5 Startupet më të suksesshme të 'Shark Tank' - Business Magazine Albania

5 Startupet më të suksesshme të ‘Shark Tank’


Që nga premiera në vitin 2009, Shark Tank i ka prezantuar botës zinxhirët e restoranteve, aplikacionet për smartphone dhe Squatty Potty. Produktet që janë pjesë e Shark Tank gjenden në të gjithë vendin dhe shfaqja ka ndjekës besnikë, me miliona shikues të akorduar për çdo episod. Investitorët si Mark Cuban dhe Barbara Corcoran janë bërë emra familjarë tashmë.

Shfaqja merr persona që aspirojnë të kenë një biznes, të cilët kanë një ide ose produkt dhe u lejon atyre të bëjnë pitch përpara pesë investitorë për afërsisht pesë minuta dhe nëse ata marrin një ofertë, ideja ka potencial për t’u bërë sukses brenda natës nga njerëz të zakonshëm. Nuk është një detyrë e lehtë, pasi investitorët kanë një dozë të rëndë kritike dhe skepticizëm për çdo ide. Business Magazine do t’iu tregojë sot pesë startupet të cilat janë financuar me vlera të mëdha nga investitorët:

Buggy Beds

Të pesë investitorët kanë bërë një investim prej 250,000 $ në Buggy Bed, e cila ka prodhuar një sistem zbulimi të insekteve në krevat.

Produktet aktualisht janë në dispozicion në më shumë se 20 vende dhe kompania pati shitje me vlerë prej 1.2 milionë $ në 2016.

GrooveBook

Investitorët Mark Cuban dhe Kevin O’Leary dhanë një investim prej 150.000 $ për 80% të të drejtave të liçensimit në aplikacionin për ndërtimin e librit të fotove.

Kompania u ble nga Shutterfly për 14.5 milionë $ në 2014, kur thuhet se kishte më shumë se 1 milionë shkarkime.

Tipsy Elves

Ndoshta një nga startupet më të famshme të Shark Tank është Tipsy Elves e cila shet bluza të shëmtuara për të gjitha rastet.

Investitori Robert Herjavec i ofroi kompanisë 100.000 $ për 10% të kapitalit në Dhjetor të vitit 2013. Vitin e kaluar, të ardhurat e kompanisë u vlerësuan në 8 milionë $.

Squatty Potty

Investitorja Lori Greiner i ofroi ekipit të Squatty Potty 350.000 $ për kapitalin prej 10%. Kompania pati një rritje 1 milionë $ pas shfaqjes dhe në vitin 2016 kishte të ardhura prej 30 milionë $.

Linja origjinale e prodhimit të “vendeve të mira për tualetin” është zgjeruar edhe në aromatizues të ajrit dhe bluza të çuditshme.

Scrub Daddy

Nuk ishte vetëm startupi Squatty Potty ai që i solli Lori Greiner sukses. Ajo i ofroi 200.000 $ për 20% të aksioneve në Scrub Daddy, një kompani prodhuese e sfungjerit të kuzhinës që solli të ardhura të raportuara 50 milionë $, vitin e kaluar.

Që nga suksesi i Shark Tank, Scrub Daddy ka shtuar shumë produkte të reja, duke përfshirë Scour Daddy, Sponge Daddy dhe Eraser Daddy.

 

Burimi: time.com

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #34 - Mars 2024

Për një vit të mbarë!

Viti 2024 ka nisur me sfidat dhe mundësitë e tij. Ndërsa kompanitë do të duhet të përballen me disa ndryshime ligjore dhe njëkohësisht trendet e tregjeve: si rritje çmimesh dhe rritje e kostos së fuqisë punëtore, startupet janë para mundësive dhe një klime favorizuese. Thirrje të shumta janë hapur në fushën e biznesit, kulturës dhe ideve të gjelbërta. Ndër më të rëndësishmit, programi i qeverisë për financimin e 80 startupeve në tre faza zhvillimi të tyre

Për të kuptuar rëndësinë e bizneseve të reja, veçanërisht në teknologji, mjafton të shohim që edhe sipërmarrje të konsoliduara vendase, si një grup kompanish si Balfin, kanë një vëmendje të theksuar tek startupet. Z. Samir Mane, President i këtij grupi, prej kohësh ka treguar interes, duke i mbështetur, por edhe duke investuar në një prej startupeve që pritet të sjellë revolucion në bio-inxhinieri. Vëmendja tek risia dhe inovacioni vlerësohet të jetë një nga arsyet kryesore, përse audienca jonë e zgjodhi në kompeticionin tonë të dhjetorit si Sipërmarrësi i Vitit. Në një intervistë ekskluzive, z. Mane tregon për ne copëza domethënëse nga …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0