7 arsyet pse punonjësit më të mirë japin dorëheqjen, edhe kur ata e pëlqejnë punën që bëjnë - Business Magazine Albania

7 arsyet pse punonjësit më të mirë japin dorëheqjen, edhe kur ata e pëlqejnë punën që bëjnë


 

Të humbasësh një punonjës të shkëlqyer është diçka e tmerrshme. Ka shpenzime të gjesh dhe trajnosh një zëvendësues. Është gjithashtu pasiguria se si do t’ia dalë ky punëtorë i ri. Ka gjithashtu vështirësi me pjesën tjetër të stafit derisa të zëvendësohet vendi vakant.

Ndonjëherë mund të jetë vetëm një arsye—personi nuk përshtatej mirë me ekipin, ose u largua per arsye personale, ose i është ofruar një mundësi më mirë punësimi.Në këto raste, edhe pse është një tranzicion i vështirë, mbetet një veprim i drejtë.

Po çfarë ndodh me pjesën tjetër?

Të mbash punonjësit e tu më të mirë fillimisht duhet të kuptosh pse ata mund të largohen. Ja shtatë arsyet kryesore:

1. Stanjacioni-Ngecin në vend
Njerëzit nuk duan të ushtrojnë të njëjtin zakon, të shkojnë në të njëjtin vend dhe të bëjnë të njëjtën gjë për 20 apo 40 vite në vazhdim.Njerëzit duan të ndjejnë së janë në lëvizje dhe po zhvillohen në jetën e tyre profesionale. Ata duan t’i bëjnë gjërat me dëshirë. Nëqoftë se nuk ka shkallë karriere apo një trampolinë për të avancuar, ata e dinë që duhet të kërkojnë diku tjetër. Por gjatë kësaj kohe, ata synojnë të mërziten,të lodhen dhe sjelje te ngjashme që ndikojnë në efektivitetin dhe moralin e skuadrës.

2. Puna me kohë të zgjatur
Periudha stresi dhe lodhjeje shoqërojnë çdo punë, por asgjë nuk i ndjek me shpëjt punonjësit sesa oraret e zgjatura. Dhe zakonisht janë punonjësit më të mirë—ata më të aftët dhe më të përkushtuarit, ata më të besuarit që punojnë me orar të zgjatur. Nëqoftë se ata e gjejnë vazhdimisht veten të mbingarkuar me punë, sidomos në mungesë të promocioneve apo rritjes së pagës, ata do të ndihen të shfrytëzuar. A duhen fajësuar? Ti do të ndiheshe po njëlloj.

3. Vizionet e paqarta
Nuk ka gjë më frustruese se një vend pune i mbushur me vizione dhe ëndrra të mëdha, por pa mundësi zhvillimi të këtyre aspiratave që mund ti bëjnë ato të arritshme. Pa një lidhje, pjesa tjetër janë vetëm fjalë. Kush person i talentuar dëshiron të harxhoj energjinë e tij apo saj në mbështetje të diçkaje të papërcaktuar? Njerëzit duan të punojnë për të krijuar diçka, jo thjeshtë të xhirojnë ne vend.

4. Njerëzit që përfitojnë
Kur një organizatë vlerëson më shumë servilet sesa pjesën tjetër, punonjësit më të mirë shkojnë diku tjetër,duke lënë pas ata që janë mediokër dhe apatik për të gjetur një pozicion më të mirë. Rezultati që mbetet është një performancë e ulët, moral i ulët, dhe probleme me disiplinën. Sigurisht gjëra si përfitimet, outputet, raportet e mira me palët e interesuar dhe produktiviteti jane të rëndësishme—por suksesi së fundmi varet te njerëzit që dinë të punojnë.

5. Rrethi i njohjeve
Edhe njerëzit më vetëmohues duan të njihen dhe vlerësohen për një punë të bërë mirë. Kjo është pjesë e të qenit njeri. Kur dështon në njohjen e punonjësve të tu, nuk po dështon vetëm në motivimin e tyre por gjithashtu po humbet mënyrën më efektive për të rritur performancën në punë. Edhe në mungesë të buxhetit për rritje rrogash apo bonuse, ka shumë mënyra loë-cost për tu lidhur me punonjësit—dhe fjalët e mira nuk kushtojnë para. Njerëzit nuk përkushtohen nëqoftë se nuk vlerësohen.

6. Rrethi i besimit
Punonjësit kanë një pikë avantazhi sepse shikojnë sjelljen tuaj dhe e peshojnë atë krah angazhimeve tuaja. Nëqoftë se ata ju shikojnë duke u sjell në mënyrë joetike me shitësit, duke gënjyer bashkpunëtorët, duke mashtruar klientët, ose duke mos e mbajtur fjalën, më i miri prej tyre do të largohet. Pjesa tjetër, akoma më keq, do të rri duke ndjekur hapat tuaj.

7. Hierarkia e tepërt
Cdo vend pune ka nevojë për një strukturë dhe lidership, por një organizatë me drejtim vertikal i bën punonjësit jo të lumtur. Nëqofte se punonjësit tuaj më të mirë nuk kontribuojnë idetë e tyre ne produktin përfundimtar, nëqoftë se nuk ju lejohet të marin vendime, ata nuk do të kenë për çfarë të jenë të lumtur.

Përfundimisht, shumë njerëz largohen nga vendi i punës prej shefit, jo prej punës apo organizatës. Pyet veten çfare po bën gabim që mund ti largojë njerëzit e tu më të mirë, dhe fillo të bësh ndryshime të nevojshme për t’i mbajtur ata.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #34 - Mars 2024

Për një vit të mbarë!

Viti 2024 ka nisur me sfidat dhe mundësitë e tij. Ndërsa kompanitë do të duhet të përballen me disa ndryshime ligjore dhe njëkohësisht trendet e tregjeve: si rritje çmimesh dhe rritje e kostos së fuqisë punëtore, startupet janë para mundësive dhe një klime favorizuese. Thirrje të shumta janë hapur në fushën e biznesit, kulturës dhe ideve të gjelbërta. Ndër më të rëndësishmit, programi i qeverisë për financimin e 80 startupeve në tre faza zhvillimi të tyre

Për të kuptuar rëndësinë e bizneseve të reja, veçanërisht në teknologji, mjafton të shohim që edhe sipërmarrje të konsoliduara vendase, si një grup kompanish si Balfin, kanë një vëmendje të theksuar tek startupet. Z. Samir Mane, President i këtij grupi, prej kohësh ka treguar interes, duke i mbështetur, por edhe duke investuar në një prej startupeve që pritet të sjellë revolucion në bio-inxhinieri. Vëmendja tek risia dhe inovacioni vlerësohet të jetë një nga arsyet kryesore, përse audienca jonë e zgjodhi në kompeticionin tonë të dhjetorit si Sipërmarrësi i Vitit. Në një intervistë ekskluzive, z. Mane tregon për ne copëza domethënëse nga …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0