Bashkëpunim midis Mistral Air dhe Blu Panorama - shtohen fluturimet drejt Italisë - Business Magazine Albania

Bashkëpunim midis Mistral Air dhe Blu Panorama – shtohen fluturimet drejt Italisë


Qytete si Ankona, Peruxhia apo Bari që nuk kanë një frekuencë të shpeshtë fluturimesh nga Tirana, tashmë do të jenë më të aksesueshme, falë një marrëveshje mes kompanisë ajrore italiane Mistral Air dhe Blu Panoramës.

“Bashkëpunimi me ‘Blue Panorama’-n ka si synim të rrisë frekuencën e fluturimeve nga disa vende më pak të njohura në Itali që janë fluturime ditore nga Bari me një frekuencë prej 5 fluturimesh në javë, ashtu edhe nga Ankona, nga Peskara me 5 fluturime në javë dhe nga Peruxhia me një frekuencë prej 1 fluturimi në javë. Bashkëpunimi do vazhdojë edhe gjatë stinës së dimrit, jo vetëm në verë”, shprehet Marko Camilleri, Mistral Air.

“Për sa i takon tarifave që ne do të ofrojmë në treg, sigurisht që ato nuk do të jenë të një niveli “low cost”, por sigurisht që nuk do të jenë as të një niveli spekulativ, do të ketë çmime dhe tarifa shumë të arsyeshme”, thotë PierGaetano Paolillo, Mistral Air.

Fluturimet e reja nisin nga data 1 Korrik. Biletat mund të blihen në faqen zyrtare të “Mistral Air” apo “call center” në shqip-italisht dhe anglisht si dhe nga faqja zyrtare e “Blue Panorama”-s, përmes agjencive të udhëtimit dhe partnerit GSA.

Burimi: Top Channel

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #34 - Mars 2024

Për një vit të mbarë!

Viti 2024 ka nisur me sfidat dhe mundësitë e tij. Ndërsa kompanitë do të duhet të përballen me disa ndryshime ligjore dhe njëkohësisht trendet e tregjeve: si rritje çmimesh dhe rritje e kostos së fuqisë punëtore, startupet janë para mundësive dhe një klime favorizuese. Thirrje të shumta janë hapur në fushën e biznesit, kulturës dhe ideve të gjelbërta. Ndër më të rëndësishmit, programi i qeverisë për financimin e 80 startupeve në tre faza zhvillimi të tyre

Për të kuptuar rëndësinë e bizneseve të reja, veçanërisht në teknologji, mjafton të shohim që edhe sipërmarrje të konsoliduara vendase, si një grup kompanish si Balfin, kanë një vëmendje të theksuar tek startupet. Z. Samir Mane, President i këtij grupi, prej kohësh ka treguar interes, duke i mbështetur, por edhe duke investuar në një prej startupeve që pritet të sjellë revolucion në bio-inxhinieri. Vëmendja tek risia dhe inovacioni vlerësohet të jetë një nga arsyet kryesore, përse audienca jonë e zgjodhi në kompeticionin tonë të dhjetorit si Sipërmarrësi i Vitit. Në një intervistë ekskluzive, z. Mane tregon për ne copëza domethënëse nga …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0