6 këshillat e Warren Buffet për një 2016 të begatë dhe më tepër... 

6 këshillat e Warren Buffet për një 2016 të begatë dhe më tepër… 


Kujt mund t’i drejtohemi më mirë për këshilla se sa Warren Buffett-it?

Orakulli i Ohamas ka ndërtuar pasurinë e tij personale prej 72 miliardë $, çka e ka bërë atë personin e tretë më të pasur në botë. Jo vetëm kaq, ai ka ofruar shumë këshilla të arsyeshme për ndërtimin e një pasurie që padyshim se mund të ndiqen nga kushdo, pak rëndësi ka, nëse këta të funditkanë ose jo njohuri mbi investimet.

Website i financave personale GOBanking Rates së fundmi ka përpiluar një listë me këshillat më të mira financiare që Buffett ka dhënë ndonjëherë. Ja cilat janë më të mirat prej tyre.

  1. Mos i “humbisni” kurrë paratë

“Rregulli nr.1: Mos i humbisni paratë. Rregulli nr. 2: Mos e harroni rregullin nr. 1,” ka thënë Buffet.

Sigurisht kjo është një nga ato këshillat që nuk kërkon mend, kush është ai që do donte t’i humbiste? Por kapërceni përtej asaj qëështë e dukshme dhe kjo është një këshillë shumë praktike dhe e zgjuar: Shmangeni riskun sa herë që të mundeni.

Në mënyrë të veçantë, thotë ai, për të qenë të lumtur dhe të suksesshëm, mos rrezikoni një gjë për diçka tjetër vetëm sepse e dëshironi, edhe pse keni një mijë fakte në favorin tuaj. Me këtë rregull në mendje vetë Bufffett, uështë përmbajtur shumë investimeve të rrezikshme gjatë viteve  dhe ka lënë “t’i rrëshkasin” nga duart fitime të majme, si për shembull në sektorin e teknologjisë. Me kalimin e kohës gjithsesi, strategjia risk-kundërshtuese ia ka shpërblyer në mënyrë spektakolare.

  1. Merrni vlerë të lartë me çmim të ulët

“Çmimi është ai që paguani, vlera është ajo që merrni,” ka shkruar Bufffett për aksionerët e Berkshire Hathaway. Kështuqë ju mund të humbisni paratë(dhe të dhunoni rregullin nr. 1) nëse për diçka paguani më shumë se vlera që merrni në këmbim. Kjo mund të ndodhë për shembull kur përdorni një kartë krediti dhe ngarkoni interesa përtej çmimit të paguar për blerjen. Ose kur ju blini diçka, duke filluar nga një aksion tregu deri te një pasuri e patundshme, sepse po blejnë të gjithë dhe për pasojëçmimet e tregut rriten.

6-këshillat-e-warren-buffett-businessmag

“Nuk ka rëndësi se bëhet fjalë për çorape (socks) apo aksione (stocks), më pëlqen të bëj pazar me leverdi kur kërkesa në treg ka rënë,” ka shkruar për këtë Buffett.

Kjo është përqasje e zgjuar në treg.

  1. Përvetësoni zakone të shëndetshme financiare

“Pjesa më e madhe e sjelljeve vijnë prej zakonit,” ka thënë njëherë Buffett gjatë një fjalimi për studentët e një universiteti, “dhe thonë se zinxhirët e zakonit janë të lehtë për t’u ndjerë derisa bëhen shumë të rëndë për t’u thyer.”

Ne të gjithë kemi zakone që do donim t’i thyenim  dhe disa të tjera që do donim t’i formonim te vetja. Buffett thotë se, gjëja më e rëndësishme është të kursehen paratë.

“Gabimi më i madh është të mos mësosh të kursesh ashtu siç duhet,” thotë ai. Për ta bërë këtë zakon për vete në mënyrë sa më pak të dhimbshme, konsideroni kalimin e fondeve nga llogaritë e çeqeve dhe ato rrjedhëse drejt llogarive të kursimit ose të investimit.

  1. Mbani shumë likuiditete të disponueshme

Buffett thotë se Berkshire Hathaway gjithmonë gjendet me 20 miliardë $ mënjanë, dhe zakonisht më shumë se kaq, në ekuivalentë monetarëpër t’u përdorur në raste nevojash. Edhe njëherë, kjo është një strategji shumë risk-kundërshtuese, që do të thotë të sakrifikosh fitime më të mëdhaja që mund t’i kishit fituar nëse do t’i kishit investuar ato para gjetkë. Por, sipas tij, kjo strategji e mbajti kompaninë jashtë problemeve gjatë krizës financiare të 2008-ës kur shumë të tjera u gjenden në telashe ose të tjera falimentuan.

Nuk keni 20 miliardë $ për t’i ruajtur “poshtë dyshekut?”

Artikulli u publikua në faqen 10 të nr. 8 të revistës Business Magazine Albania. Për ta shfletuar të plotë revistën klikoni këtu

Pasja e një sasi të konsiderueshme parash mënjanë në llogari si obligacione qeveritare ose çertifikata depozite me afat të shkurtërështë një ide shumë e mirë. Kjo ka veçanërisht shumë rëndësi kur je sipërmarrës dhe mund të kesh të ardhura të pasigurta.

Siç thotë vetë ai, paraja cash është për biznesin si oksigjeni për organizmin:

“Për sa kohë qëështë prezent nuk mendon kurrë për të, kur mungon nuk bën dot pa të.”

  1. Investoni te vetja

Buffett e ka thënë shpesh se duhet të investoni te vetja, dhe nëçfarëdolloj mënyre që të mundeni, që nga kujdesi për trupin tuaj, te gjetja e një pune që dashuroni, deri te edukimi.

“Çfarëdo që bëni për të përmirësuar talentet që keni dhe ta bëni veten më të vlefshme, do t’ju shpërblehet në termat e fuqisë së vërtetë,” ka thënë ai për një intervistë. Kthimet do t’ju 10-fishohen, vëren ai, dhe ndryshe nga asetet e tjera, aftësitë dhe zotësitë tuaja nuk i merr dot askush nga ju.

Pra kjo mund të thotë që ju të shkoni në shkollë, ose të merrni pozicionin e një trajneri, të startoni biznesin tuaj, ose edhe marrja e një pozicioni vullnetar nëse do t’ju mësojnë zotësi që nuk i zotëronit më parë. Çfarëdo që ju bën më të zgjuar, ju bën më të pasur.

  1. Vendosni objektiva afatgjatë

Gabimi që bëjnë rëndom pjesa më e madhe e njerëzve është se rendin të kapin valën e çmimeve në rritje ose të kthimeve më të shpejtanë periudhën afatshkurtër, thotë Buffett. Por, kjo mënyrë mendimi pothuajse gjithmonë u hap probleme atyre. Në vend të kësaj, ai këshillon, “investoni për një horizont kohor që përfshin disa dekada.”

Në vend që të përpiqeni që të bëni para shpejt, thotë ai, ju duhet të fokusoheni në rritjen e fuqisë suaj blerëse përgjatë gjithë jetës. Kjo do të më tingëllonte si një përqasje më e drejtë.

Artikulli u publikua në faqen 10 të nr. 8 të revistës Business Magazine Albania. Për ta shfletuar të plotë revistën klikoni këtu

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #34 - Mars 2024

Për një vit të mbarë!

Viti 2024 ka nisur me sfidat dhe mundësitë e tij. Ndërsa kompanitë do të duhet të përballen me disa ndryshime ligjore dhe njëkohësisht trendet e tregjeve: si rritje çmimesh dhe rritje e kostos së fuqisë punëtore, startupet janë para mundësive dhe një klime favorizuese. Thirrje të shumta janë hapur në fushën e biznesit, kulturës dhe ideve të gjelbërta. Ndër më të rëndësishmit, programi i qeverisë për financimin e 80 startupeve në tre faza zhvillimi të tyre

Për të kuptuar rëndësinë e bizneseve të reja, veçanërisht në teknologji, mjafton të shohim që edhe sipërmarrje të konsoliduara vendase, si një grup kompanish si Balfin, kanë një vëmendje të theksuar tek startupet. Z. Samir Mane, President i këtij grupi, prej kohësh ka treguar interes, duke i mbështetur, por edhe duke investuar në një prej startupeve që pritet të sjellë revolucion në bio-inxhinieri. Vëmendja tek risia dhe inovacioni vlerësohet të jetë një nga arsyet kryesore, përse audienca jonë e zgjodhi në kompeticionin tonë të dhjetorit si Sipërmarrësi i Vitit. Në një intervistë ekskluzive, z. Mane tregon për ne copëza domethënëse nga …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0