A është teknologjia një hap drejt zëvendësimit të mjekëve, avokatëve dhe profesioneve të tjera? - Business Magazine Albania

A është teknologjia një hap drejt zëvendësimit të mjekëve, avokatëve dhe profesioneve të tjera?


Të ballafaquar me pretendimin se inteligjenca artificiale dhe robotët janë të gatshëm për të zëvendësuar fuqinë më të madhe puntore të sotme, pjesën më të madhe të profesioneve të zakonshëm – mjekët, juristët, kontabilistët dhe kështu më radhë – besoj se ata do të dalin kryesisht të padëmtuar nga kjo gjë. Gjatë punës sonë konsultuese dhe në konferenca, ne rregullisht dëgjojmë praktikuesit të pranojnë se puna rutinë mund të merret përsipër nga makinat, por ata pohojnë se ekspertët njerëzorë gjithmonë do të jenë të nevojshëm për gjëra të ndërlikuara që kanë lidhje me gjykimin, kreativitetin dhe ndjeshmërinë.  

Hulumtimi dhe analizat tona sfidojnë idenë se këta profesionistë do të kursehen. Ne presim që brenda dekadave profesionistët tradicionalë do të jenë shpërbërë, duke lënë profesionistët të zëvendësohen nga lloje të rinj ekspertësh si dhe sisteme që performojnë mjaft mirë.

Ne kemi bërë rreth 100 intervista, jo me profesionistë të zakonshme, por me udhëheqës dhe ofrues të rinj në tetë fusha profesionale: shëndetësi, ligj, edukim, auditim, taksa, konsultime, gazetari, arkitekturë dhe teologji. Fokusi jonë ishtë se çfarë kemi arritur me hapin e kohës. Ne gjithashtu kërkuam në mbi 800 burime si- libra të botuara, raporte të brendshme dhe sisteme online. Ne gjetëm shumë prova se ndryshimi radikal në punën profesionale është tashmë në proces.

Ka më shumë vizita mujore në rrjetin VitaDocs, një koleksion i faqeve të shëndetit, se në të gjithë mjekët e Shteteve të Bashkuara. Çdo vit, në botën e mosmarrëveshjeve, 60 milionë mosmarrëveshje midis tregtarëve eBay zgjidhen duke përdorur “zgjidhjen e kontesteve në internet” në vend të  avokatëve dhe gjykatësve – kjo është tre here më shumë se numri i padive të paraqitur çdo vit në të gjithë sistemin e gjykatave të SHBA-së. Autoritetet tatimore të SHBA në vitin 2014 morën kthesë elektronike të taksave nga pothuajse 50 milionë njerëz, të cilët kanë mbështetur softeare-in e taksave në internet në vend të profesionistëve të taksave. Në WikiHouse, një komunitet online, projektuan një shtëpi që do të mund të “printohet” dhe ka mbledhur rreth 50.000 £. Në vitin 2011 Vatikani pajtoi aplikacionin e parë dixhital të quajtur “Rrëfimi”, i cila ndihmon njerëzit të përgatiten për rrëfim.

Ne besojmë se këto nuk janë gjë tjetër veçse një tregues më i hershëm i një ndryshimi themelor në shërbimin profesional. Brenda organizatave profesionale (firma, shkolla, spitale), ne po shohim një lëvizje për zgjidhje unike dhe të përshtatura për çdo klient ose pacient në drejtim të standardizimit të shërbimit. Gjithnjë e më shumë, mjekët janë duke përdorur listat kontrolluese, avokatët mbështeten në precedentë dhe këshilltarët punojnë me metodologjinë.

Kohët e fundit, ka pasur një ndryshim të sistematizimit, përdorimi i teknologjisë për të automatizuar dhe ndonjëherë transformuar mënyrën se si puna profesionale është bërë – nga sistemet workflow deri te zgjidhja e problemeve me bazë inteligjencën artificiale. Pasi njohuria dhe ekspertiza profesionale është sistemuar, ajo do të jetë në dispozicion në internet, shpesh si një shërbim me pagesë, nganjëherë pa kosto dhe herë pas here si një shërbim me burim të hapur. Ka tashmë shumë shembuj të shërbimit profesional në internet.

Pretendimi se profesionet janë të imunizuar ndaj zhvendosjes nga teknologjia është zakonisht i bazuar në dy supozime: së pari kompjuterët janë të paaftë për të ushtruar gjykimin ose për të qenë krijues, ose të ndjeshëm dhe se këto aftësi janë të domosdoshme në ofrimin e shërbimit profesional. Problemi i parë me këtë pozicion është empirik. Siç tregojnë kërkimet tona, kur puna profesionale është e ndarë në pjesë përbërëse, shumë nga detyrat e përfshira bëhen rutinë dhe të bazuara në procese. Ata në fakt nuk mund të gjykojnë të jenë kreativë apo të kenë ndjeshmëri.

Problemi i dytë është konceptual. Insistimi që rezultatet e këshilltarëve profesionistë mund të arrihet vetëm nëpërmjet qënieve të gjalla që janë krijuese dhe të ndjeshme zakonisht mbështetet në atë që ne e quajmë “IA ide e gabuar (AI fallacy)”, – mendimi se mënyra e vetme për t’i bërë këto makina të performojnë më mirë se njerëzit profesionistët do të jetë kopjimi i mënyrës se si këta profesionistë punojnë.

Gabim këtu është mosnjohja që profesionistët tashmë janë një kombinim i fuqisë së përpunimit, të dhënave të mëdha dhe algoritmeve të shquara. Këto sisteme nuk replikojnë arsyetimin njerëzor dhe të menduarit. Kur sistemet mundin njerëzit në ndeshje të vështira, kur ata parashikojnë vendimet e mundshme të gjykatave më saktë, ose kur rezultatet e mundshme të epidemive mund të maten mirë në fuqinë e të dhënave mjekësore të fundit se sa në shkencën mjekësore, ne jemi dëshmitarë të punës me performancë të lartë të makinave që nuk mendojnë.

Prirja jonë është që të jemi të hapur ndaj këtij përdorimi trasnformues të teknologjisë. Në shumicën e ekonomive të përparuara, ka shqetësime në lidhje me kostot spirale të kujdesit shëndetësor, mungesa e qasjes në drejtësi, pamjaftueshmëria e sistemeve aktuale arsimore dhe dështimi i auditorëve për të njohur dhe për të ndaluar skandale të ndryshme financiare. Profesionet kanë nevojë të ndryshojnë. Teknologjia mund t’i detyrojë ata të ndryshojnë.

burimi: hbr.org

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #34 - Mars 2024

Për një vit të mbarë!

Viti 2024 ka nisur me sfidat dhe mundësitë e tij. Ndërsa kompanitë do të duhet të përballen me disa ndryshime ligjore dhe njëkohësisht trendet e tregjeve: si rritje çmimesh dhe rritje e kostos së fuqisë punëtore, startupet janë para mundësive dhe një klime favorizuese. Thirrje të shumta janë hapur në fushën e biznesit, kulturës dhe ideve të gjelbërta. Ndër më të rëndësishmit, programi i qeverisë për financimin e 80 startupeve në tre faza zhvillimi të tyre

Për të kuptuar rëndësinë e bizneseve të reja, veçanërisht në teknologji, mjafton të shohim që edhe sipërmarrje të konsoliduara vendase, si një grup kompanish si Balfin, kanë një vëmendje të theksuar tek startupet. Z. Samir Mane, President i këtij grupi, prej kohësh ka treguar interes, duke i mbështetur, por edhe duke investuar në një prej startupeve që pritet të sjellë revolucion në bio-inxhinieri. Vëmendja tek risia dhe inovacioni vlerësohet të jetë një nga arsyet kryesore, përse audienca jonë e zgjodhi në kompeticionin tonë të dhjetorit si Sipërmarrësi i Vitit. Në një intervistë ekskluzive, z. Mane tregon për ne copëza domethënëse nga …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0