Anila Bashllari

“Anila Bashllari është konsulente biznesi dhe eksperte shumë e vlerësuar në fushën e zhvillimit personal dhe profesional.

Me mbi 30 vite eksperiencë 360° me institucione shtetërore, organizata ndërkombëtare zhvillimi dhe financiare në pozicione të ndryshme drejtuese si dhe në fushën e zhvillimit personal si coach, mentor dhe trajnuese e çertifikuar, Anila ka ndikuar dhe transformuar jetën e qindra individëve, drejtuesve të lartë dhe sipërmarrësve për një performancë më të lartë, jetë më të realizuar dhe të plotësuar dhe gjetjen dhe shpalosjen e potencialeve njerëzore”.

Për të derguar një mesazh ju duhet të identifikoheni më parë.
Kliko këtu për t'u identifikuar ose për të krijuar një llogari në Business Mag

Pershendetje , jam nje djal 18 vjec dhe dua te hap nje biznes , me ndihmoni me ndonje ide se cfar lloj tregu ecen me sukses ne Shqiperi ?

Anila Bashllari

Pershendetje Elsi,

Te falenderoj per interesin tuaj dhe deshiren per te ecur perpara. Hapja e nje biznesi kerkon nje mendesi te caktuar e cila bazohet ne punen paraprake qe ben cdo sipermarres perpara se te filloje biznesin, sidomos ne kushtet kur tregu saturohet.

Do te te sugjeroja qe te besh vete nje kerkim paraprak per te kuptuar sektoret ku mund te investohet. Por mentaliteti “cili treg ecen ne Shqiperi” jo domosdoshmerisht eshte i duhuri, pra me fjale te tjera jo te besh cfare bejne gjithe te tjeret se mund ta kesh shume me te veshtire ne fillim.

Nenkuptoj qe ju keni aresimin e mesem, dhe pyetja me e rendesishme eshte: Cfare talentesh kam une? Cfare me pelqen te bej me shume? Cfare me motivon me teper? Cfare aftesish duhet te mesoj qe te ndermarr kete iniciative? Edhe sipermarrja kerkon mendesi dhe aftesi te caktuara.

Une mund t’ju sugjeroja nje sektor dhe ndoshta nuk eshte drejtimi i duhur per ju.

Keshilla me e mire qe mund te jap eshte te shpenzosh cdo dite 30-60 min duke iu pergjigjur pyetjeve te mesiperme dhe kuptuar shtysen tuaj te brendshme. Merrni pjese ne trajnime per start-ups per te cilat ka njoftime te vazhdueshme ne fb.

Atje ku banoni, shkoni ne bashki apo drejtorine e statistikave dhe merrni informacion per biznesin dhe sipermarrjen. Informohuni mbi biznesin. Beni kerkim ne google.

Uroj qe kjo pergjigje t’ju kete sherbyer sado pak.

Pershendetje znj.Anila!
Jam nje student ne nje shkolle te mesme profesionale ne Tirane per informatike(IT), dhe kete vit une jam maturant. Por jam ne dileme cfare te filloj shkollen e larte sepse e kam dhe shum pasion Ekonomikun dhe Biznesin. Ngaqe bera dhe 4 vjet informatike e kam pak si te veshtire. Se si me duket.
Doja te dija dhe mendimin tuaj.
Faleminderit!

Anila Bashllari

Pershendetje Klenti,

Ajo qe une do te te sugjeroja eshte pyetja:

Nese nuk do te kishe nevoje per para/burime financiare asnje moment te jetes tende, cfare do te kishe deshire te beje? Cila do te ishte puna jote e preferuar?

Kur te kesh mundesi dhe te jesh vetem, ulu diku ne natyre qe te jesh i qete dhe pyet veten, shume here. Jam e bindur qe do ta gjesh pergjigjen.

Ne jemi te programuar si qenie njerezore, edhe nga shkollimi dhe familja te kerkojme pergjigjet jashte vetes. Roli im si coach eshte qe t’ju sfidoj mendimin dhe zonen tuaj te komfortit.

Uroj qe te te kem ndihmuar me kete kendveshtrim ndryshe.

Per me shume, mund te rregjistrohesh tek www.anilabashllari.com ku mund te lexosh artikuj te ndryshem si dhe materiale qe jam e sigurte do te te ndihmojne.

Te uroj gjithe te mirat,

Anila