5 personat që duhet të keni në rrethin tuaj të suksesit

5 personat që duhet të keni në rrethin tuaj të suksesit


Si një lider vizionar në një mision, mjedisi dhe personat që ju rrethojnë janë çelësi i suksesit tuaj.

Njerëzit me të cilët shoqëroheni janë arma juaj sekrete për të rritur suksesin. Secili prej tyre luan një rol të rëndësishëm në rritjen dhe gjendjen tuaj shpirtërore.

Këta janë 5 lojtarët kryesorë që duhet të përfshini në rrethin tuaj të suksesit:

Mentori —  është personi frymëzues i cili ka kaluar me sukses në rrugën që ju keni nisur.

Ky person mund të orientojë vizionin tuaj dhe të ndriçojë rrugën për t’iu ndihmuar të zgjeroni horizontin dhe mundësitë. Një mentor mund të jetë dikush të cilin ju e admironi nga larg dhe jo domosdoshmërisht është i fushës suaj. Si të zgjidhni mentorin tuaj?

Lexoni: TOP 5 këshillat për të gjetur mentorin ideal

Trajneri — Trajnerët më të suksesshëm kanë gjithashtu trajnerë sepse ne e dimë që secili prej nesh kalon momente të vështira ku ka nevojë për ndihmë.

Trajneri juaj ka rolin e shoqëruesit gjatë udhëtimit tuaj. Një trajner mund të veprojë si një udhërrëfyes “busull”. Varësisht se ku jeni, do t’ju nevojiten lloje të ndryshme të trajnerëve në pika të ndryshme në udhëtimin tuaj sipërmarrës. Dhe ky udhëtim ka shpesh të papritura dhe sfida të shumta me të cilat duhet të përballeni.

Por sipas Edi Demaj, sipërmarrësit shqiptar në Detroit, “Nëse nuk është e VËSHTIRË DHE SFIDUESE atëhere ndoshta ti nuk po kërkon maksimumin!

Katalizatorët —  Katalizatorët janë miqtë dhe kolegët tuaj. Ata janë në të njëjtin udhëtim me ju. Ata e dinë çfarë po kaloni dhe mund t’ju ndihmojnë duke iu motivuar.

Ju mund të krijoni grupin tuaj me 5 persona. Një “mini organizatë”, apo me pas një komunitet, ku ju mund të mblidheni dhe të nxisni njëri tjetrin për të vazhduar përpara. Ndërsa të mësuarit nga gabimet tona është i rëndësishëm, nuk ka rrugë më efiçente se sa mësimi nga gabimi i të tjerëve.

Lexoni: Rëndësia e rrjetëzimit për Startup-et dhe Marketerët!

Fansat —  Ne të gjithë kemi nevojë për mbështjetje të pakushtëzuar nga njerëz të cilët besojnë te ne edhe atëherë kur ne nuk besojmë te vetja. Prandaj dhe quhen “Brohoritësit”.

Ndoshta këtu mund të përfshihet familja apo rrethi juaj shumë i ngushtë shoqëror. Dhe të kesh njerëz të tillë në krahë është një bekim pasi ata mund t’ju nxjerrin nga momentet tuaja të errësirës.

Si drejtues ju mund të keni disa ditë të vështira. Prandaj mund të zgjidhni cilindo për këtë rol. Çështja është se, është shumë e rëndësishme që të keni një fans në anën tuaj.

Lexoni: Si i kalojnë ditët e vështira njerëzit e suksesshëm?

Krahu i djathtë – të kesh një ekip efektiv, me ambicie është shumë e rëndësishme për suksesin tuaj.

Megjithatë, vetëm një person në këtë ekip është krahu juaj i djathtë. Ky person ndihmon në ekzekutimin dhe implementimin e vizionit tuaj. Ai është besnik dhe di si t’iu përfaqësojë ju dhe kompaninë tuaj në mënyrën më të mirë.

Dhe siç thotë një proverb e vjetër Afrikane: “Nëse doni të arrini shpejt, ecni vetëm. Nese doni të shkoni më larg, ecni së bashku.”

Vërtet, personat në rrethin tuaj të suksesit mund të jenë më tepër, ndaj si rezultat të përpiqemi ta rrethojme veten nga njerëz pozitiv dhe që na përcjellin dashamirësi dhe entuziazëm në rrugën tonë.

Gjithçka është energji” është një nga aksiomat kryesore të shkencës dhe qeniet njerëzore nuk janë të huaj me transformimet e energjisë. 

/ThriveGlobal

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #34 - Mars 2024

Për një vit të mbarë!

Viti 2024 ka nisur me sfidat dhe mundësitë e tij. Ndërsa kompanitë do të duhet të përballen me disa ndryshime ligjore dhe njëkohësisht trendet e tregjeve: si rritje çmimesh dhe rritje e kostos së fuqisë punëtore, startupet janë para mundësive dhe një klime favorizuese. Thirrje të shumta janë hapur në fushën e biznesit, kulturës dhe ideve të gjelbërta. Ndër më të rëndësishmit, programi i qeverisë për financimin e 80 startupeve në tre faza zhvillimi të tyre

Për të kuptuar rëndësinë e bizneseve të reja, veçanërisht në teknologji, mjafton të shohim që edhe sipërmarrje të konsoliduara vendase, si një grup kompanish si Balfin, kanë një vëmendje të theksuar tek startupet. Z. Samir Mane, President i këtij grupi, prej kohësh ka treguar interes, duke i mbështetur, por edhe duke investuar në një prej startupeve që pritet të sjellë revolucion në bio-inxhinieri. Vëmendja tek risia dhe inovacioni vlerësohet të jetë një nga arsyet kryesore, përse audienca jonë e zgjodhi në kompeticionin tonë të dhjetorit si Sipërmarrësi i Vitit. Në një intervistë ekskluzive, z. Mane tregon për ne copëza domethënëse nga …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0