Përditësuar së fundmi: 18/04/2017

8 vjeçari që mësoi të ngas makinën nga videot në Youtube

nga Neada Muçaj
Pri 18, 2017

Falë botës së mrekullueshme të videove në Youtube, ju mund të mësoni çdo gjë. Madje mund të mësoni si të ngisni makinën.

Duke vënë në përdorim dijet e marra nga videot në Youtube, një djalosh 8 vjeçar arriti të çonte me sukses motrën e tij me makinë në një dyqan McDonald.

Rreth orës 8 të pasdites ditën e dielë, një djalosh 8 vjeçar dhe motra e tij e vogël në Palestinën Lindore, Ohio dolën fshehurazi nga shtëpia e tyre pasi prindërit i kishte zënë gjumi. Djali mori furgonin e punës së të atit dhe u nis për një udhëtim drejt vendit ku çdo fëmijë ndihet i lumtur: në McDonald’s.

Sipas Fox8, djaloshi udhëtoi një milje përmes 4 kryqëzimeve dhe mbi disa hekurudha në drejtim të restorantit, duke bërë shumë manovra gjatë këtij proçesi. Dëshmitarët tregojnë se djali i respektoi rregullat e qarkullimit duke ngarë brenda limiteve të shpejtësisë, edhe pse vështirë se mund t’i arrijnë këmbët deri te pedalet.

Për fat të mirë, një mik i familjes u ndodh në McDonald’s kur fëmijët mbërritën aty dhe ai lajmëroi prindërit e tij. Kur policia mbërriti, djaloshi tregoi se ai kishte mësuar t’a drejtonte makinën falë videove në YouTube.

Askush nuk u dëmtua gjatë këtij udhëtimi dhe fëmijët e shijuan deri në fund hamburgerin e tyre para se të arrinte policia.

Nëse dhe ju dëshironi të mësoni makinën në një mënyrë të thjesht, hidhini një sy videos më poshtë:

/Mashable