Përditësuar së fundmi: 15/03/2017

Cadillac CT6 i ri është konkurenti më i fortë i BMW dhe Mercedes

Share
nga Neada Muçaj
Mar 15, 2017

Cadillac CT6 është i ndërtuar me një teknologji fantastike, por pjesa më e veçantë e tij është sistemi i regjistrimit të video-ve 360 gardë.

CT6 është i pajisur me shumë kamera – 7 kamera të jashtme – të cilat kanë funksione të ndryshme sigurie, si vizioni i natës dhe ruatja e korsisë.

Pronarët e CT6 mund të përdorin 4 nga këto kamera si një sistem mbikqyrës.

cadillac-ct6-i-ri-eshte-konkurenti-i-forte-i-bmw-dhe-mercedes-businessmag

Kjo i jep mundësi shoferit të ketë një pamje 360 gradë për çdo gjë që ndodh rreth makinës dhe mundëson një dëshmi të fortë nëse dikush mundohet të dëmtojë apo të vjedhi makinën tuaj.

I gjithë filmimi ruhet në një kartë SD që ndodhet në bagazhin e makinës, kështu pronari i makinës mund t’i shoh pamjet më qartë në kompjuterin e tij.

Kamerat e përparme dhe ato të pasme aktivizohen ndërkohë që ju i jepni makinës duke regjistruar kështu të gjithë udhëtimin, një karakteristikë kjo vërtetë e veçantë.

cadillac-ct6-i-ri-eshte-konkurenti-i-forte-i-bmw-dhe-mercedes-businessmag

Inxhinieri drejtues i General Motors, Lyndon Lyes thotë se ky sistem regjistrues pritet të jetë i dobishëm për shoferët në aksidentet rrugore, ku filmimet e bëjnë më të lehtë gjetjen e fajtorit.

Paisja e makinës me kamera nuk është një risi. Shumë prodhues makinash kanë përfshirë kamera të shumta në makina të reja, sepse ato mundosojë karakteristika të sigurisë dhe i ndihmojnë shoferët të kenë një pamje më të mirë ndërkohë që parkojnë paralel ose kthehen mbrapsht.

Mercedes-Benz S Class dhe BMW 7, të cilat janë konkurent të drejtëpërdrejtë me CT6, janë të pajisur me shumë kamera regjistrimi. Por asnjëra nga këto makinqa nuk i mundëson shoferit regjistrimin e të gjitha pamjeve rreth e rrotull makinës.  Kjo është një karakteristikë dalluese e Cadillac dhe e para në këtë industri.

/BusinessInsider

Evente

Shkolla verore “Aftesitë menaxheriale dhe Lidership”

Qershor 30, 2017
2:00 PM - 5:00 PM Korrik 2

Imazhi i ri i aplikacionit Baboon

Korrik 1, 2017
8:00 AM - 8:00 PM

Hardh Fest 2017

Shtator 7, 2017
9:00 AM - Shtator 10 9:00 PM

Doing Business 2017

Shtator 28, 2017
në orën 09:00 - 29 Shtator Sep 29 në orën 20:00