Anna Dvornikova: Ftoj të gjithë sipërmarrësit shqiptarë të bëhen pjesë e programeve tona

Anna Dvornikova: Ftoj të gjithë sipërmarrësit shqiptarë të bëhen pjesë e programeve tona


Anna Dvornikova është një sipërmarrëse e suksesshme e lindur në Moskë dhe tani zhvillon karrierën e saj në Silicon Valley, Kaliforni. Ajo është themeluese  e konferencës ndërkombëtare për sipërmarrjen e quajtur Sillicon Valley Open Doors, ku Business Magazine është partner mediatik. Ana ka studiuar në Institutin e Marrdhënieve Ndërkombëtare në Moskë dhe Universitetin e Stanford-it në Kaliforni. Përveç se është një themeluese e mjaft kompanive, ajo është një investitore engjëll dhe promotore e sipërmarrjes europiane. Në një intervistë me Business Magazine, Ana Dvornikova tregon më shumë për eksperiencat e saj në botën e biznesit dhe na jep një tablo të asaj që po ndodh dhe pritet të ndodhë në botën e sipërmarrjes.

Përshëndetje znj. Dvornikova! Falemnderit që pranuat ftesën  për këtë intervisë. Le të fillojmë me disa pyetje për t’u njohur më mire se kush jeni.Ku keni lindur? A mund të na flisni pak për udhëtimin tuaj profesional që nga anna dvornikova 2015 crclhapat e parë deri në ditët e sotme? Cili ishte vendimi juaj më i rëndësishëm për karrierën  që keni zgjedhur?

Përshëndetje Business Mag! Unë kam lindur në Moskë dhe e vogël kam ëndërruar të bëhem avokate si gjyshi im. Studimet universitare i kam kryer në Institutin e Marrdhënieve Ndërkombëtare, një nga universitetet më të mira në Rusi. Më pas shkova për një vit në Universitetin e Stanford-it nëpërmjet një programi  studimi një vjeçar. Ishte viti 1999 dhe unë nuk dija shumë për Universitetin e Stanford-it. Ishte dëshira e madhe e prindërve që unë të studioja jashtë. Aplikova dhe u pranova me një bursë një vjeçare. Unë u surprizova nga ky  pranim dhe për më pak se dy javë isha në avion rrugës për Kaliforni.Gjërat po ecnin shumë shpejt.

Në Rusi, Silicon Valley dhe Stanford nuk ishin shumë  të njohur në atë kohë.  Më dukej sikur po jetoja në tjetër planet. M’u desh pak kohë të kuptoja, se në mënyrë të papritur dhe pa dëshirën time, unë po jetoja  në një nga perlat e botës për sa i përket zhvillimit.

Asgjë nuk të “infekton” më shumë në Silicon Valley se sa “virusi” i sipërmarrjes. Unë u ndjeva sikur po lulëzoja. Në ato momente, për mua qielli ishte limiti dhe çdo ëndërr mund të bëhej realitet n.q.s punoja fort. Në fakt ja arrita. Tani unë jam bashkëthemeluese e TEC Ventures, një kompani që investon në sipërmarrjet e reja. Unë jam themeluese dhe Presidente e AmBAR- rrjeti më i madh i bizneseve  të Europës Lindore në fushën e teknologjisë  këtu në Sillicon Valley. Ky rrjet numëron më shumë se 50000 anëtarë. Gjithashtu jam themeluese e Silicon Valley Open Doors Conference (www.svod.org) një konferencë për sipërmarrësit nga e gjithë bota, që duan të marrin investime nga Silicon Valley dhe kërkojnë partnerë, mentorë, klientë apo miq biznesi.

Le të flasim pak më shumë rreth SVOD dhe mbështetjes të ekosistemit sipërmarrës.Si ju lindi idea për të filluar Sillicon Valley Open Doors? Cili është misioni i këtij eventi? Pse në Dublin?

SVOD është një nga konferencat më të mira për sipërmarrësit ndërkombëtarë. Idea lindi shumë thjeshtë. Kur  isha në fillimet e kompanisë sime, unë u përballa me shumë sfida që duhet t’i kaloja vetëm. Unë nuk kisha mentorë ose këshillues se si të veproja dhe nuk njihja shumë njerëz që të ndihmonin me investime. Mendoja se kishte një mënyrë për të ndihmuar sipërmarrësit e rinj që vijnë në Silicon Valley për të njohur ekosistemin, investitorë dhe partnerë potencialë. Qëllimi ynë është të hapim derën dhe të tregojmë mundësitë. Është në dorën e sipërmarrësve se si mund të përfitojnë nga lidhjet dhe nga këto mundësi të reja.

Është viti i 12-të i SVOD dhe event i rradhës është në datat 25-26 Maj. Në këtë konferencë marrin pjesë rreth 2000 vetë dhe raporti ndërmjet sipërmarrësve dhe investitorëve është 2 me 1. Ne kemi folës të talentuar që janë guru në këtë fushë, sipërmarrës dhe investitorë. Ne zgjedhim 35-40 kompani  për të paraqitur idenë e tyre para investitorëve, 30 kompani për t’u prezantuar dhe disa kompani të tjera për të marrë pjesë në audiencë. Në total kemi 300 investitorë dhe rreth 30-40 prej tyre shërbejnë si gjyqtarë gjatë prezantimit të ideve. Gjithashtu, diçka tjetër e rëndësishme ështe se ne nuk kemi dhoma VIP, që do të thotë që të gjithë pjesëmarrësit mund të njihen me njëri-tjetrin.

Ne kemi zgjedhur Dublinin sepse ky qytet është Silicon Valley i Europës. Në Dublin ka shumë aktivitete mbi sipërmarrjen, ka një edukim arsimor të shkëlqyer dhe shumë gjigandë teknologjikë po hapin zyra dhe po krijojnë një ekosistem sipërmarrës. Google u tregua mjat i sjellshëm duke na siguruar infrastrukturën dhe duke na ndihmuar shumë me organizimin e parë të konferencës. Nga ana jonë, Denis Dovgopoly ishte nismëtari dhe organizatori i eventit tonë të parë në Europë.

Si një investitore engjëll, mund të ndani me ne disa nga eksperiencat tuaja ?

Unë kam shumë eksperienca si investitore engjëll dhe po ndalem shkurtimisht  në disa prej tyre. Kur ti investon në hapat e para të një kompanie, nuk ke shumë informacione për të kontrolluar dhe analizuar. Investitorët engjëj duhet të kenë shumë aftësi dhe të ndjejnë se kush kompani do të jetë e suksesshme.  Sigurisht idea, aftësitë teknologjike, klientët dhe inovacioni janë pika kyçe për t’u parë, gjithsesi nuk ka gjë më të rëndësishme se sa themeluesi, personaliteti dhe aftësia e tij për zhvilluar biznesin. Kjo është ajo që shohim në fillim. Idea mund të përmirësohet, klientët mund të gjenden, vetëm nëse kompania ka skuadrën e duhur. Gjithashtu ne shikojmë nëse mund të bashkëpunojmë me themeluesit. Investimi B02A3249është një proçes i gjatë dhe i lodhshëm, do të ketë ulje – ngritje gjatë rrugës, prandaj është mirë të bashkëpunosh me njerëz  që ndajnë parime të njëjta, janë të qëndrueshëm dhe elastikë. Në fund ne shikojmë se çfarë mund të bëjmë për ta ndihmuar kompaninë që të rritet. Ditët e sotme, nuk është e vështirë të gjesh investime, por nuk është e lehtë të gjesh njerëzit e duhur që mund t’ju këshillojnë në vendime të rëndësishme që duhet të merrni gjatë rrugës si për shembull prezantimi me bashkëpunëtorë dhe ndërtimi i skuadrës.

A inkurajoni  sipërmarrësit e suksesshëm të investojnë në startup-e?

Kjo varet. N.q.s nuk e kuptoni biznesin e investimeve në kompani të reja, është mirë që në fillim të bashkëpunoni me një partner. Mësoni proçedurat, rregullat dhe fitoni eksperiencë. Investimi në kompani të reja është një art dhe secili duhet të mësojë në fillim. Është gjithmonë e rëndësishme që të mësoni nga mësues me eksperiencë.

N.q.s do flasim me numra, sa është  norma e suksesit (%) tek startup-et?

Zakonisht nga 10 startup-e, 5 dështojnë, 1-2 ia dalin, 1-2 mbijetojnë, por pa përfitim për investitorin dhe n.q.s je me fat 1 startup del i suksesshëm sa të kthen gjithë investimin mbrapsht bashkë me fitim. Këto startup-e njihen me emrin “Unicorn” ose “Njëbrirësh” dhe kanë një vlerë mbi $1 miliardë.

Çfarë mendoni për ekosistemin e sipërmarrjes në Ballkan ? Bazuar në eksperiencën tuaj a shikoni mundësi për zhvillimin e ideve të mëdha për biznes?

Një nga qëllimet e TEC- The Entreprenurs’ Club  ( Klubi i Sipërmarrësve) është që të edukojë, promovojë dhe mbështesë sipërmarrësit nga Izraeli, Rusia, Ukraina, Britania e Madhe dhe Europa.N.q.s bazohemi tek statistikat , para vitit 2006 më pak se 20% e kompanive që ishin pjesë e bursës amerikane, kishin themelues të huaj. Tani kjo shifër llogaritet në 35-40% dhe po rritet akoma më shumë. Ne besojmë se rajoni i Ballkanit mund të nxjerrë sipërmarrës të suksesshëm. Për sa i përket ndërtimit të kompanive të reja në këtë rajon, është pyetje e vështirë. Disa nga këto shtete janë mbështetës të sipërmarrjes, disa jo.

Bazuar në eksperiencën time për sa i përket zhvillimit të kompanive në shtete të tjera mund t’ju them se çdo shtet ka mundësitë dhe problematikat e tij. Për shembull, në Izrael ekosistemi sipërmarrës ka lulëzuar, por është shumë vështirë të gjesh inxhinierë, sepse në një moment të jetës ata bëhen sipërmarrrës dhe themelues kompanish. Ukraina po vuan nga gjendja aktuale, por ka potencial të madh. Rusia pati një politikë në mbështetje të sipërmarrësve në fillim të viteve 2000 dhe në fund të 2010. Kishte shumë shpresa që ky shtet të kthehej në një promotor inovacioni, por gjërat kanë shkuar në drejtim të gabuar dhe njerëzit më të zotë po largohen nga shteti Rus. Gjithsesi, kompanitë që bëhen të suksesshme qoftë në Izrael apo Rusi, lëvizin drejt Amerikës për një treg më të madh dhe për më shumë para. Ky fakt më shtyn që të promovojmë sipërmarrjen në Europë, kështu që sipërmarrësit e teknologjisë të qendrojnë në vendlindje dhe aty të ndërtojnë bizneset multi-miliardere.

A keni ndonjë program edukimi  dhe zhvillimi për sipërmarrësit që vijnë nga Shqipëria dhe Ballkani?

Ne nuk kemi ndonjë program të veçantë për këtë rajon, por kemi programe, që ftojnë të gjithë sipërmarrësit e Shqipërise dhe Ballkanit t’i ndjekin ato. Gjithsesi, ne mund të ndërtojmë një program të veçantë për grupe të caktuara interesi.

Ju ishit organizatore e vizitës së Presidentit Rus Medvedev në Silicon Valley gjatë vitit 2010.Cfarë mbani mend nga ky event? A ka akoma një marrdhënie midis Moskës dhe Silicon Valley?

Ishte një eksperiencë e mrekullueshme. Momenti më i veçantë ishte takimi me diasporën Ruse, të përbërë nga profesorë, sipërmarrës dhe investitorë. Fatkeqësisht marrdhëniet midis Silicon Valley dhe Moskës sa vijnë dhe bëhen më të pakta.

Çfarë do i këshillonit të rinjtë që duan të bëhen sipërmarrës?

Ne kemi një thënie të Gëtes në faqen tonë të internetit që i përshtatet të rinjve që duan të bëhen sipërmarrës: “Çfarë do që bëni ose ëdërroni, filloni ta realizoni. Guximi ka mençuri, fuqi dhe magji brenda tij”.

 

/Business Mag Albania

 

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #34 - Mars 2024

Për një vit të mbarë!

Viti 2024 ka nisur me sfidat dhe mundësitë e tij. Ndërsa kompanitë do të duhet të përballen me disa ndryshime ligjore dhe njëkohësisht trendet e tregjeve: si rritje çmimesh dhe rritje e kostos së fuqisë punëtore, startupet janë para mundësive dhe një klime favorizuese. Thirrje të shumta janë hapur në fushën e biznesit, kulturës dhe ideve të gjelbërta. Ndër më të rëndësishmit, programi i qeverisë për financimin e 80 startupeve në tre faza zhvillimi të tyre

Për të kuptuar rëndësinë e bizneseve të reja, veçanërisht në teknologji, mjafton të shohim që edhe sipërmarrje të konsoliduara vendase, si një grup kompanish si Balfin, kanë një vëmendje të theksuar tek startupet. Z. Samir Mane, President i këtij grupi, prej kohësh ka treguar interes, duke i mbështetur, por edhe duke investuar në një prej startupeve që pritet të sjellë revolucion në bio-inxhinieri. Vëmendja tek risia dhe inovacioni vlerësohet të jetë një nga arsyet kryesore, përse audienca jonë e zgjodhi në kompeticionin tonë të dhjetorit si Sipërmarrësi i Vitit. Në një intervistë ekskluzive, z. Mane tregon për ne copëza domethënëse nga …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0