Bioferma Rramilli, një histori suksesi në fshatin e vogël të Likeshit - Business Magazine Albania

Bioferma Rramilli, një histori suksesi në fshatin e vogël të Likeshit


Bioferma Rramilli në Shijak, një fermë që ka kombinuar në mënyrë përfekte prodhimet bio me agroturizmin. Ky biznes familjar ofron produkte nga ferma në tavolinë.

Bioferma Rramilli gjendet në fshatin e vogël të Likeshit në afërsi të Shijakut. Një kompani e themeluar nga pasioni për industrinë e bujqësisë dhe nevoja e vazhdueshme që Shqiperia ka për produkte cilësore bujqësore. E shtrirë në 210 hektarë tokë Bioferma Rramilli është ndër fermat e vetme bujqësore në Ballkan me një kapacitet prodhimi nga 500 krerë lopë dhe 50,000 pemë ulliri.

Synimi i pronarëve të kësaj ferme është që t’u shërbejnë klientëve dhe turistëve të huaj ushqime sa më të freskëta, duke krijuar një model të suksesshëm agroturizmi, për të cilat Shqipëria gjithashtu po bëhet tërheqëse për turistët si vendas dhe të huaj.

burimi: aida.gov.al

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #34 - Mars 2024

Për një vit të mbarë!

Viti 2024 ka nisur me sfidat dhe mundësitë e tij. Ndërsa kompanitë do të duhet të përballen me disa ndryshime ligjore dhe njëkohësisht trendet e tregjeve: si rritje çmimesh dhe rritje e kostos së fuqisë punëtore, startupet janë para mundësive dhe një klime favorizuese. Thirrje të shumta janë hapur në fushën e biznesit, kulturës dhe ideve të gjelbërta. Ndër më të rëndësishmit, programi i qeverisë për financimin e 80 startupeve në tre faza zhvillimi të tyre

Për të kuptuar rëndësinë e bizneseve të reja, veçanërisht në teknologji, mjafton të shohim që edhe sipërmarrje të konsoliduara vendase, si një grup kompanish si Balfin, kanë një vëmendje të theksuar tek startupet. Z. Samir Mane, President i këtij grupi, prej kohësh ka treguar interes, duke i mbështetur, por edhe duke investuar në një prej startupeve që pritet të sjellë revolucion në bio-inxhinieri. Vëmendja tek risia dhe inovacioni vlerësohet të jetë një nga arsyet kryesore, përse audienca jonë e zgjodhi në kompeticionin tonë të dhjetorit si Sipërmarrësi i Vitit. Në një intervistë ekskluzive, z. Mane tregon për ne copëza domethënëse nga …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0