Përditësuar së fundmi: 04/05/2017

Aza Raskin, “Mjeshtëri i Dizajnit” dhe sipërmarrësi serial, është folësi i ri i Spark.me 2017

nga Neada Muçaj
Maj 04, 2017

Ekipi organizues i Spark.me, një nga konferencat më të rëndësishme të internetit dhe biznesit në Europën Juglindore, e cila është caktuar në muajin Maj në datat 29-30, në qytetin bregdetar të Budvës, Mali i Zi ka njoftuar folësin e ri të Spark.me 2017 Aza Raskin, sipërmarrës dhe një nga dizajnerët më me ndikim në botë.

I quajtur “Mjeshtri i Dizajnit” dhe një nga 40 dizajnerët më me influencë nga Fast Company, Aza momentalisht është themelues i një kompanie teknologjike të quajtur Other Inc. Më parë ai punonte si VP në Jawbone, i cili fitoi Massive Health, një kompani e shëndetit të konsumatorit të cilën ai e bashkëthemeloi në vitin 2011 me qëllimin që të ndihmonte njerëzit të merrnin në kontroll shëndetin e tyre përmes një dizajni të mirë të informacionit. Rruga e tij e sipërmarrjes filloi me Humanized, e njohur për punën e saj inovative në krijimin e ndërfaqeve më intuitive për përdoruesit.

Startup-i me pesë persona shumë shpejt u ble nga Mozilla dhe Aza filloi të ndihmonte në ndërtimin e faqes siç ne e njohim.

Ai ka punuar si Shef i Përvojës së Përdoruesve në Mozilla Labs dhe Drejtues i Krijimeve për shfletuesin Firefox. Ai gjithashtu ka themeluar edhe dy kompani të tjera, një mjet për meta-kërkimin muzikor Songza.com (blerë nga Google) dhe Bloxes, kompani që shet mobilje të prodhuara nga kartoni të cilat përdoren kudo nga Google deri te Twitter. Aza konsiderohet si “djali që qëndron prapa shumë gjërave të mrekullueshme në internet, nga shfletuesit në muzikën tonë, tek lodrat tona të teknologjisë shëndetësore” (Business Insider).

Ai u emërua në Inc 30 nën 30 në vitin 2011 dhe në Forbes 30 nën 30 në vitin 2012. Aza mbajti fjalimin e tij të parë për ndërfaqen e përdoruesit në moshën 10 në kapitullin lokal San Francisco të SIGCHI dhe aty shkëlqeu.

Sot ai është një folës i TED dhe një folës kryesor shumë i kërkuar. Gjithashtu, Aza ka bërë hulumtime të Dark Matter si në Universitetin e Tokios dhe në Universitetin e Çikagos, ku është diplomuar në matematikë dhe fizikë.

Organizatorët e Spark.me kanë lançuar deri më tani 7 folës – Rory Sutherland (Zëvendëskryetar i Ogilvy & Mather UK, një agjenci globale reklamash dhe marketingu me seli në Londër), Heather B. Armstrong (“Mamaja blogere” më e njohur në botë me më shumë se 1.5 milionë ndjekës në Twitter, dhe autore bestselling e New York Times), Jason Romeyko (Ish drejtor Kreativ Ekzekutiv në Saatchi & Saatchi dhe fitues i shumë çmimeve të larta në industrinë e reklamave dhe marketingut), Sharad Sagar (një sipërmarrës social indian i përfshirë në listën globale të Forbes “30 Under 30”), Rob Fitzpatrick (një sipërmarrës teknologjik dhe autori i librit shumë të vlerësuar “The Mom Test”) dhe Jon Burkhart( Folës kryesor me shumë çmime, strateg i përmbajtjes dhe copywriter me seli në Londër). Më shumë folës do të lançohen në javët që do të vijnë.

Biletat e Spark.me janë në dispozicion në faqen zyrtare të konferencës. Çmimi i plotë i biletës është 300 €. Megjithatë, të gjitha palët e interesuara mund të përfitojnë nga ulja e çmimit të biletave dhe t’a marrin atë për vetëm 200 €, para datës 9 Prill. Studentët e shkollave të mesme, studentët në universitet, në studime pasuniversitare dhe PhD të cilët janë 27 vjeç ose më të rinj mund të marrin biletën e tyre për një çmim special prej 50 €.

Biletat e konferencës Spark.me përfshijnë: të gjitha sesionet e konferencës, seminaret dhe workshopet, drekën në të dy ditët e konferencës, të gjithë “coffee breaks” në të dy ditët e konferencës dhe një pritje koktejli në mbrëmjen e ditës së 1 të konferencës. Një biletë nuk përfshin akomodimin dhe transportin. Të gjitha biletat e blera më vonë mund të transferohen tek një person tjetër (“ndryshim emri”), por nuk mund të kthehen.

Spark.me, një nga konferencat më të rëndësishme të biznesit / internetit në Europën Juglindore, do të mbahet në datat 29-30 Maj, 2017, në Hotel Mediteran, në qytetin bregdetar të Budvës, Mali i Zi. Konferenca është organizuar çdo vit që nga viti 2013, nga Domain.ME, një kompani private që është në ngarkim të domain-it kombëtar të internetit të Malit të Zi – .ME

Spark.me sjell histori nga zgjidhjet teknologjike më inovative , modele të reja të biznesit, strategji angazhimi të markave, iniciativa për ndryshimin e botës dhe bashkon së bashku biznesin, teknologjinë, udhëheqësit e inovacionit, marketerët, startup-et dhe geeks.

Ju mund të gjeni më shumë informacion në lidhje me konferencën në faqen zyrtare të Spark.me, në faqen në Facebook  dhe llogarinë në Twitter.

Evente

Albanian Skills 2017

Maj 26, 2017
ora 08:00 dhe 27 Maj ora 09:00

Samiti Global i PR në Beograd

Qershor 1, 2017
9 AM - 5 PM

Innovate your way out 2017!

Qershor 2, 2017
10 AM - 2 PM

SAMITI GLOBAL I GRUAS

Qershor 3, 2017
9 AM/6PM

Doing Business 2017

Shtator 28, 2017
në orën 09:00 - 29 Shtator Sep 29 në orën 20:00