Bota udhëheqëse e Uber - Business Magazine Albania

Bota udhëheqëse e Uber


Startup-i më me vlerë në botë po udhëheq garën për transformimin e së ardhmes së transportit

Le të “uberojmë”. Vetëm pak kompani ofrojnë diçka aq popullore saqë marka e tyre të kthehet në një folje, shkruan ‘The Economist’. Por, kjo nuk është arritja e vetme e Uber-it, një kompani e themeluar në 2009-n dhe që tashmë është një prej startup-eve më me vlerë; vlen rreth 70 miliardë dollarë. Aplikacioni i tij mund të thërrasë një makinë në çdo moment në më shumë se 425 qytete në mbarë botën, me shpejtësinë e shoferëve të taksisë. Por, ambicia, si dhe pritshmëria e vlerës së tij, përforcohen më shumë: me përdorimin e makinave që vetëdrejtohen dhe që duan t’a bëjnë shërbimin taksi kaq të lirë dhe të leverdishëm saqë njerëzit një ditë do të duan të heqin dorë nga të pasurit e një makine. Aspak të kënaqur me të ardhurat prej 100 miliardë dollarësh në vit, ata synojnë një treg edhe më të madh për transportin personal, që do të vlejë më shumë se 10 trilionë dollarë botërisht.

Uber nuk është i vetëm në ambicien e tij. Kompanitë, si të mëdha ashtu edhe të vogla, kanë njohur potencialin transformues të makinave elektrike, makinat që vetëdrejtohen, si dhe kërkesave të thirrjeve, Firmat teknologjike, përfshirë Apple, Google dhe Tesla, po investojnë fuqishëm në mjetet e pavarura. Nga Fordi te Volvo, prodhuesit e makinave janë në garë se kush do t’ia arrijë i pari. Cili do t’a ndryshojë jetën e përditshme aq thellësisht sa edhe makinat në shekullin XX, duke krijuar një mënyrë të re transporti dhe duke u dhënë një formë të re qyteteve, si dhe në të njëjtën kohë duke ulur numrin e personave që humbin jetën në aksidente dhe ndotjen.

Rrotat e ndryshimit

Në afat të shkurtër, Uber është duke kryesuar garën për të bërë revolucionin. Kjo për shkak të dominimit që ka në tregun e shërbimit një taksi, pjesë e tregut të transportit që do të njohë rritjet më të shpejta. Sot, shërbimet taksi llogarisin më pak se 4% të kilometrave të përshkuar në të gjithë globin, por kjo shifër do të rritet më shumë se 25% në 2030, sipas bankës Morgan Stanley. Mundësia për të thërritur një makinë nëpërmjet përdorimit të një smartphone e bën më të lehtë për individët për të rezervuar një taksi më të lirë. Shërbimet e shpërndarjes, si p.sh. UberPool, i cili u shërben udhëtarëve që kanë të njëjtën rrugë, zbeh diferencat midis transportit publik dhe atij privat. Helsinki dhe qytete të tjera kanë eksperimentuar me shërbimet urbane dhe me aplikacionet që u bëjnë të mundur klientëve që të planifikojnë dhe rezervojnë udhëtimet, duke kombinuar trenat dhe autobusët me ecjen në këmbë dhe shërbimet taksi. E keni kuptuar drejt, rrjeti i transportit publik do të zgjerohet deri në pikën ku do të mbulojë edhe kilometrin e fundit, për t’i çuar njerëzit deri në derën e shtëpisë. Kjo do të zgjerojë tregun e shërbimeve taksi përtej metropoleve të pasura, që sot janë përdoruesit kryesorë të tij.

Por, në afat të gjatë, mjetet me vetëdrejtim do të transformojnë mënyrën e transportit. Tashmë kemi shembujt e parë. Google po teston makinat e pavarura në rrugët pranë zyrave të saj qendrore. Një startup, nuTonomy, së fundmi ka prezantuar një shërbim taksi që vetëdrejtohet në Singapor. Makinat elektrike të Tesla-s janë të kompletuara me një mori opsionesh teknologjike që u vijnë në ndihmë shoferit. Gjithashtu në javët e ardhshme, Uber-i do të ofrojë udhëtime me makinat autonome për të dhënë mundësinë për të provuar një makinë autonome (një person do të jetë në krah për të marrë kontrollim nëse do të jetë e nevojshme).

bota-udheheqese-e-uber-businessmag

Makinat që vetëdrejtohen do të përforcojnë tendencat nga shërbimi taksi, duke e bërë më të lirë dhe të aksesueshëm. Njerëzit me aftësi të kufizuar, të moshuarit dhe të rinjtë do ta kenë më të lehtë që të shkojnë ku të duan. Më shumë njerëz do të heqin dorë nga pronësia e makinave. Një studim nga Organizata Ekonomike për Bashkëpunim dhe Zhvillim – OECD, i cili modeloi përdorimin e makinave që vetëdrejtohen në Lisbonë, gjeti se ulja e numrit të automjeteve personale do të shkojë nga 80 deri në 90%. Me rënien e pronësisë së makinave, hapësira të mëdha dedikuar parkimit, ndonjëherë dhe sa një e treta e qyteteve të mëdha amerikane, do të mund të shfrytëzohet për ndërtimin e shtëpive dhe parqeve.

Ende nuk dihet se cila kompani do të mbizotërojë tregun apo sa fitimprurëse do të jetë. Me markën e saj të fortë dhe një bazë të gjerë konsumatore, Uber ka për qëllim që ta vendosë veten si ofruesi kryesor i shërbimeve të transportit në botën e makinave pa shoferë. Gjithashtu po tenton të penetrojë në fusha të tjera, siç është shpërndarja e ushqimit dhe transporti i ngarkesave në distancë. Ka logjikë në këtë ambicie. Prodhuesit e makinave e kufizojnë përvojën e Uber-it si një ofrues shërbimesh, apo njohuritë e thella në modelet e kërkesës dhe në sjelljen konsumatore.

Por, firmat që janë pronare për të sjellë tendencat e reja teknologjike, jo gjithmonë ia dalin që të qëndrojnë në krye. Mendoni Nokia-n dhe BlackBerry-n në fushën e smartphone-ve, Kodak-u në kamerat dixhitale apo MySpace në rrjetet sociale. Kompanitë e teknologjisë kanë një të kaluar në të provuarit e gjërave në fillim dhe kërkimit të lejes më pas. Suksesi i Uber-it i detyrohet shumë kësaj formule, ende kur vjen puna të mjetet autonome, kombinimi i ligjeve të paqarta dhe teknologjisë me të mangësi mund të ketë pasoja vdekjeprurëse.

Edhe për fituesit, ende nuk është e qartë se sa i madh do të jetë shpërblimi. Ndërkohë që gjithnjë e më shumë firma po i shtohen ofrimit të shërbimit të udhëtimit, si dhe mjete autonome po bëhen pjesë e këtij rrjeti, bizneset mund të jenë më pak fitimprurëse sesa mendohet. Duke kombinuar pasagjerët me shoferët, Uber-i mund të ofrojë shërbime të transportit, duke mos disponuar asnjë mjet vetëm dhe në të njëjtën kohë të zotërojë pjesën më të madhe të tregut. Por, nëse shërbimet e tij bëhen pjesë e infrastrukturës së transportit publik, sikurse shpresohet, Uber mund të funksionojë në përputhje me legjislacionin, me taksa më të larta, i shkatërruar apo dhe të gjitha këto njëherësh. Në botën e makinave që vetëdrejtohen, Uber mund t’i duhet të zotërojë dhe operojë flotën e tij, duke minuar modelin e tij me asete të pakta.

Gara e madhe e rrugës
Për momentin, Uber-i është firma që duhet të konkurrohet në garën për ndryshimin e së ardhmes së transportit personal. Ndryshe nga Apple dhe Google, Uber-i është i fokusuar vetëm në transport dhe nuk ka një biznes të prodhimit të makinave ku të mbështetet për t’u mbrojtur. Afrimi i kohëve të fundit me kompaninë Didi, rivalin e tij kryesor në Kinë, ka pakësuar një pjesë të madhe humbjesh, duke e lejuar që të përdorë 9 miliardë dollarë në zhvillimin e teknologjive të reja. Vizioni i tij është bindës dhe i besueshëm. Ajo ende të mund provojë se është një kompani e Moisiut, që kurrë nuk do të arrijë tokën e premtuar. Por pavarësisht nëse Uber-i fiton apo humbet, jemi të gjithë në rrugën e botës së Uber-it.

 

 

burimi: monitor

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #34 - Mars 2024

Për një vit të mbarë!

Viti 2024 ka nisur me sfidat dhe mundësitë e tij. Ndërsa kompanitë do të duhet të përballen me disa ndryshime ligjore dhe njëkohësisht trendet e tregjeve: si rritje çmimesh dhe rritje e kostos së fuqisë punëtore, startupet janë para mundësive dhe një klime favorizuese. Thirrje të shumta janë hapur në fushën e biznesit, kulturës dhe ideve të gjelbërta. Ndër më të rëndësishmit, programi i qeverisë për financimin e 80 startupeve në tre faza zhvillimi të tyre

Për të kuptuar rëndësinë e bizneseve të reja, veçanërisht në teknologji, mjafton të shohim që edhe sipërmarrje të konsoliduara vendase, si një grup kompanish si Balfin, kanë një vëmendje të theksuar tek startupet. Z. Samir Mane, President i këtij grupi, prej kohësh ka treguar interes, duke i mbështetur, por edhe duke investuar në një prej startupeve që pritet të sjellë revolucion në bio-inxhinieri. Vëmendja tek risia dhe inovacioni vlerësohet të jetë një nga arsyet kryesore, përse audienca jonë e zgjodhi në kompeticionin tonë të dhjetorit si Sipërmarrësi i Vitit. Në një intervistë ekskluzive, z. Mane tregon për ne copëza domethënëse nga …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0