Përditësuar së fundmi: 18/05/2017

Apple krijon një kuti të veçantë për picat

nga Neada Muçaj
Maj 18, 2017

Harrojini iPhone-ët dhe orat inteligjente, kjo është shpikja që të gjithë e kemi pritur nga Apple.

Ne e njohim kompaninë për risitë që sjellë vazhdimisht, si iPhone, iPad dhe linjën e kompjuterave Mac.

Por ndoshta krijimi më i rëndësishëm i kompanisë ka qenë i fshehur gjatë gjithë kohës në zyrat e Apple: një kuti pice rrethore.

Detajet rreth kutisë së picës u zbuluan në një tur të Wired për kampusin e ri Apple ParkCupertino, Calif.

apple-krijon-nje-kuti-te-vecante-per-picat-businessmag

Por çfarë ka të veçantë kutia e Apple?

Kutia e picës së Apple lejon që avulli të largohet përmes kapakut të sipërm me tetë vrima.

Sipas patentës, vrimat në pjesën e sipërme të kutisë lejojnë që lagështia të largohet dhe në këtë mënyrë ushqimi nuk bëhet qull.

Kjo kuti jo vetëm që është një objekt i dashur për punonjësit e Apple, por gjithashu zotëron një patentë që nga viti 2010.

Një ndër krijuesit e përmendur në patentë është Francesco Longoni, i njohur si “mjeshtri i kafenesë së Apple Park.”

Në fund të fundit, ky është Apple dhe ne të gjithë jemi të etur për të parë më shumë prej tij.

/TheVerge

Evente

Samiti Global i PR në Beograd

Qershor 1, 2017
9 AM - 5 PM

Innovate your way out 2017!

Qershor 2, 2017
10 AM - 2 PM

SAMITI GLOBAL I GRUAS

Qershor 3, 2017
9 AM/6PM

ICT Youth Camp

Qershor 5, 2017
në orën 10:00 - 8 Qershor në orën 13:00

Doing Business 2017

Shtator 28, 2017
në orën 09:00 - 29 Shtator Sep 29 në orën 20:00