Sportele të reja për kartat e identitetit - Business Magazine Albania

Sportele të reja për kartat e identitetit


Brenda pak ditësh, njësitë administrative do të shtojnë sportelet ku mund të aplikohet për karta identiteti. Ky është viti kur nis skadimi i kartave të identitetit të dhëna fillimisht. Erion Velaj, Kryetari i Bashkisë Tiranë tha se zyrat do të shtohen për të shmangur radhët në sportele.

Bashkia e Tiranës ka hapur Njësinë Administrative Nr.14, e cila do të mbulojë me shërbime rreth 70 mijë banorë në zonën e Astirit, Unazës së Madhe dhe Kasharit.

Gjatë inagurimit të këtyre zyrave,  Veliaj tha se, “Zyra e Aleat-it do të jetë këtu për këtë njësi, për kartat e identitetit dhe pasaportat, pa pasur nevojë që qytetarët të shtyhen në radhë në njësitë e tjera. Sigurisht, për Aleati-in që emeton kartat e identitetit edhe pasaportat, do të shtojmë ambientet edhe në njësitë e vjetra”.

Veliaj, u kujton banorëve të Tiranës se duhet të transferojnë pa pagesë  gjendjen civile të tyre në njësitë pranë zonave të banimt, “Pas shumë vitesh kemi një njësi administrative, pra një lagje e re të Tiranës, ashtu siç ndodhi te Liqeni i Thatë, Kodra e Diellit dhe në zonën e Freskut”, tha Veliaj.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #34 - Mars 2024

Për një vit të mbarë!

Viti 2024 ka nisur me sfidat dhe mundësitë e tij. Ndërsa kompanitë do të duhet të përballen me disa ndryshime ligjore dhe njëkohësisht trendet e tregjeve: si rritje çmimesh dhe rritje e kostos së fuqisë punëtore, startupet janë para mundësive dhe një klime favorizuese. Thirrje të shumta janë hapur në fushën e biznesit, kulturës dhe ideve të gjelbërta. Ndër më të rëndësishmit, programi i qeverisë për financimin e 80 startupeve në tre faza zhvillimi të tyre

Për të kuptuar rëndësinë e bizneseve të reja, veçanërisht në teknologji, mjafton të shohim që edhe sipërmarrje të konsoliduara vendase, si një grup kompanish si Balfin, kanë një vëmendje të theksuar tek startupet. Z. Samir Mane, President i këtij grupi, prej kohësh ka treguar interes, duke i mbështetur, por edhe duke investuar në një prej startupeve që pritet të sjellë revolucion në bio-inxhinieri. Vëmendja tek risia dhe inovacioni vlerësohet të jetë një nga arsyet kryesore, përse audienca jonë e zgjodhi në kompeticionin tonë të dhjetorit si Sipërmarrësi i Vitit. Në një intervistë ekskluzive, z. Mane tregon për ne copëza domethënëse nga …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0