Përditësuar së fundmi: 13/03/2017

Çfarë ndodh me monedhat që hidhni në shatërvane?

nga Neada Muçaj
Mar 13, 2017

 

Fontana di TreviRomë ka një traditë të vjetër: nëse qëndroni me shpinë nga shatërvani dhe hidhni një monedhë nga krahu i majtë ju automatikisht keni të garantuar një udhëtim kthimi në Romë. Çdo ditë me mijëra njerëz marrin pjesë në këtë traditë, e cila grumbullon rreth 15,000 dollarë në javë ose 1 milionë dollarë në vit nga monedhat e mbledhura.

Ky shatërvan ka kaq shumë prurje prandaj çdo ditë Shoqata Katolike Romake e bamirësisë Caritas e pastron shatërvanin dhe i shpërdan paratë te njerëzit në nevojë. Ata madje kanë hapur një supermarket me kosto të ulët në vitin 2008 nga mbledhja e shumtë e monedhave.

cfare-ndodh-monedhat-qe-hidhni-ne-shatervane-businessmag

Ndërkohë që shatërvani i Trevi-it duhet të pastrohet çdo ditë, shatërvan të tjerë të famshëm mbledhin të ardhurat e tyre çdo muaj. Liqeni në Las Vegas Bellagio grumbullon rreth 12,000 dollarë në vit dhe përdor një sistem efikas pastrimi. Një fshëse elektrike gjigande përdoret për të hequr çdo gjë nga dyshemeja e liqenit.

Në të njëjtën mënyrë, shatërvanet në Qendrën Tregtare në Amerikë në Minnesota grumbullojnë rreth 2000 dollarë në muaj, të cilat dhurohen për organizata bamirësie dhe jofitimprurëse. Shatërvanet në 24 Rainforest Cafes grumbullojnë rreth 25000 dollarë në vit, të cilat dhurohen për bamirësi mjedisore.

Ndërsa shatërvanet në Disney World mblodhën 18,000 dollarë në vitin 2014, para këto që u dhuruan për fëmijët në jetimore.

Prandaj nëse iu bie rruga në këto vende me shatërvane, mos i kurseni monedhat.

/TravelAndLeisure

Evente

Albanian Skills 2017

Maj 26, 2017
ora 08:00 dhe 27 Maj ora 09:00

Samiti Global i PR në Beograd

Qershor 1, 2017
9 AM - 5 PM

Innovate your way out 2017!

Qershor 2, 2017
10 AM - 2 PM

SAMITI GLOBAL I GRUAS

Qershor 3, 2017
9 AM/6PM

Doing Business 2017

Shtator 28, 2017
në orën 09:00 - 29 Shtator Sep 29 në orën 20:00