"Albanian ICT Awards" prezanton çmimet dhe mënyrat e aplikimit për to - Business Magazine Albania

“Albanian ICT Awards” prezanton çmimet dhe mënyrat e aplikimit për to


Çmimet e “Albanian ICT Awards” përfaqësojnë një nivel të lartë ekspozimi mediatik, mundësuar në saj të partneriteteve strategjike të këtij evenimenti me median lokale dhe rajonale. Fituesit e “Albanian ICT Awards” do të promovohen në media të specializuara të fushës së ICT-së, në mediat online sikurse është “Business Magazine Albania”, “PCWorld Albanian” si dhe media të tjera promovuese, ekrane televizive, të cilët fuqishëm e mbështesin këtë eveniment të rëndësishëm të ICT-së shqiptare.

Afati i fundit për Aplikim është data 31 Mars 2017, Ora 23:59.

8 çmimet që do të ndahen në “Albanian ICT Awards” janë:

1. Inovacioni i vitit

Shpërblen programerët, zhvilluesit, ose ekipet të cilat kanë zhvilluar program, aplikacion, bëjnë modernizim ose bëjnë çfarëdo lloji të teknologjisë ose inovacionit në fushën e TIK-ut, qoftë desktop, web, cloud-based dhe kështu me radhë. Koncepti i “inovacionit” është i adoptueshëm për çdo aplikacion, i cili jetëson një zgjidhje që mund të llogaritet si diçka e re në tregun Shqiptar, zgjidhje, e cila ndihmon në avancimin e mirëqenies së komunitetit.

Për të aplikuar në këtë çmim plotësoni “Formularin e Aplikimit.

2. Akademiku  i vitit

Vlerëson pedagogët e ICT-së dhe të fushave derivative të saj, me arritjet e tyre, qoftë me anë të publikimeve me impakt konkret në botën e teknologjisë dhe komunikacionit, qoftë një arritje në temën e doktoraturës, një projekt në kuadrin e fushës akademike, projekt në kurrikulat mësimore etj.

Për të aplikuar në këtë çmim plotësoni “Formularin e Aplikimit“.

3. Mobiliteti i vitit

Shpërblen çdo projekt, individ ose aktivitet në fushën e TIK-ut, i cili në mënyrë të suksesshme ka arritur të zhvillojë zgjidhje TIK si në vijim, me të gjitha funksionet e termit “mobilitet”, duke përfshirë aplikacionet mobile, Wi-Fi, EDGE, 3GG/LTE, bankingu, ose ndonjë tjetër zgjidhje, e cila mbështet çdo industri ose entitet privat ose publik.

Për të aplikuar në këtë çmim plotësoni “Formularin e Aplikimit“.

4. Diploma e vitit

Shpërblen studentët, të cilët kanë studiuar në fushën e informatikës, shkencave kompjuterike, ose fushave derivative që në mënyrë të suksesshme kanë finalizuar projektin e tyre; projekt profesional i studimeve Themelore (Bachelor) ose të Magjistraturës (Master), në institucione publike ose private të arsimit të lartë.

Për të aplikuar në këtë çmim plotësoni “Formularin e Aplikimit“.

5. Ylli në ngritje i vitit

Shpërblen rininë, adoleshentët ose fëmijët më të rinj se 18 vjeç, të cilët talentin e tyre në fushën e TIK-ut dhe shkathtësitë e tyre të veçanta i kanë demonstruar përmes zhvillimit të projekteve specifike të suksesshme, qoftë ai një software, zgjidhje ose çfarëdo produkti i TIK (web, mobile, desktop, cloud, komunikim, hardware, e kështu me radhë).

Për të aplikuar në këtë çmim plotësoni “Formularin e Aplikimit“.

6. Femra në ICT

Çmimi Femra në TIK, pranon aplikime të drejtpërdrejta, megjithatë kjo kategori ka specifika të veçanta pasi të gjitha projektet e mberritura në kategori të tjera do të replikohen edhe në kategorinë Femra në TIK. Me perjashtim të kategorisë ICT Sherbimi Publik i vitit, nga të cilat nuk do të merren parasysh për transferim aplikimet e gjinisë femërore për arsye se kategoritë nuk konsiderohet si arritje individuale.

Për të aplikuar në këtë çmim plotësoni “Formularin e Aplikimit“.

7. Shërbimi Publik më i mirë i vitit

Shpërblen praktikat më të mira dhe risitë në administratën publike dhe Qeveri. Ky shpërblim përbën një njohje prestigjioze të përsosmërisë ( ose ekselencës) në shërbime publike. Qëllimi i këtij çmimi është identifikimi i projekteve të zbatuara të praktikave më të mira në zgjidhjen e problemeve specifike, të cilat mund të konsiderohen si risi. Kjo kategori mund të konsiderohet e rëndësisë së lartë, duke ditur ndikimin direkt në rritjen e vetëdijes publike dhe në marrjen e shërbimeve të avancuara publike. Ky shpërblim, për më tepër, ndahet për të çmuar individët inovativë të administratës publike dhe për të inspiruar inovacionin në të ardhmen në këtë sektor jetik.

Për të aplikuar në këtë çmim plotësoni “Formularin e Aplikimit“.

8. Siguri Kibernetike

Shpërblen profesionistët e IT-së, ekspertët e rrjetit, bazave të të dhënave dhe aplikacioneve, të cilët kanë arritur të japin kontribut në rritjen e nivelit të sigurisë së informacioneve ose bëjnë mbrojtjen nga sulmet kibernetike, përmes identifikimit të dobësive dhe zgjidhjes së tyre, por edhe zhvillimit të mekanizmave për identifikim – lajmërim – zgjidhje dhe trajtim të dobësive të sigurisë.
Kjo kategori përbëhet nga 3 nënkategori të tjera:

–   Cyber Security Professional(s) of the Year

–   Cyber Security Company of the Year

–   Cyber Security Product of the Year

Për të aplikuar në këtë çmim plotësoni “Formularin e Aplikimit“.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #34 - Mars 2024

Për një vit të mbarë!

Viti 2024 ka nisur me sfidat dhe mundësitë e tij. Ndërsa kompanitë do të duhet të përballen me disa ndryshime ligjore dhe njëkohësisht trendet e tregjeve: si rritje çmimesh dhe rritje e kostos së fuqisë punëtore, startupet janë para mundësive dhe një klime favorizuese. Thirrje të shumta janë hapur në fushën e biznesit, kulturës dhe ideve të gjelbërta. Ndër më të rëndësishmit, programi i qeverisë për financimin e 80 startupeve në tre faza zhvillimi të tyre

Për të kuptuar rëndësinë e bizneseve të reja, veçanërisht në teknologji, mjafton të shohim që edhe sipërmarrje të konsoliduara vendase, si një grup kompanish si Balfin, kanë një vëmendje të theksuar tek startupet. Z. Samir Mane, President i këtij grupi, prej kohësh ka treguar interes, duke i mbështetur, por edhe duke investuar në një prej startupeve që pritet të sjellë revolucion në bio-inxhinieri. Vëmendja tek risia dhe inovacioni vlerësohet të jetë një nga arsyet kryesore, përse audienca jonë e zgjodhi në kompeticionin tonë të dhjetorit si Sipërmarrësi i Vitit. Në një intervistë ekskluzive, z. Mane tregon për ne copëza domethënëse nga …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0