Baybars Altuntas së shpejti në Tiranë; një sipërmarrës premtues duhet të ketë sy, veshë dhe nuhatje të “zgjuar” - Business Magazine Albania

Baybars Altuntas së shpejti në Tiranë; një sipërmarrës premtues duhet të ketë sy, veshë dhe nuhatje të “zgjuar”


Ju keni qënë në Shqipëri edhe më parë. Duket sikur intrigoheni prej saj! Çfarë ju bën të ktheheni në Shqipëri? Shihni potencial këtu?

Shqipëria është një nga tregjet në zhvillim më premtues të start-up në Europën Juglindore. Popullsia është e re dhe e mirë edukuar. Është një vend pranë Italisë dhe ka një nga ekonomitë më të rëndësishme të Europës. Dhe ju keni shumë universitete që ofrojnë arsimim për brezat e rinj.

Sapo libri im u përkthye në shqip dhe u bë i famshëm në Tiranë, fillova të marr emaile direkt nga lexuesit – sipërmarrës. Kuptova nga mesazhet e tyre që ata ishin inovatorë shqipëtarë të cilët janë sipërmarrës potencialë por të cilët nuk kanë mundësi të zbatojnë idetë e tyre të biznesit për shkak të mungesës së investitorëve ëngjëj në vend.

Kudo nëpër Europë,  investitorët ëngjëj janë në kërkim të ideve të mira të biznesit dhe sipërmarrësve të mirë për të investuar. Fatkeqësisht, Shqipëria është i vetmi vend i Europës Juglindore pa një rrjet biznesesh ëngjëj. Kështu, vendosa të krijoj një lidhje me lexuesit e mi, sipërmarrësit në Shqipëri duke organizuar një delegacion investimesh  – njerëz të cilët dëgjojnë takimet e sipërmarrësve shqipëtarë dhe ndihmojnë në krijimin e ndërgjegjësimit për investimet ëngjëll.

Duke vënë kapelen e autorit mbi krye, vij në Tiranë të takoj lexuesit e mi. Me kapelen e Presidentit të TBAA-së mbi krye, vij në Tiranë si kryetari i delegacionit të investimeve për start-up. Dhe kur të vij për të krijuar një ndërgjegjësim për investimet ëngjëj, do të vë mbi krye kapelen e Zëvendës-Presidentit të EBAN.

Çfarë mësimesh nga eksperienca juaj mund të ndani me sipërmarrësit e zellshëm shqipëtarë por ende në fillimet e tyre? 

Pikë së pari, ata duhen të kuptojnë ndryshimin midis Wannapreneurship dhe Entrepreneurship. Ata duhet të kuptojnë se Wannapreneurship vjen para Entrepreneurship. Por Wannapreneurship nuk do të thotë asgjë pa marrë një hap përpara drejt fazës së sipërmarrjes. Së dyti, ata duhen të bëjnë ndryshimin midis shpikjes dhe inovacionit. Me një shpikje e cila nuk është e marketueshme ose nuk shet, ata kurrë nuk do të kenë para për të depozituar në llogaritë e tyre bankare. Ata do të kenë veç patenta për ti varur mbi muret e zyrave të tyre për të provuar inteligjencën. Nëse, nga ana tjetër, ata mund ta shesin shpikjen e tyre, ata janë bërë jo thjesht shpikës por edhe inovatorë dhe kjo mund të çojë drejt fazës sipërmarrëse dhe llogarive bankare më të shëndetshme.

Së treti, do të doja të tërhiqja vëmendjen drejt një ndryshime të rëndësishëm midis rritjes së investitorëve dhe rritjes së investimeve.  Në shumë raste, sipërmarrësit dhe start-ups përpiqen të rrisin fondet e investimeve kur ata në fakt, kanë me të vërtetë nevojë të gjejnë një investitor i cili do ti ofrojë know-how, mentorship dhe networking.

Së katërti, sipërmarrësit shqipëtarë të zellshëm por pa eksperiencë ende duhet ti kushtojnë rëndësi marrjes së investimeve nga ekipet e duhura dhe në të njëjtën mënyrë, investitorët duhet të sigurohen se ato po bëjnë investime me ekipet e duhura. Sigurimi i parave nga një ekip investitorësh ëngjëj mund ta çojë projektin tuaj deri në Silicon Valley ndërsa marrja e parave nga një individ investitor mund tju çojë deri tek rrugica tjetër.

Së fundmi por jo më pak e rëndësishme, do të thoja se është një aftësi që ka nevojë të zhvillohet: si të konvertosh  një kapacitet të pashfrytëzuar mirë në ekonomi për të gjeneruar financim për bizneset potenciale.

Kush është vlerësimi juaj i përgjithshëm për të ardhmen e start-up (bizneseve të reja) në Ballkan? Sa larg mund të shkojë një sipërmarrje e lirë kur kaq shumë tregje janë të pllakosura nga korrupsioni?

Do të preferoja të përdorja termin “Europa Juglindore” në vend të “Ballkan” sepse shumë nga vendet e Ballkanit janë kandidate për ose anëtarë të Bashkimit Europian dhe legjitimisht nuk mund të ndahen nga zhvillimet në ekosistemin Europian të sipërmarrësve.

Më 7 Maj, në Kongresin e EBAN në Eindhoven, moderova një panel mbi zhvillimin e ekosistemeve të sipërmarrjes së Europës Juglindore me ligjërues nga Kosova, Maqedonia, Greqia dhe Mali i Zi.  Të gjithë ligjëruesit ranë dakort mbi rëndësinë e edukimit rreth sipërmarrjes së lirë e cila u identifikua si çelësi kryesor për të lidhur sipërmarrësit e një rajoni të caktuar të botës me tregjet globale të start-up-ve.

Sa i takon çështjes së korrupsionit, mendoj se brezi i ri, nëse ata zhvillojnë aftësitë e duhura sipërmarrëse dhe një mentalitet global, do të jetë ai që do të gjejë zgjidhjen ndaj kësaj sfide.

Kush janë aftësitë kryesore me të cilat një sipërmarrës i suksesshëm duhet të jetë i armatosur?

Sipërmarrësit duhet të zotërojnë 3 aftësi të rëndësishme:

  1. Ata duhet të jenë të aftë të pikasin mundësitë, jo thjesht ti shikojnë ato. Pra, sytë e ‘zgjuar’ janë shumë të rëndësishëm për një sipërmarrës.
  2. Ata duhen të jenë dëgjues të mprehtë  të cilët dallojnë nga të tjerët, të diferencojnë midis kritikave të arsyeshme nga ato që janë pa lidhje. Sipërmarrësit do të dëgjojnë shumë komente, si pozitive ashtu edhe negative, në rrugën e tyre të bizneseve. Veshët e ‘zgjuar’ janë deçizivë për një sipërmarrës.
  3. Ata duhet të jenë të aftë të nuhasin paratë para se të ngrenë biznesin e tyre. Në këtë aspekt, sipërmarrësit kanë nevojë edhe për nuhatje “të zgjuar.”

A mund të na shpjegoni në terma të gjerë esencën e sistemit tuaj unik që ju e keni quajtur “Harta e suksesit: Ngritja juaj drejt sipërmarrjes” dhe të na thoni kushtet që ky sistem do që të funksionojë me sukses?

Në këtë sistem, unë kam parashtruar detajet kyçe të çdo hapi të udhëtimit sipërmarrës. Kam kategorizuar të gjitha hapat që një sipërmarrës do të duhet të marrë gjatë këtij udhëtimi, që nga fillimi deri në fund. Unë i referohem këtyre hapave si “harta që të çon drejt sipërmarrjes së suksesshme.” Dhe unë kam dhënë me qindra fjalime mbi këtë temë në të gjithë botën. Kjo hartë, të cilën e realizova për sipërmarrësit e njohur në botë, përdoret gjithashtu në seminare dhe programe trajnimi në universitete të ndryshme. Esenca e sistemit tim është një mënyrë ndryshe e të bërit biznes që njihet si Altuntas Applied Theory: CICIC – Converting Idle Capacity into Cash i cili është studjuar nga akademikë të panumërtë dhe është shkruar nga revistat profesionale ndërkombëtare të fokusuara në menaxhim, kërkues akadamikë i referohen asaj si Formula Altuntas. Jam i kënaqur që nuk jam thjesht një model për sipërmarrësit por edhe një burim frymëzimi për akademikët për të studjuar dhe zbuluar metodat unike dhe përfituese për sipërmarrësit. Kam qëllim tju tregoj sipërmarrësve dhe start-up një mënyrë ndryshe të të bërit biznes në rast se fondet tuaja janë të pamjaftueshme për të zbatuar idetë tuaja të biznesit. Kjo mënyrë ndryshe ë të bërit biznes varet nga zhvillimi i një mentaliteti i cili do ti lejojë sipërmarrësit të perceptojnë kapacitetin e pashfrytëzuar në rrjetin tuaj. Ata (dhe ju) nuk do të keni nevojë për para për të filluar një biznes për të aplikuar teknikën CICIC.

Sipas mendimit tim, udhëtimi drejt sipërmarrjes i ngjan 4 stinëve të vitit.

  • Stina e parë është niveli i wannapreneurship
  • Stina e dytë është faza e fillimit të një sipërmarrjeje. Kjo fazë ka 3 nën-hapa të rëndësishëm:inovacioni, sipërmarrja dhe marketingu dhe shitjet.
  • Stina e tretë është faza e zhvillimit e cila përfshin brandimin, institutionalizimin dhe franchising.
  • Së fundmi, stina e katërt është faza e maturimit: lidershipi dhe investimi ëngjëll.

Në mungesë të një rrjeti biznesi ëngjëjsh, unë i stimuloj sipërmarrësit të bëhen ëngjëjt e tyre të biznesit duke aplikuar teknikën e CICIC. Ajo çfarë ata duhet të bëjnë është të aplikojnë këtë teknikë dhe të fillojnë biznesin dhe më pas të ndjekin hartën drejt sipërmarrjes së suksesshme. Kombinimi i këtyre sistemeve unike quhet Altuntas Principle of Doing Business from Scratch (Parimi i Altuntas i të bërit biznes nga fillimi).

ballkan

Ju jeni pionieri i sistemit të franchising në Turqi dhe në vendet e Ballkanit. A mendoni se Shqipëria, dhe Ballkani në përgjithësi, kanë demonstruar tregues të mjaftueshëm gadishmërie drejt franchising?

Në 1990, kur prezantova sistemin e franchising në Turqi, ekzistonte një paradoks interesant në treg: Kur ju vizitonit një restorant të njohur kebabi në Turqi, ju do të shikonit  në hyrje një shënim që lajmëronte “Ne nuk kemi degë të tjera në asnjë vend tjetër.” Dhe ky sipërmarrës ishte krenar për këtë gjë. Megjithatë, kur McDonald’s hapi franchise  e parë në Turqi, ata ishin krenarë që hapën restorantin e tyre të 5,000-të në botë.

Kështu, vura re se çfarë bëri McDonadl’s për të zgjeruar biznesin e tij dhe kështu krijova iniciativat e mia për të sjellë ndërgjegjësimin rreth pro dhe kundër sistemit franchising për ekonominë turke.  Besoj se me një mentalitet të ri-projektuar, sipërmarrësit në Shqipëri dhe Europën Juglindore do të fillojnë të shikojnë sistemin franchising si një mundësitë për të forcuar ekonomitë e tyre vendase dhe të zgjerojnë bizneset e tyre globalisht. Për të ardhur tek pyetja juaj, mendoj se çdo vend ka produkte unike për të ndarë me botën; edhe nëse ato nuk janë akoma gati, ato mund të jenë gati për tu lancuar – dhe Shqipëria dhe Europa Juglindore janë pjesë e kësaj panorama.

libri

Përse njerëzit vazhdojnë lexojnë librin tuaj më të shitur “Zbrita nga autobuzi dhe hipa në BMW”?
Si djali i një mësueseje dhe një oficeri ushtrie të dalë në pension, kurrë në kulmin e ëndërrave të mia, nuk kisha menduar se kompania që nisa pa një dyshkë u kthye në një biznes multi milionë dollarëshe. Ose që presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës – në tokën e sipërmarrësve të lirë – do të më ftonte në Shtëpinë e Bardhë për të folur për sipërmarrjen e lirë ose që kryeministri Turk, udhëheqës i ekonomisë më të madhe, e 16-ta, në botë, do të më jeptë një letër për tja dhënë përsonalisht Presidentit Obama.

Nuk e kisha imagjinuar se një ditë do të isha në CNN International duke komentuar për samitin e Washingtonit të Presidentit Obama. Ose që do të isha një prej 110 Dragonëve nga 22 vende në show më të rëndësishëm për sipërmarrjen në botë, Dragons’Den (Shark Tank in the US.)

Nuk kisha para, asnjë të më ndihmonte apo të më mbështeste në fillimet e mia por të gjitha këto gjëra ndodhën. Me gjithë zemër besoj se bota jonë e bukur është ajo ku ëndërrat janë të afta të bëhen realitet sa kohë ne punojmë drejt realizimit të tyre.

Unë uroj për gjithësecilin të jetë i aftë të shikojë botën në të njëjtën mënyrë optimiste si edhe unë, për të parë një pamje më të madhe në të njëjtën kornizë. Nëse djali i një mësueseje dhe e një oficeri ushtrie mundi të arrijë suksesin, jam i sigurtë se edhe ju mundeni por ndoshta shumë më me lehtësi.

Së fundmi, mund të them se nëse ja arrita, ju mundeni gjithashtu! Dhe lista e gjërave për tu bërë, e paraqitur në librin tim, është një arsye e shkëlqyer për njerëzit për të vazhduar leximin e librit tim!

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #34 - Mars 2024

Për një vit të mbarë!

Viti 2024 ka nisur me sfidat dhe mundësitë e tij. Ndërsa kompanitë do të duhet të përballen me disa ndryshime ligjore dhe njëkohësisht trendet e tregjeve: si rritje çmimesh dhe rritje e kostos së fuqisë punëtore, startupet janë para mundësive dhe një klime favorizuese. Thirrje të shumta janë hapur në fushën e biznesit, kulturës dhe ideve të gjelbërta. Ndër më të rëndësishmit, programi i qeverisë për financimin e 80 startupeve në tre faza zhvillimi të tyre

Për të kuptuar rëndësinë e bizneseve të reja, veçanërisht në teknologji, mjafton të shohim që edhe sipërmarrje të konsoliduara vendase, si një grup kompanish si Balfin, kanë një vëmendje të theksuar tek startupet. Z. Samir Mane, President i këtij grupi, prej kohësh ka treguar interes, duke i mbështetur, por edhe duke investuar në një prej startupeve që pritet të sjellë revolucion në bio-inxhinieri. Vëmendja tek risia dhe inovacioni vlerësohet të jetë një nga arsyet kryesore, përse audienca jonë e zgjodhi në kompeticionin tonë të dhjetorit si Sipërmarrësi i Vitit. Në një intervistë ekskluzive, z. Mane tregon për ne copëza domethënëse nga …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0