5 mësime për jetën që të gjithë i mësojmë shumë vonë - Business Magazine Albania

5 mësime për jetën që të gjithë i mësojmë shumë vonë


Problemi me zgjuarsinë është se, sipas definicionit, ajo merr kohë të gjatë për t’u zhvilluar. Dhe për fat të keq, deri në momentin që ju dini disa gjëra se si të jetoni jetën tuaj, ju keni bërë tashmë disa gabime të rënda.

Shumica e këtyre hapave të gabuara mund të korrigjohen, por disa janë më të vështira të rikuperohen se të tjerët. Gjëja më e mirë është të marrësh hua diturinë e njerëzve të tjerë – pasi ju nuk mundet të mbështeteni gjithmonë në përvojën tuaj. Kjo pasi dikush tjetër me siguri është përballur me të njëjtat dilema dhe humbje.

Ku mund t’a gjeni këtë dituri? Pyetjes “Cilat janë mësimet që njerëzit i mësojnë shumë vonë në jetë?” në faqen Quora iu dhanë disa përgjigje. Disa nga përgjigjet më të shpeshta ishin:

1. Shtysa është antidot për frikën.

Kjo vjen nga blogeri dhe sipërmarrësi Nelson Wang. Para se të niste websiten e tij, raporton ai, ishte plot me frikë: “Po nëqoftëse unë shkruaj për vite me radhë dhe askush nuk shkon në faqen time? Po nëqoftëse askush nuk interesohet për motivimin?”

Por, në vend që të priste të kapërcente frikën e tij për të filluar, ai nisi punën për të kapërcyer frikën e tij.

Wang sugjeron se, për të shmangur këtë gabim, ai citon këto fjalë nga Richard Branson: “Nëse dikush ju ofron një mundësi të mahnitshme, por ju nuk jeni të sigurt që ju mund t’a bëni atë, thoni po – më pas mësoni se si t’a bëni atë më vonë!”

2. Asgjë nuk është aq e rëndësishme sa shëndeti (dhe ju nuk duhet të sakrifikoni shëndetin tuaj për të qenë të suksesshëm).

“Mendoj se shumica e dhimbjes nga puna jashtë orarit është i vetë-shkaktuar. Në kompanitë e mëdha ku ka shumë njerëz në nivelet e vogla, ju do të shihni shumë të rinj të cilët përpiqen të “ndeshen” me njëri-tjetrin në një konkurs për të parë se kush mund të punoj më shumë natën dhe gjatë fundjavës. Shumë kompani në mënyrë implicite apo edhe eksplicite e inkurajojnë këtë, ” thotë Wang,” por kjo nuk është një mënyrë efikase për të arritur qëllimet tuaja. Të punosh në gjërat e duhura është më e rëndësishme se sa thjesht të punosh shumë.”

3. Asnjë nga përvojat më të mira të jetës suaj nuk do të ndodhin duke vështruar një ekran.

“Nëqoftëse ju doni më shumë përvoja më të mira të jetës tuaj, minimizoni kohën që ju kaloni në frontin e një ekrani kompjuteri, një ekrani telefoni, apo një TV”, thotë CEO Evan Asano. Unë nuk mendoj se kjo kërkon shpjegime të tepërta.

4. Lumturia është një zakon, jo një aspiratë.

Wang thotë: “Lumturia është një gjendje e mendjes, jo një destinacion …. Momentet më të palumtura të jetës sime kanë ndodhur kur gjithmonë kam menduar se unë duhet të arrij një qëllim të caktuar për të qenë i lumtur. Kjo është nuk është mënyra se si lumturia funksionon. Ju jeni në këtë moment të pabesueshëm që ne e quajmë jetë. ”

5. Duhet të jesh i kujdesshëm në atë që bën më mirë

“Paradoksi më i madh i të mësuarit është se ekspertizat e ndryshme ju japin liri për të provuar shumë gjëra të reja. Nëse ju nuk i kushtoni vëmendje aty ku ju mund të grumbulloni aftësi, ju mund të merrni vendime të rëndësishme të karrierës edhe aksidentalisht. Ju jeni ajo që ju mësoni.”

Burimi: inc.com

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #34 - Mars 2024

Për një vit të mbarë!

Viti 2024 ka nisur me sfidat dhe mundësitë e tij. Ndërsa kompanitë do të duhet të përballen me disa ndryshime ligjore dhe njëkohësisht trendet e tregjeve: si rritje çmimesh dhe rritje e kostos së fuqisë punëtore, startupet janë para mundësive dhe një klime favorizuese. Thirrje të shumta janë hapur në fushën e biznesit, kulturës dhe ideve të gjelbërta. Ndër më të rëndësishmit, programi i qeverisë për financimin e 80 startupeve në tre faza zhvillimi të tyre

Për të kuptuar rëndësinë e bizneseve të reja, veçanërisht në teknologji, mjafton të shohim që edhe sipërmarrje të konsoliduara vendase, si një grup kompanish si Balfin, kanë një vëmendje të theksuar tek startupet. Z. Samir Mane, President i këtij grupi, prej kohësh ka treguar interes, duke i mbështetur, por edhe duke investuar në një prej startupeve që pritet të sjellë revolucion në bio-inxhinieri. Vëmendja tek risia dhe inovacioni vlerësohet të jetë një nga arsyet kryesore, përse audienca jonë e zgjodhi në kompeticionin tonë të dhjetorit si Sipërmarrësi i Vitit. Në një intervistë ekskluzive, z. Mane tregon për ne copëza domethënëse nga …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0