Apple planifikon të investojë 500 milionë $ për qendra të reja kërkimi në Kinë - Business Magazine Albania

Apple planifikon të investojë 500 milionë $ për qendra të reja kërkimi në Kinë


Apple është duke u përpjekur të tërheq talente lokale duke ndërtuar qendra të reja kërkimore në mbarë botën. Kompania sapo ka lajmëruar në faqen e saj kineze që do të ndërtojë dy qendra të reja R&D në Shangai dhe Suzhou.

Ky do të jetë një investim i rëndësishëm ku Apple planifikon të shpenzojë 3.5 miliardë juan, ose pak më shumë se 500 milionë $. Kompania tashmë kishte lajmëruar për qendra kërkimore të reja në Pekin dhe Shenzhen, kështu që do të ketë katër qendra në total në Kinë. Apple gjithashtu ka grupe kërkim-zhvillimi në Francë, Izrael, Mbretërinë e Bashkuar, Japoni dhe Suedi.

Apple ka thënë se disa inxhinierë të kompanisë do të punojnë në përmirësimin e zinxhirit të furnizimit. Shumica e produkteve të Apple janë prodhuar në Kinë. Dhe disa prej inxhinierëve më të mirë elektronikë në botë të cilët mund të ndihmojnë për të transportuar dhjetëra miliona pajisje në vit gjithashtu jetojnë në Kinë.

Kjo pasi mund të jetë më e lehtë për të punuar me protokollet e shtetit të Kinës me një ekip lokal në Kinë. Apple duhet të sigurohet që pajisjet e saj të punojnë në të gjitha rrjetet kineze.

Pra, duket logjike që Apple do të shkojë përtej bashkëpunimit me firmat lokale në Kinë, duke krijuar qendrat e veta kërkimore. Në këtë mënyrë, Apple ka një ”këmbë” në terren dhe merr më të mirat në të dy botët.

Si një efekt anësor, Apple tregon se është e gatshme për të investuar në ekonominë kineze. Kjo është një mënyrë shumë e mirë për të bindur qeverinë kineze që të meritosh favore.

Apple tashmë ka shumë dyqane të ndryshme në Kinë. Apple është edhe krijues i katër smartphone-ëve në Kinë pas Oppo, Huawei dhe Vivo. Kina është një treg kyç për Apple dhe qendrat e reja të kërkimit që do të ndërtohen e provojnë edhe një herë.

Burimi: techcrunch.com

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #34 - Mars 2024

Për një vit të mbarë!

Viti 2024 ka nisur me sfidat dhe mundësitë e tij. Ndërsa kompanitë do të duhet të përballen me disa ndryshime ligjore dhe njëkohësisht trendet e tregjeve: si rritje çmimesh dhe rritje e kostos së fuqisë punëtore, startupet janë para mundësive dhe një klime favorizuese. Thirrje të shumta janë hapur në fushën e biznesit, kulturës dhe ideve të gjelbërta. Ndër më të rëndësishmit, programi i qeverisë për financimin e 80 startupeve në tre faza zhvillimi të tyre

Për të kuptuar rëndësinë e bizneseve të reja, veçanërisht në teknologji, mjafton të shohim që edhe sipërmarrje të konsoliduara vendase, si një grup kompanish si Balfin, kanë një vëmendje të theksuar tek startupet. Z. Samir Mane, President i këtij grupi, prej kohësh ka treguar interes, duke i mbështetur, por edhe duke investuar në një prej startupeve që pritet të sjellë revolucion në bio-inxhinieri. Vëmendja tek risia dhe inovacioni vlerësohet të jetë një nga arsyet kryesore, përse audienca jonë e zgjodhi në kompeticionin tonë të dhjetorit si Sipërmarrësi i Vitit. Në një intervistë ekskluzive, z. Mane tregon për ne copëza domethënëse nga …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0