8 fjalë dhe shprehje që duhet të shmangni kur negocioni një pagesë - Business Magazine Albania

8 fjalë dhe shprehje që duhet të shmangni kur negocioni një pagesë


Një fjalë që kurrë nuk do iu ndihmojë në kauzën tuaj është “më fal”. Më poshtë janë 7 të tjerat.

Jeni  96% të sigurtë se po bëheni gati të caktoni një takim me shefin tuaj për t’i kërkuar rritje rroge. Ose mbase jeni në fund të intervistës për punë dhe një ofertë po afrohet. Megjithatë, në qoftë se do të ishit si unë, ju definitivisht duhet të mendoni dy herë para se të thoni diçka gabim dhe ai të bëhet momenti më i keq.  

Për të na treguar në lidhje me procesin e negociatave të pagave, ne u kthyem nga Josh Doody, autor i “Fearless Salary Negotation”. “Një negocim pagese është një bashkëpunim dhe përbërës kyç i një bashkëpunimi të suksesshëm është komunikimi i mirë,”  thotë Doody. “Është e rëndësishme që të jeni shumë i qartë me atë që doni të komunikoni në mënyrë që të shmangni dykuptimesitë, të cilat mund t’i komplikojnë gjërat dhe të ngadalësojnë procesin e negociatave.”

Më poshtë janë 8 gjërat që nuk duhet t’i thoni kurrë kur negocioni për pagesën:

  1. “Aktualisht jam duke bërë…”

Pyetja më e zakonshme që rekrutuesit do t’i bëjnë një kandidati është, “Pra ku jeni në drejtim të pagës dhe çfarë po kërkoni aktësisht?” Mos bini pre e kësaj.

Në vend që të kërkoni për “më shumë” para ose “më shumë” pushime, ky është momenti juaj për të qenë më specifik.

“Unë e quaj këtë ‘pyetja tmerruese e pagesës’ dhe kjo është e ndërlikuar për shkak se zakonisht vjen herët në procesin e intervistës dhe shumica e kandidatëve nuk mendojnë për atë si pjesë e një negociate page, edhe pse është”, thotë Doody.

“Duke iu përgjigjur kësaj pyetjeje, duke zbuluar numra mund ta bëjë shumë të vështirë negocimin në mënyrë efektive më vonë për shkak se kjo mund ta “gozhdojë” kandidatin. Pasi ata zbulojnë pagën aktuale apo pagën e dëshiruar, ofertat që mund të marrin me shumë gjasa do të jenë të lidhura me këto numra. Kjo mund të kushtojë shumë e shtrenjtë në qoftë se kompania kishte menduar t’iu ofronte një pagë shumë më të lartë.”

  1. “Paga ime e dëshiruar…”

Mos e bëni të ditur pagën tuaj të tanishme apo atë të dëshiruar! “Ky mund të jetë një gabim dhe mund të ndërlikojë situatën, sidomos kur bëhet fjalë që disa ofrojnë sigurim shëndetsor, pushime të paguara, pagesë për bonuse apo aspekte të tjera. Kandidati mund t’i përdori këto si arsye për të kërkuar një pagë më të lartë për t’u kompesuar.

Në vend të kësaj, provoni diçka si:

Nuk është etike që të ndaj me ju pagën time aktuale. Do më pëlqente të përqëndrohesha në vlerën që mund t’i shtoj kompanisë më tepër se sa paguhem në punën time aktuale. Nuk kam një numër të veçantë në mendje për një rrogë të dëshiruar dhe ju e dini më mirë se unë se çfarë të mire do të sjellë përvoja dhe njohurite e mia për kompaninë tuaj. Dua që ky veprim të jetë një hap i madh përpara për mua përsa i përket përgjegjësisë dhe kompensimit.

  1. “Më vjen keq”

Sipas Doody “negocimi është diçka e pakëndshme dhe tendenca jonë e natyrshme është qe të përpiqemi të jemi sa më të qetë në një bisedë të vështirë. Duke thënë “më vjen keq” mund të sinjalizojë rekrutuesin apo menaxherin e punësimit që ju mund të jeni të gatshëm të tërhiqeni dhe kjo mund të jetë fatale. Mos kërkoni falje për të negociuar. ”

  1. “JO”

“Ju dëshironi që të përmirësoni vazhdimisht situatën tuaj gjatë gjithë negociatave dhe ta bëni këtë duke shmangur gjuhën negative dhe duke u fokusuar në gjuhën pozitive. Në vend të “Jo, kjo nuk funksionon për mua “(dy fjalë negative), ju mund të thoni: “Do të isha më i qetë me…” (Një shprehje më pozitive).

Fjalët negative i ngadalësojnë gjërat dhe mund të vendosin mure që e bëjnë bashkëpunimin më të vështirë. Përdorimi i fjalëve pozitive mund të jetë i vështirë në fillimi, por do të përmirësoheni më praktikë.”

  1. “PO”

Kjo mund të tingëllojë si fjala e saktë për t’u  përdorur kur flisni me në rekrutues punësimi, Doody insiston se duhet të përdoret me kujdes. “Ju shpesh do të merrni një ofertë pune që duket me të vërtetë tërheqëse dhe kjo mund të jetë shumë më tepër se sa keni pritur. Instinkti juaj në këtë rast mund të jetë pranimi i ofertës për shkak se është shumë e mirë.”

Por a është kaq e mirë?

“Është e mundur që ju nënçmoni vlerën tuaj në këtë situatë. Në vend të “Po,” formuloni një ofertë për të parë se sa mund ta përmirësoni atë. Negociata duhet të përfundojë me “Po-në” e kompanisë për ju. Pasi ata të thonë “Po” për ju, ose ju i keni drejtuar gjërat që keni kërkuar, atëherë keni përfunduar së negociuari.”

  1. “Më vonë”

“Ndonjëherë është më e lehtë për të shmangur pjesët e pakëndshme të një negocimi, duke i shtyrë ato pjesë të bisedës pas punësimit. Ky mund të jetë një gabim që do t’iu kushtojë shtrenjtë, sepse ju nuk do të ketë të njëjtën liri për të negociuar dhe për të përmirësuar pozicionin tuaj kur të jeni brenda kompanisë.”

  1. “Më shumë”

Ndërsa kjo fjalë tingëllon si një kontradiktë, sepse ju po negocioni për të marrë më shumë, kjo është një fjalë që është shumë e përgjithshme për negociata të suksesshme. Në vend që të kërkoni “më shumë” pagesë ose “më shumë” pushime, kjo është koha juaj për të qenë më specifik në atë që kërkoni.

  1. “DUA”

Duke përdorur këtë fjalë mund të presë të gjitha premisat e argumentit tuaj pse meritoni të paguheni më shumë dhe meritoni një pagë kompetitive. Negocioni me fakte dhe shifra, duke e bërë arsyetimin më bindës.

“Ju mund të flisni për atë që ju dëshironi, e cila nuk rezulton të jetë e rëndësishme. Ose ju mund të flasim për atë që kompania dëshiron, e cila është gjëja më e rëndësishme”, shton Doody. “Fokusohuni në nevojat e kompanisë dhe se si të mund të ndihmoni në përmbushjen e këtyre nevojave në mënyrë që ata lehtësisht mund të shohin vlerën tuaj dhe të punojnë për t’iu kompensuar për të.”

burimi: FastCompany

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #34 - Mars 2024

Për një vit të mbarë!

Viti 2024 ka nisur me sfidat dhe mundësitë e tij. Ndërsa kompanitë do të duhet të përballen me disa ndryshime ligjore dhe njëkohësisht trendet e tregjeve: si rritje çmimesh dhe rritje e kostos së fuqisë punëtore, startupet janë para mundësive dhe një klime favorizuese. Thirrje të shumta janë hapur në fushën e biznesit, kulturës dhe ideve të gjelbërta. Ndër më të rëndësishmit, programi i qeverisë për financimin e 80 startupeve në tre faza zhvillimi të tyre

Për të kuptuar rëndësinë e bizneseve të reja, veçanërisht në teknologji, mjafton të shohim që edhe sipërmarrje të konsoliduara vendase, si një grup kompanish si Balfin, kanë një vëmendje të theksuar tek startupet. Z. Samir Mane, President i këtij grupi, prej kohësh ka treguar interes, duke i mbështetur, por edhe duke investuar në një prej startupeve që pritet të sjellë revolucion në bio-inxhinieri. Vëmendja tek risia dhe inovacioni vlerësohet të jetë një nga arsyet kryesore, përse audienca jonë e zgjodhi në kompeticionin tonë të dhjetorit si Sipërmarrësi i Vitit. Në një intervistë ekskluzive, z. Mane tregon për ne copëza domethënëse nga …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0