrojnë jetët e qytetarëve të pafajshëm që përballen me rrebeluesit.

Kjo punë mbart me vete një numër të madh rreziqesh dhe kërkohet nivel i lartë qëndrueshmërie mendore dhe fizike. Rrogat janë të mira dhe disa shtete japin dhe përfitime të tjera dhe vlerësime dhe në varësi të pozicionit.

PUNËTORËT E NXJERRJES SË NAFTËS
Një punë e vështirë nga ana mendore dhe fizike që përfshin orë e orë të gjata në ambjente me sfida dhe aspak miqësor. Punët variojnë që nga pastrues apo bojaxhi deri në punët direkte si ato me mjetet e shpimit apo nxjerrjes së naftës. Pagat janë të llogaritura në bazë të orëve të punës, duke përfshirë akomodimin dhe ushqimin për punëtorët. Kjo nuk është një punë për njerëzit shumë të shoqërueshëm.

PESHKATAR I GAFORREVE TË DETIT
Shpesh e përshkruar si puna më e rrezikshme në botë, kapja e gaforreve të detit do të thotë orë të gjata në detra të egër në kërkim të gaforreve. Kushtet e motit janë tepër të vështira dhe kushtet në anijet e peshkimit janë ato më minimalet për jetën.

Shpeshherë, peshkatarëve u duhet të punojnë 24 orë non-stop duke kërkuar për gaforre , dhe nëse nuk arrijnë të kapin asgjë atëhere nuk fitojnë as para. Gjithsesi, një rast i mirë me peshkim i bën të fitojnë dhjetëra apo mijëra dollarë në muaj, kështu që nese keni çfarë duhet për punën mund të fitoni sasi të mëdha parash.

Burimi: ekonomiaonline.com

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #34 - Mars 2024

Për një vit të mbarë!

Viti 2024 ka nisur me sfidat dhe mundësitë e tij. Ndërsa kompanitë do të duhet të përballen me disa ndryshime ligjore dhe njëkohësisht trendet e tregjeve: si rritje çmimesh dhe rritje e kostos së fuqisë punëtore, startupet janë para mundësive dhe një klime favorizuese. Thirrje të shumta janë hapur në fushën e biznesit, kulturës dhe ideve të gjelbërta. Ndër më të rëndësishmit, programi i qeverisë për financimin e 80 startupeve në tre faza zhvillimi të tyre

Për të kuptuar rëndësinë e bizneseve të reja, veçanërisht në teknologji, mjafton të shohim që edhe sipërmarrje të konsoliduara vendase, si një grup kompanish si Balfin, kanë një vëmendje të theksuar tek startupet. Z. Samir Mane, President i këtij grupi, prej kohësh ka treguar interes, duke i mbështetur, por edhe duke investuar në një prej startupeve që pritet të sjellë revolucion në bio-inxhinieri. Vëmendja tek risia dhe inovacioni vlerësohet të jetë një nga arsyet kryesore, përse audienca jonë e zgjodhi në kompeticionin tonë të dhjetorit si Sipërmarrësi i Vitit. Në një intervistë ekskluzive, z. Mane tregon për ne copëza domethënëse nga …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0