Alibaba ka krijuar 30 milionë vende pune në Kinë dhe mendon të krijojë 1 milionë të tjera në SHBA - Business Magazine Albania

Alibaba ka krijuar 30 milionë vende pune në Kinë dhe mendon të krijojë 1 milionë të tjera në SHBA


CEO dhe përgjegjësi ekzekutiv i Alibaba, Jack Ma, në muajin Janar i bëri një premtim presidentit Trump, se do të krijonte 1 milionë vende pune në SHBA brenda 5 viteve.

Jack Ma dha informacion më të detajuar rreth premtimit të tij në Gateway ’17. “Ne vazhdimisht kemi krijuar vende të reja pune gjatë 18 viteve të fundit”, u shpreh i entuziazmuar Ma, gjatë seancës mediatike Q&A, në konferencën e zhvilluar ditën e Martë.

Ma solli në kujtesë guvernatorin paraardhës të Kalifornisë Arnold Schwarzenegger, i cili shërbeu për dy mandate nga 2003 në 2011, i cili e falenderonte Jack-un dhe Alibaba-ën për krijimin e 20.000 vendeve të punës në Kaliforni. “Tashmë ne kemi shumë eksperiencë dhe mund të bëjmë akoma më mirë.” tha Ma.

Lexoni: Jack Ma: “Përse njerëzit janë një hap përpara makinerive dhe robotëve?”

“Kjo konferencë në Detroit zhvillohet për të shpallur zyrtarisht fillimin e punës drejt qëllimit tonë për hapjen e 1 milionë vendeve të punës në SHBA.” tha ai.

Alibaba thotë që i krijon vendet e punës, duke nxitur sipërmarrjet e vogla dhe të mesme që të regjistrohen në platformat e saj. Kur këto sipërmarrje fillojnë të shesin nëpërmjet rrjetit të bizneseve të Alibaba, besohet që fillojnë të punësohen më shumë njerëz, të cilëve u ofrohen edhe rritje në pagë.

Gjigandi i teknologjisë Michael Evans pohoi se Alibaba ka mundësi të shkojë drejt qëllimit të tij final, sepse ai tashmë ka krijuar 30 milionë vende punë në Kinë, bazuar në një raport të Boston Consulting Group. “Ne mendojmë që është ambicioz, por mendojmë që është një ambicie e arritshme.”- tha ai.

Pas 18 vitesh në Kinë, Alibaba ka rreth 11 millionë biznese të vogla dhe të mesme në platformën e tij dhe ka krijuar 30 milionë vende pune, – tha Evans.

Lexoni: Këto 3 trende do të përcaktojnë të ardhmen tuaj, thotë Jack Ma

“Ato u krijuan nga biznese që aktualisht janë në rritje, të cilat zgjodhën të shisnin virtualisht online, në vend që thjesht të shisnin produktet e tyre në komunitetin që i rrethon,”shpjegoi ai. “Ne nuk besojmë që duhet të ketë ndonjë ndryshim për bizneset e vogla dhe të mesme të SHBA-së, që të bëhen pjesë e platformës sonë.”

Në të ardhmen, një pjesë e madhe e strategjisë së globalizimit të Alibaba është të lejojë ndërmarrjet e vogla dhe të mesme të SHBA të fillojnë të shesin në tregun aziatik, jashtë Kinës – theksoi Evans.

“Vizioni largpamës i Jack-ut, është të lidhë miliona të këtyre ndërmarrjeve me tregje të reja konsumatorësh,”- tha ai.

Gjatë seancës Q&A, Ma theksoi gjithashtu se Alibaba është më shumë i interesuar në shitjen e bizneseve të vogla botërore në Kinë, sesa në shitjen e produkteve të Alibaba në Amerikë. Alibaba nuk është i shqetësuar për madhësinë e markës së tij, sepse shqetësimi i tij kryesor është se si po performojnë bizneset në platformën e tij dhe a janë të kënaqur konsumatorët.

Lexoni: Çfarë mund të mësoni për suksesin nga të rinjtë dhe Jack Ma?

“Ne nuk na intereson fakti që Alibaba ka një markë të madhe,” tha Ma.

“Ne shpresojmë që bizneset e vogla, të kenë një markë të madhe nëpërmjet internetit.”

Burimi: thestreet.com

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #34 - Mars 2024

Për një vit të mbarë!

Viti 2024 ka nisur me sfidat dhe mundësitë e tij. Ndërsa kompanitë do të duhet të përballen me disa ndryshime ligjore dhe njëkohësisht trendet e tregjeve: si rritje çmimesh dhe rritje e kostos së fuqisë punëtore, startupet janë para mundësive dhe një klime favorizuese. Thirrje të shumta janë hapur në fushën e biznesit, kulturës dhe ideve të gjelbërta. Ndër më të rëndësishmit, programi i qeverisë për financimin e 80 startupeve në tre faza zhvillimi të tyre

Për të kuptuar rëndësinë e bizneseve të reja, veçanërisht në teknologji, mjafton të shohim që edhe sipërmarrje të konsoliduara vendase, si një grup kompanish si Balfin, kanë një vëmendje të theksuar tek startupet. Z. Samir Mane, President i këtij grupi, prej kohësh ka treguar interes, duke i mbështetur, por edhe duke investuar në një prej startupeve që pritet të sjellë revolucion në bio-inxhinieri. Vëmendja tek risia dhe inovacioni vlerësohet të jetë një nga arsyet kryesore, përse audienca jonë e zgjodhi në kompeticionin tonë të dhjetorit si Sipërmarrësi i Vitit. Në një intervistë ekskluzive, z. Mane tregon për ne copëza domethënëse nga …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0