Përditësuar së fundmi: 14/04/2017

6 gjërat që Samsung Galaxy S8 i bën më mirë se iPhone

nga Neada Muçaj
Pri 14, 2017

Ekran më i mirë dhe më i madh

Samsung S8 ka një qartësi HD katërkëndëshe.

Vetëm iPhone 7 Plus ka një qartësi 1080 P.
Ai gjithashtu ka një ekran më të gjatë duke qenë se Samsung e ka hequr butonin Home nga modeli S8.

Skanimi i irisit dhe fytyrës

Samsung ka bërë një hap tjetër përsa i përket sigurisë së telefonit. Ai ka shtuar teknologjinë e skanimit të irisit dhe fytyrës. Ndërsa iPhone ka vetëm opsionin e identifikimit me anë të prekjes, të cilin e mundëson dhe Samsung.

Karikim i shpejtë

Samsung Galaxy S8 mundëson karikimin me anë të portës hyrëse USB, e cila është më e shpejtë se fishi karikues i iPhone. iPhone nuk e ka akoma këtë aftësi, por flitet se ky mund të jetë një opsion i ri në modelin që do të lançohet këtë vjeshtë.

Kujtesë e zgjeruar

Samsung S8 ka hapësirë për një kartë MicroSD. Ajo lejon një memorie shtesë deri në 256GB. Me një iPhone memoria është e kufizuar deri në 32GB, 128GB, ose 256GB.

Shfletues të shumtë

Ju nuk mund të ndryshoni shfletuesin e iPhone siç mund të bëni në një Samsung S8. Kjo do të thotë që të gjitha linket e hapura nga një aplikacion i Apple gjithmonë hapen në Safari.

Kufjet

Hapësira e kufjeve është hequr nga iPhone 7, ndërsa Samsung S8 vendosi t’a ruaj atë. Kështu që ju nuk duhet të bleni fishin shtesë për të montuar kufjet apo kufje të reja me wireless.

/BusinessInsider

Evente

Albanian Skills 2017

Maj 26, 2017
ora 08:00 dhe 27 Maj ora 09:00

Samiti Global i PR në Beograd

Qershor 1, 2017
9 AM - 5 PM

Innovate your way out 2017!

Qershor 2, 2017
10 AM - 2 PM

SAMITI GLOBAL I GRUAS

Qershor 3, 2017
9 AM/6PM

Doing Business 2017

Shtator 28, 2017
në orën 09:00 - 29 Shtator Sep 29 në orën 20:00