Përditësuar së fundmi: 20/04/2017

7 gjërat që çdo shef i mirë duhet t’i thotë punonjësve

nga Neada Muçaj
Pri 20, 2017

Çfarë i pëshpërisin shefat punonjësve të tyre për t’i motivuar të punojnë çdo ditë me dëshirë?

Po iu tregojmë disa nga shprehjet e shefit tonë, dhe jo vetëm:

1. “Kam besim te ty.”

Këto fjalë i dëshmojnë punonjësve besimin tuaj, ju besoni në punën që ata bëjnë dhe ju e dini se ata do t’a realizojnë atë më së miri. Këto fjalë të thjeshta mund të bëjnë mrekulli në çdo kompani.

2. “Jam krenar për ty.”

Duke i treguar punonjësve se ju jeni krenar për punën që ata kanë bërë është po aq e fuqishme sa t’iu tregoni atyre që se keni besim te ta, ndoshta dhe më shumë.

3. “Faleminderit”

Të tregosh mirënjohje është çelësi për të fituar besimin e punonjësit. Njerëzit e urrejnë kur eprorët e tyre kërkojnë shumë pa qenë mirënjohës, veçanërisht nëse kjo ndodh çdo ditë.

4. “Jam gjithmonë i lirë për ty.”

Ka diçka që padyshim është e kënaqshme – sidomos te shefat që janë shumë të zënë – kur ata thonë se gjithmonë kanë kohë për punonjësit e tyre. Kjo e bën ekipin të ndjehet i vlerësuar.

5. “Si mund të të ndihmojë?”

Pa marrë parasysh se sa i vogël është problemi, një pyetje e vogël tek tuk për të kujtuar ekipin tuaj se ju kujdeseni është ideale për ruajtjen e marrëdhënieve të mira.

6. “Më fal.”

Kur shefat gabojnë, gjë që ndodh herë pas here dhe është e pashmangshme, është e rëndësishme që ata t’a zotërojnë plotësisht gabimin. Nuk ka asgjë më të keqe se shefat që pretendojnë se e bëjnë gjithçka mirë.

7. “Mos u shqetëso.”

Duke ditur se ju do të kujdeseni për gabimet që ata bëjnë, ose thjesht të keni situatën në kontroll, ka shumë ndikim në formësimin e skuadrës tuaj në lidhje me kompaninë tuaj. Nga koha në kohë, sigurojini punonjësit tuaj se çdo gjë është në rregull dhe kështu kompania juaj do të lulëzoj.

/Inc.com